Kryefaqja / LAJME / Cili është qyteti shqiptar që u zbardh nga bora pas 30 vitesh

Cili është qyteti shqiptar që u zbardh nga bora pas 30 vitesh

 Ka qenë viti 1986 kur në Fier ka rënë për herë të fundit dëborë. Mbrëmjen e sotme, pas 30 vitesh ky qytet është zbardhur nga flokët e dëborës.Për herë të fundit ka rënë dëborë në vitin e largët 1987. Reshjet e dëborës kanë zgjatur vetëm disa minuta, aq sa është bërë e mundur një shtresë e hollë që zbardhi rrugët dhe çatitë e shtëpive.
Kjo nuk ka lejuar që të krijohen çrregullime në qarkullimin e automjeteve. Në një kohë kur në shumë qytete të vendit trashësia e borës ka krijuar probleme të rënda deri në furnizimin nga ajri me ushqime, për fierakët bora ishte një argëtim.
Bashkia e Fierit

Temperaturat e ulëta dhe ngricat që kanë përfshirë edhe Fierin kanë shkaktuar jo pak probleme në rrjetin e brendshëm të furnizimit me ujë të konsumatorëve, kryesisht atyre familjarë. Në këto kushte, Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Fier është angazhuar maksimalisht për eleminimin e problematikës në terren dhe stabilizimin e furnizimit me ujë të abonentëve familjarë. Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Fier në këtë situatë tepër të vecantë ka autorizuar 8 grupe pune në ndihmë të qytetarëve. Kryesisht defektet janë të rrjetit të brendshëm të lidhjeve që funizojnë me ujë konsumatorët dhe matësat e ujit. Sot në terren janë 8 grupe pune të ndarë në dy drejtime të ndryshme. Një grup në drejtim të riparimit falas te defekteve për qytetarëve dhe një grup tjetër që bën evidentimin e matësave që kanë defekte kapitale. Për matësat që kanë defekte të vogla po bëhet riparimet e duhura për t’i kthyer ato në gjendjen e mëparshme.
Duke qenë se këto temperatura nuk janë parashikuar për rajonin tonë, sipas specialistëve rekomandohet që qytetarët duhet të kujdesen për parandalimin e këtyre problematikave. Pajisjet (matësat), të cilët janë të ekspozuara në natyrë, duhet të vishen me materiale të ndryshme (polesterol, rrobë, apo materiale të tjera të ngjashme) me qëllim që të jenë të mbrojtur nga ndryshimet e kushteve atmosferike (ngricat) dhe eleminuar problematikën aktuale të defekteve të shumta dhe mungesës së furnizimit me ujë. Të 8 grupet e punës tashmë shpërndarë në mënyrë operacionale duke punuar në terren për stabilizimin sa më shpejt të situatës së krijuar në lidhjet familjare të furnizimit me ujë. Përsa i përket faturimit të ujit për këtë muaj, sipas drejtorit të Ndërmarrjes së Ujësjellësit Fier, Piro Ndreu sqarohet se për të gjithë abonentët që kanë patur probleme me matësat do të faturohet me vlerën mesatare të muajit të kaluar.

Rreth Shqipëria e Bashkuar.AL

Check Also

Edhe një shqiptar ndërron jetë në burgjet sllavo-maqedonase

Në burgun e Indrizovës, në rrethana ende të pasqaruara ndrroi jetë dje Mitat Sejdiu (46) …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *