Kryefaqja / OPINION / Definimi i vijës kufitare ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Definimi i vijës kufitare ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Sot, Ministri i Jashtëm i Malit të Zi ka bërë vizitë zyrtare në Tiranë, duke takuar homologun e tij shqiptar z. Ditmir Bushati. Ndër pikat kryesore që më bëri ta shkruaj këtë status është definimi i vijës kufitare ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë. Sipas një studimi që unë e kam lexuar para së paku 5 vitesh, që shumë pak në atë kohë kishin guxim të flisnin, ishte që Mali i Zi i kontrollon 132 km2 det territorial Shqipërisë, sepse ekspertët kishin parë që është bërë gabim. Shqipëria i ka pranuar vijën e drejtë bazë të Malit të Zi gjatë negociatave për delimitimin e detit territorial të vitit 1977. Më 8 janar 1968 Italia ka nënshkruar mërrëveshjen për ndarjen e Shelfit kontinental me Malin e Zi. Mali i Zi nuk e ka deklaruar vijën bazë në përputhje me kërkesat e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit të vitit 1982 që është miratuar në Montego Bay të Xhamajkës, neni 16 i saj, i cili kërkon paraqitjen e vijës së drejtë bazë me koordinata gjeografike. Por, vija e drejtë bazë e Malit të Zi sipas Nenit 14 të Ligjit Nr. 01-1469/2 datë 26 dhjetor 2007 “mbi deklarimin e të drejtës së detit”, shtrihet nga bashkimi i pikave në bregdet ose ishujve. Kështu që bëj apel, në mënyrë që mos të përsëritën gabimet e së kaluarës për çështjen e kufijve që i kemi të freskëta, këtë herë të merren ekspertët shqiptar me të.

Falenderoj Kapiten Artur Meçollarin dhe të tjerë për punën që kanë bërë.

Mr.pr. Anton Lulgjuraj

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

Pas 73 vitesh ringrihet flamuri shqiptar në Çamëri

Pas shumë vitesh është ringritur në Çamëri flamuri shqiptar. Në një vend ku shqiptarëve u …