Kryefaqja / OPINION / Foto/ Napolon Zerva me ministrin hitlerian Nojbaher, nënshkruajnë masakrimin e Çamërisë

Foto/ Napolon Zerva me ministrin hitlerian Nojbaher, nënshkruajnë masakrimin e Çamërisë

Fotografi e dokumente që vërtetojnë bashkëpunimin e Napoleon Zervës me nazistët, komisionerin e posaçëm të Hitlerit për Ballkanin, Herman Nojbaher (Neubacher)

Një ndër akuzat që zyrtarët e Greqisë së sotme kanë si argument për të mos njohur Çështjen Çame, është akuza e pabazuar e tyre, sipas të cilës popullsia çame bashkëpunoi me nazistët. Në të vërtetë dokumente të shoqëruara me fotograti të kohës, vërtetojnë të kundërtën. Fotografitë që publikohen më poshtë, janë dëshmi e bashkëpunimit midis forcave fashiste të famëkeqit Napoleon Zerva me nazistët gjermanë. Janë dy fotografi që dëshmojnë bashkëpunimin e forcave të Zervës me gjermanët. Në fotografinë e parë shfaqet kleriku grek që nënshkruan me oficerin gjerman, ndërsa në fotografinë tjetër shfaqet forcat e Napoleon Zervës në një takim miqësor me “armiqtë”, Komisionerin e posaçëm të Hitlerit për Ballkanin, Herman Neubacher. Kështu e ka edhe diçiturën fotografia e marrë nga arkivat gjermane; Napoleon Zerva me “armiqtë”.


Fotografitë janë marrë nga shtypi grek i kohës dhe i pasluftës, i cili ka dhënë dhjetëra dëshmi në këtë drejtim. Nga arkivat sekrete të Vermahtit gjerman për Greqinë, zbulohet një marrëveshje bashkëpunimi midis Zervës dhe pushtuesve gjermanë që të godiste grekët e tjerë dhe çamët. Në këtë marrëveshje theksohet ndër të tjera se “ekzistonte në thellësi një miqësi me ujkun”. Në dokumentin gjerman thuhet: “Gjatë natës së 1-2 shkurtit 1944, Zerva i parashtroi Komandës së Korparmatës XXII malore, me anën e një oficeri të plotfuqishëm propozimin për bashkëpunim mbi bazat që vijojnë: armëpushim, bashkëpunim në luftën kundër ELAS-it në azhornim të vazhdueshëm mbi qëllimet e tij, mbi vetë pozitën e tij si dhe mbi forcat armike”. Propozimi i Zervës iu parashtrua dhe të Plotfuqishmit të Posaçëm të Rajhut për Europën Juglindore, ministrit Nojbaher. Përgjigja ishte: të vazhdojmë traktativat deri sa të merret vendimi përfundimtar. Më 9 shkurt 1944 u arrit aprovimi për marrëveshje lokalisht të përkufizuar… Kjo situatë vazhdoi deri në fillim të korrikut 1944. Forcat e Zervës në mars 1944 ishin rreth 10000 luftëtarë. Fotografitë dhe materialet janë publikuar nga koleksionisti Agustin Miraka.

Check Also

Greqia braktis në heshtje bisedimet me Shqipërinë, pritet vetoja greke në qershor

Nga Arben Llalla Në fund të muajt mars, Greqia braktisi në heshtje bisedimet me Shqipërinë …

Leave a Reply