Protestës së sotshme nga ora 13:00 kundër ndalimit të Ramush Haradinajt në Francë do ti bashkohet edhe Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar.Kjo lëvizje kombëtare, që synon Shqipërinë e Bashkuar ka ftuar anëtarët e saj që ti bashkëngjiten protestës për lirimin e Ramush Haradinaj.
Tahir Veliu, kryetar i kësaj lëvizje kombëtare, ka thënë sot për Shqipëria e Bashkuar.AL se Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar është gjithmonë me çlirimtarët dhe në mbrojtje të luftës së drejt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta fillon nga ora 13:00 – para Pallatit të Rinisë, te NEWBORN në Prishtinë.