Kryefaqja / HISTORI / KUVENDI I GREÇES, Kryekuvendi ku mori jetë programi politik i Pavarësisë së Shqipërisë

KUVENDI I GREÇES, Kryekuvendi ku mori jetë programi politik i Pavarësisë së Shqipërisë

Që nga 23 qershori i vitit 1911, në “themelet” e historisë së qendreses dhe perpjekjeve të shqiptareve, për autonomi, vetqeverisje dhe një Shqiperi të lirë e të pavarur, shendritë si meteor drit-plotë KUVENDI I GREÇES . Ky kuvend patriotesh, trima e të urtë solli në jetë 12 kerkesat e memorandumit autonomist me aromë të dukshme pavaresie . Memorandumi lindi “rreth sofres” së Malesisë së Madhe dhe nën ngohtesinë votres së kryengritjes më të sukseshme antiotomane të shqiptarëve.. Kerkesat e memorandumit të Greçes u shperndanë në të gjithë Shqiperinë natyrale, porsi kënga magjepse e bylbylit që kendon pa frikë, duke i bërë sfid roberisë e jehonë lirisë…

tringe smailjaKuvendi i Greçes vijim i tradites…

Kuvendi i Greçes (10 deri me 23 qershor 1911), është vijim i tradites historike të kuvendeve, memorandumeve dhe protestave të shqiptareve, të cilet ndër shekuj, në luften, perpjekjet dhe qendresen titanike për trojet e tyre, lirinë e flamurin, perkrah pushkes kishin “shokë” të pandarë edhe penden, (pra rrugen diplomatike)..Ky kuvend historik “lindi” në zjarrin e kryengritjes antiotomane të Malesisë e Shqiperisë, të filluar me 24 mars (1911), dhe me “kulm qiellore”, ngritjen e flamurit kombetare te Gjergj Kastriotit me 6 prill (në Bratilë të Deçiqit). Ndaj Kuvendin e Greçes pa frikë e “pagëzojme” KRYEKUVENDI i kuvendeve të shqiptarisë, me rendesi historike – kombetare i krahasuar me Kuvendin e Lezhes (2 marsit 1444), dhe me Lidhjen e Prizrenit (10 qershor1878)… Është me vlera të thuhet se disa nga Kuvendet, Memorandumet dhe Aleancat antiotomane, ndër shekuj kishin pasur “SOFREN” në trojet e Malesise Madhe Natyrale (apo Etnike më saktë), dhe kishin per aleat , jo vetem fqinjet tanë (shpesh hileqare), por edhe vende të Europes Perendimore të kohes si ; Venedikun dhe ish Republika të tjera Italiane, Francen, Spanjen, Austro – Hungarinë e më gjërë…Edhe Kuvendi i Greçes është vijim i kesaj rruge diplomatike që kishte një qellim final..Pavaresinë e Shqiperisë.

smail martiniKuvendaret dhe Kuvendi i Greçes..

Pjesa më e madhe e nenshkruesve të protestave apo memorandumeve (të lidhjes Prizrenit e më pas), që i kishte gjetur gjallë kryengritja antiotomane e vitit 1911, ishin në krye të kryengritjes me pushkë në dorë, por edhe disa nga pjesemarresit e Kuvendit të Greçes , ku u nenshkrua Memorandumi famëmadh me 12 kerkesat që kishin në themel autonomin me aromë pavaresie, lirie dhe flamuri… Kuvendaret e Greçes, që kanë hyrë në histori si Rilindasit e Programit të “Pavaresisë” janë : Dedë Gjon Luli, Gjeto Marku -Hot ; Dedë Nika -Ivezaj, Sokol Baci dhe Tringë Smajlja -Grud, Gala Smajli, Gjon Gjeka -Triesh ; Dodë Preçi –Kastrat ; Tomë Nika , Martin Preka –Shkrel ; Cal Dedli, Lul Rapuka, Llesh Gjergji, Prekë Gjetja – Kelmend ; Mehmet Shpendi –Shal , Prel Marjani –Shosh , Avdi Kola – Gimaj, Tup Çuni e Binak Lulashi – Toplan, Nikë Mhilli – Shllak ; Bec Delia , Bash Bajrami – Nikaj –Mertur ; Luigj Gurakuqi, Hilë Mosi, Risto Siliqi – Shkoder ; Sali Hoxh Hidri –Elbasan – perfaqesues i Ismail Qemalit ; Nikolla Lako – perfaqesues i Korçes e Gjirokastres, Nuçi Pepo , si dhe perfaqesuesit e Binomit Fe dhe Atdhe:

Pater Karl Prenushi – famulltari i Vuksanlekajve ; P.Lorenc Mitroviq – famulltari i Bajzes; At Mati Prenushi – famulltari i Kastratit ;

baca-kurti-anetar-i-lidhjes-se-prizrenit-1878P. Sebastian Hila-famulltari i Rapshes ; P.Bonaventura Gjeçaj – famulltari i Grudes ; P. Luigj Bushati – famulltari i Traboinit… Megjithse pjesmarrja ishte më e gjërë, keta 34 emra kanë mbetur të skalitur në perjetsi në formulimin dhe konsolidimin e dymbëdhjetë kerkesave të Memorandumit, i cili kishte “frymen” e të gjitha trevave shqiptare (nga veriu në jug ), ndaj në memorandumin orgjinal dallohet qartë një perzierje dialektesh.. Ky memorandum ndonse kishte kerkesa disi më të “zbutura”e diplomatike se sa ato të paraqitura në zjarrin e kryengritjes, kishin në themel një autonomi substanciale që shkonte drejtë pavaresisë së Shqiperisë… Kerkesat e kuvendit “shkurtimisht” ishin:

1.Garanci për të respektuar të drejtat, zakonet e besimet..

2.Njohjen e plotë të kombit shqiptar me ato të drejta që kanë kombet e tjera.

3. Liri të plotë për zgjedhjen e deputeteve.

4.E drejta e shqiptareve të mesojnë e perparojne në gjuhen e vet.

5. Organizimi i administrimit të Vilajeteve ku ndodhen shqiptar…

6. Të zgjedhurit e Valinjeve dhe tjereve nenpunes të lartë të shtetit të behen në mes më të mireve shqiptare..

Qemali017. Emrimi i një perfaqesuesi të Sulltanit si inspektor i pergjithshem që të mbikqyrë zbatimin e atyre që u takojnë vendasve (shqiptareve). 8.Gjuha shqipe të perdoret si gjuhë zyrtare për shqiptaret..

9. Sherbimin e detyrueshem ushtarak shqiptaret ta kryejne në vendet e veta..

10.Të ardhurat nga taksat të shfrytezohen për ndertimin e rrugeve, shkollave (shqipe) e tjer..

11. E drejta e kontrollit mbi buxhetin dhe shpenzimet lokale..

12.Sigurimi i fondeve për rindertimin e shtepiave të demtuara gjatë kryengritjes, kthimin e të drejtes për mbajtjen e armeve e tjera… Keto kerkesa të Kuvendit të Greçes njihen me emrin historik Memorandumi i Greçes, por shpesh edhe “Libri i Kuq “, (sipas ngjyres kapakeve të librit)…

Për aresye “objektive” memorandumin nuk e nenshkruajnë të gjithë pjesemarresit, ku kjo bie në sy veçanarisht për gjashtë perfaqesuesit e binomit Fe dhe Atdhe, që me sa duket nuk e firmuan për të mos i dhënë rast propogandes perçarese fetare të pushtuesit.. Memorandumi i Greçes ju dorzua legates turke në Cetinë me daten 25 qershor (1911) nga perfaqesuesit e kuvendareve ; Dedë Gjon Luli (Hot), Sokol Baci (Grudë), Dod Preçi (Kastrat), Prek Gjetja (Kelmend) dhe Luigj Gurakuqi (Shkoder).. Kerkesat e memorandumit “tashma” nuk kishin karakter lokal, por kombetar.. Dom Luigj Bumçi ( që ka qënë prezent), tregon se kur “Ministri” (ambasadori) turk në Cetin, Sadredin Beu e pyetë Ded Gjon Lulin se ; a i duan për vehte a për Shqiperinë pikat e Librit Kuq ?, prijesi legjendarë i kryengritjes i ishte pergjigjur rrufeshem : “…Ato pika që janë në librin e kuq i dona më parë për vehte e mandej për Shqipnin mbarë…

Jehona e Memorandumit në Mediet e shkruara të kohes:

Memorandumi i Greçes kishte një jehonë të madhe jo vetem kombetare por mbi të gjitha nderkombetare, e veçanarisht në mediat e shkruar të kohes, disa nga të cilat po i “kujtojme” si më poshtë:

Luigj Gurakuqi*Gazeta e parë që botoi Memorandumin (jashtë Shqiperisë) ishte ajo Austriake “Neue Freie Presse” e Vjenes, e cila shkroi 12 kerkesat që me daten 25 qershor (1911), pra vetem dy dite pas perfundimit të Kuvendit… *Gazeta e dytë që i bënë jehon Memorandumit , duke botuar edhe 12 kerkesat e shqiptareve është ajo franceze “Le Moniteur Oriental “ e dates 26 qershor 1911…

* Me daten 6 korrik (1911) Gazeta e Shkupit “Vardar”, boton të plotë Memorandumin e Greçes..

* Gazeta “ Corriere d’ Italia “ shkruan per Memorandumin e Greçes me 12 korrik (1911), duke e quajtur një program politik që shkeputë Shqiperinë nga Turqia..

*Jehona e Kuvendit te Greçes nuk kishte mbetur jashtë vemendjes të komuniteteve shqiptare në Bullgari të cilet e botojne “Librin e Kuq” në gazeten e tyre “Liri e Shqipërisë” (Sofje) me datat 7 dhe 20 korrik (1911). Gjithashtu Arbereshet e Italise në Gazeten e tyre “La Nazione Albanese” e botojnë në gjuhen Italiane Memorandumin e Greçes me daten 31 gusht (1911).. Edhe më vonë Memorandumi i Greçes u ribotua në disa organe shtypi të Arberesheve, ashtu siç u botuan më vonë pjesë të memorandumit dhe komente të ndryshme nepër Gazeta apo revista të Europes…

Memorandumi në trojet etnike shqiptare..!

Memorandumi i Kuvendi të Greçes, në trojet Shqiptare kishte pasur jo vetem një jehonë të gjërë, por edhe një perkrahje të madhe nga veriu në jug të Shqiperisë duke u “shoqëruar” me një varg memorandumesh, kerkesash e protestash të peraferta me ato të 10-23 qershorit (1911)..:

I njejti memorandum iu drejtua Portes së lartë dhe perfaqesuesve të fuqive të medha nga ana e pjesmarresve të mitingut të gjërë popullore që u organizua të URA E SHUSHICES (afer Vlores), ku në hyrje të ketij memorandumi i ishte shtuar një dekleratë soldariteti me kryengritesit në

Veri të Shqiperisë …

Gjirokastra bënë Memorandumin e saj me 21 korrik (1911) .

Tepelena del me dy Memorandume radhazi, atë të dates 18 gusht dhe atë të dates 23 gusht 1911… Me daten 9 shkurt 1912 në Hot perpilohet një memorandum tjeter që u drejtohet Fuqive të Medha të Europes dhe u kerkohet per të nderhyrë pranë qeverisë së Xhonturqeve per zbatimin e memorandumit të Greçes… Memorandumi është nenshkruar nga 50 perfaqesues të Hotit, Grudes, Kelmendit, Kastratit, Shkrelit, Shales, Shoshit e Kirit… Pastaj vijnë kerkesat e Krasniqes të prillit 1912, kerkesat e Peshkopisë të datave 01 dhe 15 maj (1912), Memorandumi i Junikut 21-25 maj 1912, kerkesat e Mitrovices të muajit maj 1912, thirrja e Malsive të Gjakoves po e muajit maj.. Thirrja e perbashket e Shkodres, Janines, , Kosoves dhe Manastirit, perseri e muajit maj (1912), ku kjo thirrje është e botuar si trakt në gjuhet Shqip, Frangjisht dhe Italisht nën emrin e “Organizates Kombetare te Shqiperise” me nenshkrimet e Nikollë Ivanajt dhe Simon Dodes… Në qershor 1912 nga Korfuzi studentët shqiptar i drejtojnë një proklomat opinionit publik për pjesmarrjen e tyre perkrah popullit shqiptare për çlirim kombetar… Ndoshta memorandumi më me vlera, që tregon se kerkesat e Kuvendit të Greçes ishin bërë programi bazë i pavaresisë së Shqiperise është ai i mbajtur me 23 korrik 1912 në Sinjë të Beratit. Në ketë memorandum ndër të tjera shkruhej :” Keshtu pra jemi të detyruar të rrimë në mal, gjersa të njihen të drejtat tona dhe të garantohen me të vertetë per sot dhe per të ardhmen…12 kerkesat janë të njejta me ato të paraqitura në memorandumin e Greçes 10/23 qershor 1911. Memorandumi është hartuar në turqisht e frangjisht. Ai ka kete titull : Memorandum mbi vendimin e marrë nga Kuvendi i Pergjithshem i Krereve te Shqiperise së Jugut në maje të malit Sinja, më 10/23 korrik 1912 . Ky memorandum është nenshkruar nga 46 veta, në mes të cileve : Pandeli Cale , Izet Zavalani, Mustafa Kapinova, Jaup Korça e tjer.. Po në Korrik 1912 Prishtina formulon dy kerkesat e saja autonomiste…Ndersa Manastiri në gusht të vitit 1912 i drejtohet me një thirjje popullit shqiptar për t’u hellur në kryengritje për lirinë dhe veteqeverimin e Shqiperisë, pasi Stambolli duket se nuk po i mbante premtimet… Perseri Vlora me 4 gusht 1912 u drejton një memorandum për autonomi Sulltanit, Kryeministrit (e autoriteteve të tjera shtetrore e fetare të Stambollit). Durresi me daten 12 nentor (1912) i drejtohet me një memorandum perandorit të Austro-Hungarise , me kerkesen për të perkrahur autonomine ose pavaresinë e Shqiperisë… Memorandumi është nenshktuar nga Dom Nikoll Kaçorri , Murat Toptani , Sali Gjuka, Abdi Toptani e tjer, që pas 16 diteve (me 28 nentor në Vlore) do të nenshkruanin aktin madhore të pavaresise së Shqiperisë…Pra siç shihet Memorandumi i Greçes gjeti perkrahje në të gjitha trojet etnike shqiptare, duke u bërë programi bazë i pavaresise së Shqiperisë. Rendesinë e ketij memorandumi e kishte kuptuar me kohë perandoria pushtuese otomane që drejtohej nga xhonturqit, të cilet kishin derguar që me 15 qershor (1911) në Prishtinë sulltanin “kufomë” Mehmet Reshiti –V-të , që së-bashku me funksionarë të larte të qeverisë osmane, do të shpallnin “FALJEN”, per të gjithë shqiptaret e Kosoves që kishin marrë pjesë në kryengritjen antiotomane të vitit 1910, por me kusht që të denohej programi autonomist i Greçes… Gjithë këto zhvillime të rendesishme që vunë themelet e pavaresise së Shqiperisë kanë një vleresim të pakrahasueshem, nese kemi parasysh se Kryengritja antitotomane dhe Kuvendi i Greçes, zhvilloheshin në një kohe kritike kur gjenerali Shefqet Tergut Pasha shpallte qellimin e tij të shfarosjes së malsoreve në kufirin turko –malazez (pra në Malesi të Madhe natyrale N.B.), dhe në vend të malsoreve thoshte se do të sillte emigrant boshnjake… Për suksesin historikë të Kryengritjes dhe Memorandumit të Greçes Alabanologu, Studiuesi dhe Diplomati i atyre koheve, Franc Baron Nopça, me 6 korrik 1912 në Gazeten austriake “ZEIT” shkruante : “…Kryengritja e Malesoreve, ajo e një viti më parë (1911, N.B.) perfundoi në dukje me një fitore ushtarake (të Stambollit), por me një shpartallim diplomatik të Xhonturqeve. Xhonturqeve iu desht t’i pranonin të gjitha postulatet e kryengritesve, pra 12 kerkesat e Memorandumit te Greçes…

Një Krahasim i “Guximshem”..

Duke dashur ti gjejë “shok apo shoqe” në Europë e Botë Memorandumit të Greçes, unë mora “guximin” t’a krahasoj me dekleraten e pavaresise së Shteteve të Bashkuara të Amerikes të 4 korrikut 1776, që per mua, ndonse me një diferenc kohe prej 135 vitesh dhe largesi kontinentesh, ato ngjasojne si dy pika ujë te deteve e oqeaneve… Edhe Amerika në ato kohë ishte koloni e Britanisë së Madhe dhe e ndarë në shtete të vogla, si dhe Shqiperia e pushtuar prej shekujsh nga prendoria Otomane dhe e ndarë në vilajete. Në Filadelfia (SHBA) ra këmbana e madhe që lajmroi shpalljen e pavaresisë nga Anglia…. Kjo kembanë ushtoi fuqishem me 4 korrik 1776, kur 13 burrat e shtetit (perfaqesuesit e 13 kolonive) nënshkruan dekleraten e pavaresisë nga Britania. (Deklerata ishte shkruar nga Tomas Xheferson)… Kur u nenshkrua kjo deklerate amerikanet ende ndodheshin të pushtuar nga Britaniket, dhe për të bërë realitet pavaresinë u deshtë një luftë e madhe… Po kështu edhe në Shqiperinë Etnike nuk kishte pushuar kurr së reni “këmbana” e lirisë, veçanarisht në trojet simbol të shqiptarisë, Malesi e Madhe, ku ishte ruajtuar me heroizem për shekuj amaneti i Gjergj Kastriotit, fama e të cilit kishte arritur me kohë edhe në Ameriken e larget.. Deklerata e pavaresisë së Amerikes shtegtoi per vite nga njeri shtet në tjetrin, ashtu siç “shtegtoi” memorandumi i Greçes në trojet shqiptare nga veriu në jug.. Nga historia mesojmë se 4 korriku i vitit 1776 (Deklerata e pavaresisë së SHBA-së) u desht të “udhëtojnë” 94 vite deri sa me 1870, kongresi Amerikan ta njohi e shpalli zyrtarisht, si ditë feste të SHBA-së…Ndersa Kuvendit të Greçes edhe sot pas 104 viteve, në Shqiperi akoma nuk i është bërë vlersimi zyrtare (kombëtar), edhe pse ka filluar të pranohet se në Memorandumin e 10/23 qershorit 1911, i ka rrenjët programi politik i pavaresisë së Shqiperisë, i shpallur me 28 nentor 1912 nga Vlora, me thuajse të njejtit protagonist kryesore ; Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin e tjer…

Ne vend të Mbylljes ..!

Çdo Malësor apo shqiptar që viziton per herë të parë vendin ku kuvendaret tanë formuluan dhe aprovuan 12 kerkesat e memorandumit të Greçes, ndjen emocione dhe të ngjallin mjaftë ndjesi.. Në keto “kushte” unë memndova të “sjell” këtu “ndjesitë” e mia nga vizita e parë në Pllajen e Greçes (qershor 2006), në këtë deshmitare të heshtur , por të pashuar të historisë, ku ;

“Shkembinjet, më ngjanin si stola e sofra të kuvendarve,

Lendina plotë gjelbrim më dukej në postin e qylymin e tradites, Ahët, “lisat” dhe druret e tjer pyjore i enderrova si trarët e tavanit qiellor..

Kronin aty afer, e adhurova si burimin e pashterrshëm ku shuhej etja e kuvendareve, që historia na e ka sjellë me homonimin “Kroni i Krenve”.

Ndërsa me lulet shumngjyrese të lendines u mundova të “ndertoj” kunoren e lavdisë, të ketij evenimenti historik e diplomatik, që amanet e kemi në perjetsi ; se shqiptareve u ka hije jo vetem pushka top, por edhe mendja top, por me ndjesi e kahje gjithmon nga perendimi…”.

Ndaj edhe sot pas rreth 104 viteve brohorasim me krenari :

Lavdi të perjetshme kuvendit dhe kuvendarëve të Greçes …
Referencat:
1. Edwin Jacques “ SHQIPTARET”, histori e popullit Shqiptare nga lashtesia deri ne ditet e sotme. Fq. 272. + Ferdinand Schevill “BALLKANI”, Historia dhe qytetrimi fq.203-204.

2.Dokumente te shek.XVI-XVII, per Historin e Shqiperise, Perg. nga Injac Zamputi, fq.289-297.

3.Dokumente te Shekujve …..Vell. IV (1675-1699), fq.130-131.

4*.Stavri N. Naci , Pashalleku i Shkodres nen sundimin e Bushatllinjeve 1757-1796, fq.174-176.

5 .Kristo Frasheri, Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881), fq.199, Ref. F.Sumes Rap.49, Shkoder 1 korrik 1878. + At Gjergj Fishta, Lahuta e Malesise fq.101-102.

6 .Akte te Rilindjes Kombetare Shqiptare 1878-1912, Akademia e Shkencave te… Shqiperise, Instituti i histories (1978), fq.30-37.

7. Po aty, Akte te Rilindjes Kombetare Shqiptare 1878-1912 …fq.92-114.

8 .Serge Metais, Shqiptaret nga Iliret deri tek Pavaresia e Kosoves, fq.39-47.

9. Gjek Gjonaj, gazeta “55” date 31 korrik 2004, fq.18 .

10 .Lulash N. Palushaj, MALESIA dhe Fiset e saj, shenime historike, fq.208. +Romeo Gurakuqi, Kryengritja e Malsise se Mbishkodres e vitit 1911, fq.185…

11. At Marin Sirdani, Franceskanet ne Shqipni dhe shqiptaret katolik në lamë të atdhetaris, fq.139-140, + Romeo Gurakuqi..Po aty.. fq.127 . + At Konrad Gjolaj “CINARET”, fq.63-65.

12. Ismail Qemali , Permbledhje Dokumentash 1888-1919, Drejtoria e pergjithshme e Arkivave te shtetit 1982, perg. nga Teuta Hoxha, fq.166.

13. Revista “ LEKA” e vitit 1937 /1 fq.12-13.(Pjese nga Memorandumi mbi vendimet e dhanuna prej kuvendit te pergjithshem shqiptare ne Grece, me 10/23 te Qershorit 1911)… ( Me gjeresisht 12 pikat e Memorandumit mund te lexohen ne Revisten “Leka”te sipercituar…N.B.).

14.Raport nr.43 A-B, Cetinë 27.6.1911, roport i Erental-Vaincetel ).

15.D. Lugj Bumçi, “Nga kujtimet e mia, botuar ne “Hylli I Drites” 5/1944, fq.17-18.

16.Stefanaq Pollo, Ne gjurmë te Historisë shqiptare (botim i Akademise Shkencave ..Shqiperisë, fq.269-270.

17.Akte te Rilindjes Kombetare Shqiptare, Akademia e shkencave …Instituti i historise, Tirane 1978, fq.225-226.

18.Ismail Qemali, permbledhje dokumentesh, po aty, fq.166 + Akte te Rilindjes Kombetare , po aty, fq.225.

19.Akte te Rilindjes Kombetare Shqiptare, po aty, fq.226-227.

20. Po aty..fq.228-230.

21.Po aty, fq.230-231.

22. Po aty, fq.232-233.

23.Po aty, fq.233-258.

24..F. Musaj “Isa Boletini”, Tiranë 1987, fq.108.

25. Franc Baron Nopça, Udhetime neper Ballkan, Kujtime…fq.290.

26.Franc Baron Nopça ..Po aty , fq.358-359.

27. Gazeta “STANDARD”, dt.05.7.2008…

28. Ndue Bacaj Gazeta “Shqiperia Etnike”, nr.62, dt.13 korrik 2004.(Kuvendi i Greçes, Programi politik i pavaresisë së Shqiperisë.

29.Ndue Bacaj, gazeta “Shqiperia Etnike”, nr.96, dt.21.9.2006.(Per herë të parë botohet lista e plotë e kuvendarëve të Greçes).

30. Trashigimi gojore, te mbledhura nga autori neper Malesi te Madhe..

Prill 2015..
Ndue Baca

Rreth Shqipëria e Bashkuar.AL

Check Also

Hasan Prishtina: Afrimi i Shqipërisë me Greqinë kalon nga Çamëria

Çështja e shqiptarëve të Çamërisë është trajtuar kurdoherë me vëmendjen dhe interesin e duhur nga …