Kryefaqja / OPINION / DRITEHIJE FRANCEZE…

DRITEHIJE FRANCEZE…

Fakti që Franca qysh në shekullin XIX ka pasur një qëndrim antishqiptar dhe pro fqinjëve të tyre grabitqarë (qofshin këta të veriut, por edhe ata të jugut) tashmë dihet dhe është i njohur gjërësisht në mbarë opinjonin tonë, si në Shqipëri e po ashtu edhe në Kosovë e më gjërë. Jo më kot në psikologjinë, në mentalitetin tonë, ajo është quajtur si avokatja mbrojtëse e sërbëve, por edhe e grekëve. Kjo pasi në çdo konferencë, në çdo kongres apo takim ndërkombëtar ku është diskutuar për Ballkanin, ajo ka përkrahur fqinjët tanë, pra ka mbrojtur interesat e tyre shovene. Në shtypin, në botimet franceze, fqinjët tanë gjenin hapësira të shumta ku shpalosnin helmin, shpifjet, platformat e tyre të rrezikshme të tipit “Naçertenje” apo dhe ajo e “Megalaidesë”. Për të vërtetuar këtë do mjaftonte të përmendnim vetëm revistën “Le Spectateur de l’Orient”, e cila në gjysmën e dytë të shekullit XIX, i fshinte si me gomë shqiptarët nga faqja e dheut, duke theksuar në faqet e saj se në Ballkanin e atëhershëm jetonin vetëm 6400000 grekë, 3000000 turq, 4000000 bullgarë, si dhe 1200000 serbë e malazez. Shqiptarë hiq!

Ndërkohë, në fundin e shekullit XX dhe pikërisht në dimrin e egër të vitit 1999, kur marrërria e një sadisti siç ishte Sllobodan Millosheviçi dhe politika, makineria e tij ushtarake, (pasi kishte përgjakur pak vite më parë sivëllezërit e tij sllav slloven, kroata e boshnjak), i turret si bish shqiptarëve autokton të Kosovës. Dhe brënda pak muajsh jo vetëm që vret edhe pret barbarisht me mijra e mijra vetë, por synon të kryej një genocid të plotë duke i përzënë me dhunë e mes grykës së pushkës shqiptarët nga vatrat e tyre amtare. Qindra miliona njerëz në mbarë botën mbetën të shokuar atëhere para ekrenave të televizorëve. Para syve të tyre po përsëriteshin masakrat hitleriane. Kështu zëri i protestës humane ngrihet vetiu lart. Ndërsa ajka e rinisë së Kosovës, me Rramush Haradinajn si një ndër komandantët më të shquar të saj (sot çuditërisht i arrestuar prej drejtësisë franceze), rrëmben armët dhe rreshtohet në aradhat e UCK-së, kësaj krenarie të kombit tonë. Natyrisht perëndimi i civilizuar, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të lejonin kurrsesi, që në mbyllje të mijëvjeçarit të dytë e në pragun e mijëvjeçarit të tretë, në mes të Europës të kryhej një genocid i ri. Në këtë mënyrë vihet në lëvizje dipllomacia botërore. Dialogu duhet të qetësonte situatën, duhet të ulte armët. Rambujeja, një qytezë mesjetare në Francë merr përsipër paqen. 

Dorashka është hedhur. Sfida është e madhe. Kush vallë do triumfojë? Paqja apo lufta? Krimi apo drejtësia? Franca vetë nga do të shihte? Nga e shkuara apo nga e ardhjmja? Cilën anë do mbante vallë? Atë të viktimës apo të kriminelit? Yber Vedrini, ministri i saj i jashtëm dukej i lëkundur, i dyzuar. Me sa dukej e tërheqte politika e vjetër tradicionale. Ndërkohë që kolegët e tij si Ollbrajt, Fisher, Kuk etj kërkonin me ngulm ndërprejen e genocidit. Dokumntin e Rambujes delegacioni serb nuk e firmos. Millosheviçi është edhe dinak. Ai nxiton ti jap fund genocidit ndaj shqiptarëve. Brënda një kohe të shkurtër mbi një milion shqiptarë do të nxirren jashtë Kosovës. Kollonat e tyre drejt Shqipërisë, Maqedonisë e Malit të Zi do të marrin përmasa biblike. Paqja është e gënjeshtër. Fjalën do ta ketë lufta. Me 24 mars 1999, avionët e NATO-s sulmojnë caqet ushtarake të ish Jugosllavisë së mbetur. Aleanca veriatllantike behet kështu aleatja e UCK-së e udhëhequr prej Ramush Haradinajt në Dukagjin, veçse jo në tokë, por lart në qiell. Bombardohet Beogradi. Ndërkohë ndodh e duhura. Franca bëhet e gjallë. I kthen shpinën traditës. Vështron drejt lirisë, parimit bazë të saj. Zhak Shiraku, presidenti i Francës ngrihet vërtet në lartësinë e një burri shteti. Ai korrigjon historinë e vendit të tij. Ai i jep dinjitetin e munguar Francës në raport me shqiptarët. Tok me Klintonin e Toni Blerin Shiraku bëhet një ndër udhëheqësit, mbështetësit kryesor të luftës kundër genocidit të Millosheviçit. Ai qëndron në pararojë. Kapitullimi serb tashmë njihet. Po ashtu edhe fundi i kasapit të Ballkanit. Enigmë mbetet, nuk dihet saktë se kush, se cilët segmente politike në Europë e mbajnë ende gjallë frymën e Millosheviçit e bashkë me të edhe fletë arrestet për udhëheqësit e lartë të luftës për liri në Kosovë, siç po ndodh tash së fundit me rastin e zotit Ramush Haradinaj! Veç dihet mirë se shpurra si dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të Millosheviçit që nga Nikoliçi, Vuçiçi, Daçiçi, e tjerë mbeten ende në fuqi edhe sot e kësaj dite në Serbi. Ndërkohë që Kosova e konsilidon dita ditës pavarësinë e saj, janë pikërisht këta që i kanë sytë drejt Rusisë dhe që duan ti vënë zjarrin sërish Ballkanit.
                                                                                            ARBEN KONDI

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

1914: Ky mund të jetë komunikimi i parë mes Shqipërisë dhe Amerikës (DOKUMENT)

Publicisti Ilir Ikonomi ka publikuar disa dokumente që sipas tij tregojnë komunikimin e parë mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *