Kryefaqja / OPINION / Arrestimi i Haradinajt – Mesazh i kryetarit të Vatrës për vatranët

Arrestimi i Haradinajt – Mesazh i kryetarit të Vatrës për vatranët

Të dashur vatranë/,E keni marrë vesh se ish Komandanti i luftës për liri të Kosovës dhe ish Kryeministër z.Ramush Haradinaj asht arrestue në Francë, në bazë të nji fletë-arresti të lëshuem nga qeveria e Beogradit. Ky asht nji skandal diplomtik dhe politik shqetësues në vetvete, por mund të shkojë edhe ma keq: Serbia do të kërkojë ekstradimin e tij dhe Franca mund t’ia dorëzojë. Megjithëse kjo do t’ishte kundër çdo logjike dhe çdo norme diplomatike të nji vendi të civilizuem si Franca, prandej nuk asht e besueshme të ndodhë nji akt i tillë, duhet të rrijmë të gatshëm për nji protestë masive para përfaqsive diplomatike të Francës në New York dhe në Washington. Nëse Haradjnaj nuk lirohet këto dy-tri ditë, do të ftojmë të gjithë komunitetin shqiptaroamerikan në protestë.

Le të urojmë që të mos jetë nevojë, por të jemi të gatshëm të veprojmë të gjithë së bashku, si dijmë të veprojmë na shqiptarët kur asht në pyetje rreziku ose prestigji i kombit. Arrestimi i Haradinajt në bazë të fletë-arrestit të lëshuem nga qeverija e kriminelëvet serb asht befasi e shemtueme por dhe fyemje ndaj nji kombi që nuk ka luftue kurrë kundër askujë, përveç se për mbrojtje ose për liri.

Me përshëndetje për të gjithë,

Gjon Buçaj

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

Cili ishte emri i vërtet i lumit Vardar në kohën e Ilirëve?

Lumi Vardar apo, në shqip, lumi Bardhar. Emri i vërtetë i lumit është “bardhar” , …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *