Kryefaqja / LSHB / VELIU uron shqiptarët: 2017 qoftë viti i jetësimit të Shqipërisë së Bashkuar

VELIU uron shqiptarët: 2017 qoftë viti i jetësimit të Shqipërisë së Bashkuar

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu, uroj sot, para ndërrimit të viteve të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, me urimin që viti që po vjen të jetë vit i realizimit të aspiratës kombëtare për jetësimin e Shqipërisë së Bashkuar.

Ja urimi i plotë:

Të nderuar vëllezër e motra,

Të nderuar ish-ushtar të tri ushtrive çlirimtare dhe familjar të dëshmorëve të kombit,

Të nderuar ushtarak të kombit shqiptar,

Të nderuar aktivistë të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar,

GËZUAR VITI I RI 2017!
Sfidat me të cilat u përballem gjatë vitit 2016 ishin të mëdha. Më 16 korrik u zyrtarizua Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar dhe u promovua libri “Platforma për Shqipëri të Bashkuar”, pastaj vazhduam me promovimet në shumë qendra të tjera të Shqipërisë, ku sfidë e veçantë ishin takimet në trojet e pushtuara të Shqipërisë. Gjithashtu, në kuadër të strukturimit të LSHB-së filluam procesin e krijimit të Degëve të LSHB-së, proces i cili do vazhdoj deri në krijimin e Degëve në çdo qytet të trojeve shqiptare, sipas aktit juridik të 28 nëntorit të vitit 1912. 
Duke pasur parasysh se jetësimi i Shqipërisë së Bashkuar qendron mbi të gjitha dhe duke u bazuar në Programin Politik të LSHB-së, gjatë vitit 2016 kemi arritur të firmosim dy marrëveshje bashkëpunimi, me subjekte që mbështesin synimin kryesor të LSHB-së për bashkim kombëtar.

Me kënaqësi ju njoftoj se gjatë tërë vitit 2016, anëtarësimet në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar kanë vazhduar me një ritëm të pandalshëm dhe ky padyshim është një sukses i madh, në forcimin e radhëve të LSHB-së, në shërbim të aspiratës së natyrshme të kombit shqiptar për çlirim dhe bashkim kombëtar. 

Situata aktuale në trojet e pushtuara të Shqipërisë, ku populli shqiptar vazhdon të përballet me vështirësi të mëdha, duke filluar nga mohimi i të drejtave kombëtare, rreziku për shkombëtarizim dhe tjetërsim, tkurrja e vazhdueshme e territorit tonë etnik, diskriminimi në punësim, rreziku nga migrimi i vazhdueshëm i rinisë, mos zhvillimi i mirëfilltë ekonomik dhe shumë sfida tjera na obligojnë dhe detyrojnë, që në frymen e bashkëpunimit, të bashkohemi si kurrë më parë dhe të përballojmë së bashku sfidën madhor për jetësimin e Shqipërisë së Bashkuar, ku çdo qytetar ta ndiejë veten të lirë dhe të barabartë, në një hapësirë ku demokracia dhe ligji të kenë peshën dhe rëndësinë që kërkon koha.

Në fund, më lejoni që në emrin tim personal si dhe në emër të Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar të ju uroj Vitin e Ri 2017!

Ju dëshiroj shëndet, suksese, gëzime dhe lumturi familjare. Uroj që viti 2017 të jetë viti i realizimit të aspiratës kombëtare për bashkimin fizik të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm – Shqipëri të Bashkuar.

Rroftë Shqipëria e lirë dhe e bashkuar! Rroftë flamuri ynë kombëtar!

Tahir Veliu,

Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

LSHB kërkon bashkimin e trojeve shqiptare

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka kërkuar bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në një shtet, …

Leave a Reply