Kryefaqja / HISTORI / KRIMET SERBE / Antropologu ndërkombëtar: Gjatë luftës në Kosovë, serbët ua kanë nxjerrë organet qindra shqiptarëve

Antropologu ndërkombëtar: Gjatë luftës në Kosovë, serbët ua kanë nxjerrë organet qindra shqiptarëve

Në raportin e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, thuhet se gjatë luftës në Kosovë, në mesin e viktimave civile, të cilat janë gjetur në varrezat e masive në Serbi, janë ngritur dyshime serioze për heqjen e organeve të civilëve shqiptarë, që ishin marrë peng nga forcat serbe në Kosovë.

Ekspertiza ka vërtetuar se këta trupa nuk ishin ekzekutuar me plumba apo mbytur me mjete tjera, vdekja e tyre është krejtësisht e një natyre tjetër, ka shkruar ne raport Dr. Skinner, i cili potencon se në Batajnicë kishte 8 lokacione ku janë bërë këto zhvarrime.
Të gjitha lokacionet në këtë raport janë shënuar me shkurtesa si, BA 1, BA 2, Deri ne BA 8.
Nga zhvarrimet e këtyre lokacioneve janë 705 kufoma te plota. Serbia nuk ka qenë aq humane që ti dërgoj viktimat për pushkatim e më pas të përkujdeset për varrimin e tyre në mënyrë të rregullt.
Në mesin e këtyre viktimave që dyshohet se iu janë nxjerrë organet, kanë qenë 13 meshkuj, 14 femra dhe 9 fëmijë.

Rreth Shqipëria e Bashkuar.AL

Check Also

Ish-ushtari serb: Me eshtrat e shqiptarëve janë shtruar rrugët (Video)

Një ish-ushtar serb në periudhën e luftës së viteve 1998-99 në Kosovë, sjell për të …