Kryefaqja / KULTURË / Artisti nga Drenica që drurin e shndërron në vepër arti (Foto)

Artisti nga Drenica që drurin e shndërron në vepër arti (Foto)

Arti është mënyra më e mirë nëpërmjet të cilit shprehet imagjinata. Ajo vizuelizohet dhe në këtë mënyrë merr forma të tjera të cilat i mrekullojnë ata që i shohin, raporton lajmi.net.
Një formë të veçantë të të bërit art, ka vendosur ta shpalos për lajmi.net, artisti Besart Gashi nga fshati Nekovc të komunës së Drenasit.
Ai pikturon dhe njëkohësisht edhe nuk pikturon. Në fakt, lloji i artit që ai bën është shumë i veçantë duke bërë që të fillojë të marrë porosi edhe nga jashtë vendit.
Besarti tregon për lajmi.net se ka një vit që merret me këtë profesion dhe është punë nga e cila jo vetëm që shpreh talentin, por edhe i sjell të ardhura nga të cilat jeton ai dhe familja e tij.
Ai tregon se kjo mënyrë e punës që bën, ka filluar të pëlqehet shumë në Kosovë.
Besarti tregon se ky lloj i artit i cili bëhet duke gdhendur pjesë të drurit dhe duke i dhënë forma të ndryshme, nuk është edhe aq i zhvilluar ne vendin tonë.
“Mund të them se mënyrë të tillë nuk ka në trojet shqiptare. Unë punoj piktura nga druri të gdhendura me daltë”, thotë Besarti për lajmi.net.
Më poshtë, me lejen e Besartit, lajmi.net ju sjell vetëm disa nga punimet e tij./Lajmi.net

 

Rreth Shqipëria e Bashkuar.AL

Check Also

Vetmia

RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI   Në majë të bjeshkës ku toka është më afër qiellit E yjet …