Kryefaqja / OPINION / Kosova në UNESCO – imperativ shqiptar !

Kosova në UNESCO – imperativ shqiptar !

A mund të kemi parasysh se futja e Kosovës në UNESCO , sa i përket vlerës historike është baras me shpalljen e pavarësisë së saj? A mund ta kuptojmë ,që hyrja e Kosovës në UNESCO është IMPERATIVi ynë ? A e dimë që me futjen e Kosovës në UNESCO , vuloset edhe trashëgimia e jonë historike .


 Shqiptarët ortodoks në Kishën e Graçanicës

Miq të nderuar , qeveritarë të nderuar ne duhet të jemi kryekëput në shërbim të hapit të madh historik ,të futjes së Kosovës në Unesko . Kosova në Unesco është detyrim kombëtar , shtetëror dhe qytetar .

E dimë shumë mirë para dy viteve se sa aktive ishte propaganda serbe kundër Kosovës në Unesco ; ajo që tani e ka filluar sulmin e saj medial dhe diplomatik kundër Kosovës , vetëm e vetëm që të pengojë ; sa më shumë të pengojë. Ne , nëse heshtim edhe kësaj here , ashtu si në 2015-ën nuk meritojmë asgjë . 

Nëse ne e harrojmë se zanafilla e jonë e ka kaluar 10 mijë vjetshin , nëse ne e harrojmë se kush ishim dhe i themi vetës se kemi ardhur këndej pari jo ma herët se viti 1389 , e mendoni që Unesco do të na do në mesin e saj ?

Futja në Unesco është “luftë “ votash; ai që është më i bindshëm fiton. Ne , ku jemi ? Europa e di fort mirë se kush jemi dhe sa jemi dhe sa vlejmë si popull. Europa e di shkëlqyeshëm të kaluarën tonë historike ;por edhe Serbia e di edhe këtë, që robërimi osman i 500 vjetëve të kaluara e ka gërvishtur trurin tonë dhe që ne deri diku e kemi harruar se kush ishim dhe kush jemi sot. . Ah , Serbia … po ajo e di forte mirë se sa të lehtë që jemi .! Ne nuk guxojmë ta harrojmë vetveten siç e e kishim harruar dikur.

Unesco do prova. Unesco të gjitha i di ; por ajo mundohet të aktualizoj “ se shqiptarët janë përshëndetur me të kaluarën osmane “, dhe se janë të vetëdijshëm për të kaluarën e tyre mijëra vjeçare para-osmane . Jo,më kot ne duhet t`i dokumentojmë se jemi të denjë që trashëgiminë tonë historike dimë dhe mundemi ta ruajmë , dhe se nuk na duhen tutorët për këtë punë . Dhe në rast dështimi të dytë mos të kërkojmë fajtorin dikund tjetër , sepse vet do të jemi farkëtar të fatit tonë historik që të futemi nën ombrellën botërore të qiellit dhe tokës historike së cilës i takojmë. 

Shikoni hartat arkeologjike të Kosovës , dhe e shihni se ato përkundër tkurrjeve , asimilimeve , mohimeve dhe vetëmohimeve territoriale ende mund të llogariten si trashëgimi e cila mund t`iu dorëzohet shqiptarëve dhe të vetëqeverisin me to.  

Shqipëria duhet të harrojë “problemet” e brendshme dhe të ngrit zërin fuqishëm për Kosovën në UNESKO. Kisha Autoqefale e Shqipërisë nuk guxon të heshtë. edhe ajo e ka fjalën e saj të madhe dhe me peshë . Kisha Katolike e Kosovës duhet të jetë zëdhënëse e trashëgimisë së saj .

Akademitë e dy shteteve , Institutet historike të të dy shteteve shqiptare duhen të jenë shumë aktive. Heshtja na vret !

Fahri Xharra,10.01.17

Gjakovë

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

TENDENCA E PËRQARJES, NË MES GRUPIT TË KUMANOVËS…

Nga ata që i Tradhëtuan, duke i ndar shqipëtaret, nëpër krahina. Po bëhen afërsisht dy …