Kryefaqja / PERSONALITETE / Zemër Luani – I madhi Mujë Krasniqi

Zemër Luani – I madhi Mujë Krasniqi

Mujë Krasniqi lindi më 6 qershor 1967 në fshatin Çabiq të Klinës. Filloren e ka kryer në Ujëmirë të Klinës.Prej vitit 1990 e këndej ka qenë gjithnjë në shënjestër të përndjekjes së milicisë serbiane. Nuk pushuan së arrestuari, së keqtrajtuari apo së përndjekuri as anëtarët tjerë të kësaj familjeje gjatë një dekade. Porse Muja dallonte që në ato vite dhe shpesh e thoshte se Kosova çlirohet vetëm me grykën e pushkës, pa ua mohuar të tjerëve kontributin atdhetar në lëmi tjera. Kishte ndodhur lufta e rrethimi në Prekaz, më 1991. Ishte plagosur në atë luftë.Mujë Krasniqi isht ndër shkëndijat e para të luftës së armatosur t UÇK-së në Kosovë, si dhe njëri ndër të parët luftëtarë të paktë të UÇK-së. Prej vitit 1993 e deri më 1996 punoi e veproi në ilegalitet të thellë, për shkak se përndiqej nga regjimi serb, ai u detyrua të kalojë në arrati. Më 1993 e kishte kryer aksionin e parë, për të vazhduar me shumë të tjera. Edh pse punoi e veproi në kusht të vështira, nuk e lëshoi Kosovën, por qëndroi duke vazhduar luftën me intnzitet më të lartë.
Muja me bashkëluftëtarë për ditë e zgjeronte UÇK-në me luftëtarë të rinj.
Makineria ushtarake-policore serbe e kishte njohur mirë fshatin Çabiq, sepse aty gjendeshin rrënjët e rezistencës së armatosur, aty ku e kishte vendin e tij të lindjes edhe komandant Mujë Krasniuqi, vëllai i tij dëshmor, Aliu. Gjithashtu, luftëtarët e lirisë së këtij fshati, i kishte stërvitur e dhënë zemër për luftë edhe strategu i madh, Bekim Berisha, i njohur me nofkën Abeja. Andaj, makineria serbe e kishte vështirë të depërtonte e ta pushtonte këtë fshat. Filluan betejat e mëdha në këto anë që në pranverë të vitit 1998. Kështu, e tillë ishte beteja e forcave të UÇK-së në Rigjevë, në Stapanicë, në zonat e fshatit Çabiq, në Qëndresë (ish Gllarevë); vijë luftarake frontale që shkonte kah Kijeva, e cila atëherë konsiderohej si pika më e rrezikshme dhe më e nxehta në Evropë. Për dy vite luftë nga ky fshat u martirizuan 24 veta: pleq, gra, foshnje, civilë duarthatë, vetëm pse gjendeshin praën UÇK-së, me të cilën ndanin dhimbjet, mundimet, gëzimet e fitoreve dhe fatin e Kosovës.

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

Dy dëshmorët e Shqipërisë etnike: Harun Aliu dhe Shaban Zenuni, të rënë në Radushë të Shkupit më 12 maj 2010

HARUN ALIU ( 20. 5. 1971 – 12.5. 2010) Pas përfundimit të luftës së Ushtrisë …