Kryefaqja / LAJME / GAZETARI KROAT REAGON PËR HARADINAJN: HERO, JO KRIMINEL

GAZETARI KROAT REAGON PËR HARADINAJN: HERO, JO KRIMINEL

Gazetari kroat, Velimir Bujanec, ka reaguar pas arrestimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj të mërkurën në Francë, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.
Bujanec, i cili është moderator televiziv në Kroaci, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se kroatët e dinë mirë se cilët popuj i kanë miq – duke folur për Kosovën.
Ai ka thënë se lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk është kriminel, por hero, raporton Insajderi.
Beogradi akuzon Haradinajn për dhjetëra civilë serbë, trupat e të cilëve ishin gjetur në afërsi të liqenit të Radoniqit në Deçan.
“Ramush Haradinaj – Hero, jo kriminel!

Kroatët e dinë mirë se kush janë miqtë tanë, me të cilët ne duhet të rrijmë bashkë dhe t’i respektojmë… humbësit nervozë nga provinca e Beogradit kanë nfritur “akuza” të rreme, për shkak se shqiptarët janë kokëlartë”, ka shkruar Bujanec, i cili është redaktor i mediumit Bujica.
Haradinaj është duke u mbajtur në një qendër të paraburgimit në qytetin Colmar të Francës.
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se shteti i tij do të kërkojë ekstradimin e Haradinajt në Serbi. Siç ka njoftuar dje Ministria serbe e Drejtësisë, shteti serb nuk ka bërë ende kërkesë për ekstradim, mirëpo një gjë të tillë pritet ta bëjë gjatë fillimit të javës së ardhshme. /Insajderi.com

Rreth Shqipëria e Bashkuar.AL

Check Also

Edhe një shqiptar ndërron jetë në burgjet sllavo-maqedonase

Në burgun e Indrizovës, në rrethana ende të pasqaruara ndrroi jetë dje Mitat Sejdiu (46) …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *