Kryefaqja / LAJME / LSHB reagon ndaj arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë

LSHB reagon ndaj arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë

Kryetari i Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu ka reaguar ndaj arrestimit të Ramush Haradinaj në Francë. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka kërkuar spastrimin e listave të fabrikuara nga shërbimet e inteligjencës gjenocidiste serbe.

Ja postimi i plotë:

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar vlerëson se arrestimi i padrejtë i kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, në Francë në bazë të një urdhërarresti nga Serbia është shkelje e rëndë e një të drejte elementare, ajo është liria e lëvizjes. Keqtrajtimi i Haradinajt dhe ish-luftëtarëve tjerë të UÇK-së nga autoritetet ndërkombëtare është i papranueshëm dhe shkelje e dinjitetit të kombit liridashës shqiptar.
Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar kërkon shfuqizimin e listave të fabrikuara nga shërbimet e inteligjencës gjenocidiste serbe. Është papranueshme që një kryetar partie dhe njëherësh deputetë i Kuvendit të Kosovës të trajtohet në atë mënyrë.

Ramush Haradinaj është arrestuar në Francë, mbështetur në një urdhërarrest të Serbisë të vitit 2004 drejtuar Interpolit, i cila nuk u shfuqizua deri më sot. Haradinaj kishte fituar pafajësinë para Tribunalit të Hagës. Kjo nuk është hera e parë që ish-udhëheqësit dhe ish-luftëtarët UÇK-së, arrestohen dhe mbahen nën arrest e që pastaj lirohen në mungesë të provave. 

Tahir Veliu,

Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Djali i Hamëz Jasharit betohet me plis në kokë

Bekim Jashari edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e kryetarit të Skënderajt. Djali i heroit të …

Leave a Reply