Kryefaqja / KULTURË / Kohë e re, e lumtur do të vijë! 

Kohë e re, e lumtur do të vijë! 

Shkruan: Avdi Ibrahimi
Kohë e re, e lumtur do të vijë! 

Besoj se, do të vijë shpëtimtari ynë 

Të vendosë, përgjithnjë mbretërinë

 E paqes mbarënjerëzore, 

mbarëshqiptare, 

Të vendosë, harmoninë 

mbarëvëllazërore, 

Të vendosë, kënaqësinë shpirtërore, 

Të vendosë, drejtësinë, barazinë, 

Ai do të jetë, i dërguari i Perëndisë, 

Ai do të jetë, prijës i shqiptarisë, 

Ai do të jetë, i plotfuqishëm, 

Ai, nuk do t´u jep fund vetëm bredhjeve, 

E vuajtjeve të shqiptarisë, 

-Por, edhe vuajtjeve të mbarë njerëzimit. 

Ai, do vendosë një drejtësi, 

Harmoni dhe paqe të gjithëmbarshme. 

Besoj se, kështu do zë fill, 

Koha e re dhe e lumtur, që po vjen. 

Ai, do të jetë dritë prituri ynë, 

Ku, do na nxjerrë nga errësira, 

E, do na shpie në dritë. 

Kjo do të jetë, koha e re e lumturisë, 

Kohë e së cilës, kafshët e egra, 

Nuk do t’i shqyejnë pamëshirë…, 

Qeniet tjera, të gjalla. 

Kohë e së cilës, tiranët mizorë, 

Nuk do t’i vrasin, masakrojnë, 

Qeniet e gjalla, të botës njerëzore. 

Kohë e së cilës, fëmijët do të luajnë, 

Pa u frikësuar, me gjarpinj. 

Besoj, pa optimizëm të tepruar, 

Koha e re, -e lumtur do të vijë, 

Nga dritë ploti, shpëtimtari ynë, 

Që do na sjellë, lumturinë e gjithëmbarshme, 

Ai, i plotfuqishmi ynë, 

Do të vijë,-nga idetë fisnike, 

Me ndihmën e Zotit,-nga derë heroike, 

E ideve të Gjergj Kastriotit. 
Më 8 Janar 2017

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

Takim mbas pushkatimit.

Mos me vra te lutem, jam nje vella mbas gjashte motrave, ata qe vrate pak …