Kryefaqja / LAJME / Joe DioGuardi: Nëse Ali Ahmeti bën marrëveshje me Gruevskin do kuptojmë se ai nuk bën për çështjen kombëtare

Joe DioGuardi: Nëse Ali Ahmeti bën marrëveshje me Gruevskin do kuptojmë se ai nuk bën për çështjen kombëtare

Ish-Kongresmeni Joe Dioguardi flet në emisionin 7pa5 në lidhje me situatën në Maqedoni.Si njohës i mirë i situatës, Joe DioGuardi thotë se “që kur është nënshkruar marrëveshja e Ohrit 15 vite më parë, asgjë nuk ka ndodhur, sepse ajo nuk është implementuar. Sot për herë të parë sllavët janë të përçarë, dhe është hera e parë që shqiptarët mund të bashkëpunojnë dhe të marrin atë që u takonte 15 vite më parë. Pra shqiptarët e Maqedonisë duhet të qendrojnë të bashkuar dhe ta mbajnë gjallë këtë koalicion.
Asnjë parti shqiptare nuk duhet ta shkelë këtë marrëveshje deri sa të arrijnë një pakt në rrang shtetëror që u garanton atyre të drejtat që u takojnë nga Marrëveshje e Ohrit. Me fjalë të tjera, të drejta të plota për përdorimin e gjuhës, të drejta të plota për mundësitë ekonomike rajonale etj”, nënvizon Joe DioGuardi.
Joe DioGuardi thotë se “shqiptarët në Maqedoni duhet të kërkojnë të drejtat e tyre që u takojnë. Janë të paktën 40% e popullësisë të Maqedonisë shqiptare. Nuk janë 25 % shqiptarët në Maqedoni. Disa thonë se janë 50% e popullësisë.Sllavët nuk dinë të numërojnë. Sllavët numërojnë si komunistët.”
Më tutje DioGuardi vijon: “Është gjë e mirë që shqiptarët bashkohen me ta, mbase edhe ta riemërojnë Maqedoninë. Por Maqedonia mund edhe të mos ekzistojë më si shtet nëse shqiptarët nuk do të kenë të drejtat e tyre të plota. Kështu partitë shqiptare duhet të rrinë të bashkuara. Mos e dhëntë Zoti që Ali Ahmeti të bëjë marrëveshje me Gruevskin. Nëse e bën ne do ta kuptojmë se ai nuk është për çështjen kombëtare…. Ali Ahmeti ka 15 që është në koalicion me maqedonët dhe nuk e kanë përmbushur Marrëveshjen e Ohrit”
“Nëse Marrëveshja nuk funksionon, nëse nuk ndodh kjo, do të thotë se nuk ka vend për shqiptarët në Maqedoni”, nënvizon DioGuardi

Rreth Shqipëria e Bashkuar.AL

Check Also

Mediat ruse: Pas 11 qershorit nis projekti i krijimit të Shqipërisë së Madhe

Përveçse medieve serbe, tanimë edhe ato ruse kanë filluar të merren me atë që ata …