Kryefaqja / KULTURË / DËGJO SHQIPËRI!

DËGJO SHQIPËRI!

Shkruan: Avdi Ibrahimi
Unë biri yt, Shqipoja, jam i bindur, 

Po e them; pa krekosje, pa teprime, 

Se, po vjen ajo ditë, që e dëshirojmë!

Që e kemi pritur, ndër mote.

Madhështorin, po e ndiej,

Po o shoh në horizonte,

Se po vjen. heroi ynë nga amshimi…

Ay, na i ka trasuar shtigjet,

Na mban gati, na mbron nga rreziqet!

Është diçka e madhe, për të gjithë ne,

Jo! S’ mund të krahasohet, assesi!

Me asgjë tjetër, me asnjë mrekulli.

Nga pësimet, mallkimet e gjer djeshme,

Ah! Vuajtëm, nga njerëz të pabesë. 

Të gjithë ne, e presim me mall,

Një ditë të bardhë, një orë të rrallë,

Heroi ynë legjendar, të stolisë, të zgjojë,

Atmëmëdheun tonë, me shkëlqimin e tij, 

Për Ribashkimin e Shqipërisë, 

Të zbret rrufeshëm, me armët krenare,

Me idetë, rreze çlirimtare!…

Si Dielli, prej gjithësisë planetare!

T’ i jep drejtimin-kushtrimin, 

Botës heroike shqiptare!

Jemi përgjakur, jemi ngritur,

-E kemi shumëpritur, të çlirohemi, 

Nga mallkimi i përçarjes… ,

I tragjedi-ndarjes. 

Pa kufijtë e përgjakur,

Shqiptaro-shqiptarë,

Të fitojmë krenarë!

Nga armiqtë dhe të liqtë,

Horrat shqipfolës, Tej, tej, të babëzitur!…

Më 29 Janar, 2017

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

Takim mbas pushkatimit.

Mos me vra te lutem, jam nje vella mbas gjashte motrave, ata qe vrate pak …