Kryefaqja / LAJME / LSHB largon flamurin e shtetit armik grek në Dropull, që cënonte sovranitetin

LSHB largon flamurin e shtetit armik grek në Dropull, që cënonte sovranitetin

Ende pa u bërë 24 orë nga publikimi i lajmit për ngritjen e flamurit grek në Dropull, Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka reaguar duke e hequr atë. 

“Dje rreth orës 17:00, djemtë e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar kanë larguar flamurin grek në Dropull. LSHB denon ashpër provokimet greke, të cilët guxojnë të shprehin hapur pretendimet e tyre shoviniste ndaj trojeve shqiptare dhe që cënojnë sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e LSHB-së.

“Përderisa, shqiptarët autokton në Çamëri, nuk kanë të drejtë të shkollohen në gjuhën e tyre amtare, nuk kanë të drejtë të flasin shqip, madje arrestohen zyrtar shtetëror shqiptar me të vetmen asrye se shpërdanin abetare në gjuhën shqipe, në kohën kur shqiptarëve në Greqi u mohohen dhe u dhunohen të gjitha të drejtat e tjera elementare të njeriut, në kohën kur ende nuk lejohet rikthimi i popullsisë shqiptare në Çamëri, në kohën kur në Çamëri nuk mund të hasesh asnjë tabel rrugore në gjuhën shqipe, e të mos flasim për ndonjë flamur shqiptar atëherë është e papranueshme që flamuri grek të valoj në brendësi të territorit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në vazhdim të deklaratës së Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.

“Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar i bënë thirrje Republikës së Shqipërisë të ngre padi ndaj Greqisë për gjenocid ndaj shqiptarëve. Gjithashtu të kërkohet realizimi i këtyre të drejtave të bazuara në Platformën për Shqipëri të Bashkuar dhe të garantuara nga konventat ndërkombëtare: rikthimin e popullsisë shqiptare në Çamëri, njohjen e shtetësisë së dyfishtë për shqiptarët e Çamërisë, rikthimin e pronave të çamëve dhe kompensimi për përdorimin e tyre, organizimin e pushtetit dhe administratës në gjuhën shqipe, si gjuhë zyrtare, hapjen dhe financimin e shkollimit në gjuhën shqipe, të të gjitha niveleve, dhe parapërgatitja e terrenit për statusin përfundimtar, mbi parimet e vetëvendosjes dhe të drejtës për dekolonizim”, përfundon deklarata e LSHB-së.

Check Also

Dëmtohet “Hasan Prishtina” në Prishtinë, Kastriot Berishaj premton rregullimin e pllakës

Ka kohë që monumenti i arkitektit të Shqipërisë Etnike Hasan Prishtinës , i vendosur përballë …

Leave a Reply