Kryefaqja / KULTURË / Motra e Mitrovicës

Motra e Mitrovicës

Tregim nga Lek Gjoka
Zhurma në Disko- Klub “Ujvara” e përzier me tym duhani dhe me dritat shumëngjyrshe, që ngatërronin njëra- tjetrën, e bënte disi më egnimatik ambjentin. Bekimi mori një dopio uiski dhe zuri një cep të barit. Përjashta kishte filluar një shi i imët.

– Dreqi ta marrë edhe këtë kohë, – foli me vehte nëpër dhëmbë, – na kalbi ky shi gjithë javën. Një si mjegullnajë iu duk sikur i kaloi para syve. Mbylli sytë, vuri dorën në ballë dhe para i dolën kujtimet e Mitrovicës …
Sapo kishin kaluar Kukësin me një makinë me targa fallso dhe po i afroheshin kufirit të Kosovës. Ishte mesi i natës. Megjithëse gusht, një i ftohtë i lehtë vinte nga bjeshkët e Shqipërisë.

– Oh zot! – pëshpëriti Bekimi si me vehte, – kur do të mbarojë kjo luftë me shkjaun, se më ka marrë malli të kthehem në shtëpinë time, në Mitrovicë, sikur…
– The gjë! – dëgjoi zërin e shokut edhe ai ushtar i UÇK-së.

– Jo jo, thjeshtë po mendoj familjen se i kam …

– Ku i ke në Maqedoni apo Shqipëri?

– Nuk di asgjë më tepër. Shpresoj se janë larguar nga Kosova se ndryshe shkjau mund ti vrasë! – O tu thaftë goja, si thua ashtu!?

– Mendja më shkon… a e pe dje në televizor kur ishim në Tiranë për të blerë armët?

– Po pashë gjithë ato krime mbi civilët por edhe ne do të luftojmë e do i vrasin shkjatë e do ta çlirojmë Kosovën

. – Sigurisht që do të fitojmë sepse…

 – Po bëjmë luftë për liri e flamur! – e ndërpreu në çast!

 – Luftë çlirimtare po bëjmë por kurrë nuk do ta fitojmë këtë luftë pa mbështjen e plotë të Amerikës dhe Nato- s.
Disa krisma armësh jo shumë larg prej tyre ia ndërprenë bisedën e ata u shtrinë barkas në pozicion luftimi…
Dikush e tundoi fort nga supet duke ia ndërprerë mendimet në mes: – O Bekim Mitrovica! – dëgjoi një zë të fortë pas shpine. Si i lodhur u kthye mbrapa e dalloi kokën tullace të Sefës.

– Po ti këtu? Kur paske ardhur në Florida.

– Kam ca muaj. – S’të kam parë që atë natë kur hymë në Kosovë nga Kukësi. Çfarë kemi ndonjë gjë të re andej? Familja a të shpëtoi?

– Në përgjithësi jo shumë keq. Një vëlla ma vrau shkjau. Atë natë që ramë në pritë sa hymë në Kosovë u plagosa keq por shpëtova. Shtëpinë në Prizren ma dogjën të tërën. Po nga ana jote si i gjete?

– Keq Sefë, ma keq nuk ka. Familjen ma vranë krejt. Nënën, babën, hallën dhe motrën Besartën ajo që ma ka këputur fare jetën. Shpesh herë pi aq shumë dhe sa e kujtoj nga dhimbja bëhem gadi të vras vehten.

– A, ke luajtë mendsh? Gjithkush ka jetën e vet.

– Por jemi njerëz jo kafshë.

– Sigurisht njerëz jemi. Mblidhe vehten se jo më kot populli ka pas thënë i gjalli më të gjallët e i vdekuri më të vdekurit. A nuk i shikon së çfarë femrash të nxehta ka në Florida. Ai ktheu kokën, në një tavolinën ngjitur dalloi katër vajza që bisedonin. Njëra që ishte disi më e gjatë dhe kishte një hir bukurie në fytyrë sikur e turullosi disi.

– Oh zot! – foli lehtë nën buzë dhe nuk ia hiqte sytë, – sa shumë më ngjan me motrën time, me Besartën e shkretë që po kalben nën dhe. Sefa pa një e pa dy u afrua afër tyre dhe duke folur me zë të lartë se muzika nuk i linte të dëgjonin mirë prezantoi vehten. Pastaj thirri Bekimin.

– Eja Bese eja, ku ka më kënaqësi se me ndej në një tavolinë me katër bukuroshe të tilla. Ai u ngrit ngadalë dhe u nis drejt tavolinës së tyre. Një e nga një vajzat iu prezantuan. Kur shtrëngoi dorën me Besartën seç ndieu një si pështjellin por e mbajti vehten dhe i foli më zë të ëmblël: – Bekim Mitrovica. Ajo u shtang. I shtrëngoi dorën lehtë dhe sa i tha emrin e saj u lëshua në kujtime…
Zhurma e fortë e goditjes së derës e shqetësoi pamasë Besartën dhe u ngjit pas trupit të nënës. Babai u ngrit ngadalë nga karrigia. – Grua, më duket janë ushtarët e shkjaut. Ajo nuk foli. Fërkonte të bijën dhe dy bulëza loti i rrëshqitën nëpër faqe. Sa hap e mbyll sytë me tu hapur dera u lëshuan si të tërbuar në shtëpi. Duke i goditur me forcë me qytat e armëve i nxorrën në oborr.

– Ku i ke paratë! – iu hakërrua një ushtar serb rreth të pesëdhjetave.

– Nuk kam! – ia kthehu i qetë! – Dragan! – i thirri një ushtari të ri sërbisht, – merrja vajzën këtij derr shqiptari dhe bëj atë punën me të,

– Mooosss! – klithi i jati, është e vogël vetëm dymbëdhjetë vjeçare mos ma përdhunoni vajzën, iu jap gjitha paratë që kam. – Shpejt paratë, të gjitha market!

Ai u nis ngadalë dhe hyri në shtepi. Sa doli jashtë oficeri serb ia mori markat që kishte në një çantë dhe pa menduar më tej e qëlloi dy herë në ballë me pistoletë. Ashtu duke dhënë shpirt rrëshqiti këmbadoras pas shtëpisë që të mos e shihte e bija duke vdekur. Klithmat e grave nuk i shqetësuan aspak ushtarët. Kur po bëheshin gadi të iknin, në skuadër tjetër erdhi si rrufeja dhe spërkatën shtëpinë me benzinë dhe i vunë flakën. Në të ikur një ushtar i dehur që i merrshin këmbët sa pa gratë cep të oborrit qëlloi në drejtim të Besartës. E ema iu hodh përsipër saj. Plumbat e bënë shoshë.

– Bija ime! – i foli më zë të mekur, – edhe unë si yt atë po vdes, na vrau shkjau e i vraftë zoti, por Kosova do të çlirohet një ditë. Kërko e gjej Bekimin…
– Besarta, Besarta! – degjoi një zë pas krahëve. Sa hapi sytë e përlotur kujtimet iu davariten disi. U hodhi një vështrim enigmatik të gjithëve dhe zhurma e diskos ia ndryshoi pak fytyrën.

– Më duhet të iki! – ia tha shoqeve kaq leje kam nga familja. Bekimi ia kishte ngulur sytë. Një çast e mori vehten dhe i foli qetë. – Kam diçka për të biseduar më ty. A ka mundësi të më japesh numrin e telefonit? Ajo nuk i foli nxori një kartë bisnesi dhe si ia la në dorë u largua me hap drejt daljes…
Zëri i profesor Xhon sikur e tronditi disi.

– Të dashur student, – nisi të fliste ai qetë. Megjithëse jemi në një shekull të ri akoma bota zien. Paqes ia kanë futur nerkamzën. Luftërat po shtohen përditë, bashkë me to dhe krimet e luftës. Sot do flasim për Ballkanin për luftën dhe krimet e makinerisë së luftës së Millosheviqit… Besarta u shtang dhe nuk e dëgjonte më, mendja nuk i hiqej nga dita e djeshme kur u takua në disko me dy djemt enigmatikë që njeri i ngjasonte shumë me të vëllanë e zhdukur në vrasjet masive.

– Ai regjim! – vazhdoi profesori, – përgjaku Bosnjen, duke vrarë dhjetëra e mijëra djem, përgjaku edhe shqiptarët etnike të Kosovës. Një shembull i këtij regjimi kriminal është midis nesh. Ai i vrau babain, mamanë, vëllain, të gjithë familjen ia zhduku, ndaj na vjen keq e dashur Besarta që…
..Besarta sa dëgjoi fjalët e tij iu kujtuan fytyrat e prindërve por u mundu të përmbahej. Kur dëgjoi edhe për të vellanë i doli para fytyre imazhi i atij djaloshi në disko që i ngjasonte shumë vëllait ndaj nuk u përmbajt dot e shpërtheu në dënesa lotësh me zë të lartë. Dy shoqet e ngushta Tatjana nga Kroacia dhe Amarida nga Bosnja u ngritën në këmbë dhe i shkuan afër. Profesori ndërpreu mësimin e prekur doli jashtë.

– Mos qaj zemër! – u mundua ta qetësonte Amarida ti e di se në Sarajevë regjimi serb më ka vrarë dajën bashkë me dy djemtë. Ashtu ishte fati ynë në këtë botë të rreme ku të gjithë flasin për paqe e cila vjen pasi të përgjaket mirë e mirë me gjak të pafajshmish. Besarta e mori disi vehten dhe u qetësua. Papritmas degjoi një zë pas shpine. Ktheu kokën. Dragani një serb i lindur në qytetin e Nju Jorkut diçka po fliste si me vehte.

– Na fal Besarta!

 – Për çfarë?

 – Për tragjedinë tënde familjare që ta shkaktoi regjimi serb i Millosheviqit.

– Nuk është faji yt Dragan!

– E di, se unë nuk kam qenë kurre në Beograd por ama kam gjak serb dhe ndihem pak fajtor për krimet e kombit tim ndaj shqiptareve etnikë të Kosovës. Ajo e mori disi vehten nga fjalët e tij. Iu duk sikur iu ringjallen prindërit.

– Jemi ballkanas ndaj…

– Po, po! – e ndërpreu në çast, – e di se jemi ballkanas me një ego të sëmurë. Nuk pranojmë fajin edhe kur e kuptojmë se jemi fajtorë. Jemi në shekullin e ri dhe ballkani zjarri i pashuar i përplasjeve etnike në Evropë vetëm ndizet e ndizet. Sa bëhet gadi të shuhet dikush me dashje i hedh benzinë por brezi ynë i ri duhet ta kuptojë se paqja me komshiun është pasuri e pazëvëndësueshme. Ajo luajti kokën në shenjë pohimi dhe u ngrit në këmbë. Fshiu lotët më një letër dhe u largua drejt derës…
Bekimi ndaloi afër në Qendrën e Biznesit në San Hose Blvd. Parkoi makinën dhe mori dy njëzet e pesë centëshe, iu afrua afër një telefoni public dhe pa u menduar gjatë i ra numrit të telefonit që ishte në karten që ia kishin dhënë në disko Ujvarën.

– Alo! – dëgjoi një zë të plake në anën tjetër.

– Dreqi ta marrë! – foli me vehte.

– Alo, alo! – dëgjoi përsëri zërin e saj. U mendua disi se si ta niste bisedën dhe për një sekond e mori vehten.

– Zoja Smith, më falni për shqetësimin. Këtë numër ma dha… – Besarta ta ka dhenë…?

– Po! – Kush jeni ju lutem, sepse në të vërtetë ajo është vajza ime e adoptuar por ka kaluar shumë tragjedi në jetë dhe nuk kam ndërmend ta le të ketë përsëri probleme në jetë

. – Zonjë unë jam shqiptar, jam nga Mitrovica e Kosovës

– Uuaa, – degjoi zërin në telefon, – ku mund të takohemi sepse edhe Besarta është nga Mitrovica. Atij i ra telefoni nga dora dhe iu mbyll linja:

– Oh zot! – thirri me të madhe, – mos është motra ime, vallë është gjallë. Si e mori pak vehtem shkoi tek makina dhe mori dy njëzetë e pesë cent të tjerë dhe i futi në telefon. Gjithë emocion me duart që i dridheshin formoi numrin. Zilja binte por askush s’i përgjigjej. I ra përsëri por e njëjta gjë. I dëshpëruar mbylli telefonin dhe u largua. Pa bërë as dy-tre hapa dëgjoi një si zile. U kthyhe me rrëmbim dhe e ngriti telefonin publik.

– Alo, alo! foli me ngut.

– Më fal, po flisja më dikë. Ky është numri juaj?

– Jo, unë nuk kam telefon. Po ju telefonoj nga rruga.

– Vajza ime është mjaft e tronditur. Më telefonoi profesori i saj. Edhe ai është tepër i shqetësuar.

– Më vjen keq, si mund t’iu ndihmoj.

– Në biznes kartë ke një adresë. Eja dhe bisedojmë.

– Në rregull, po nisem menjëherë. Si mbylli telefonin u nis drejt makinës.

– Oh zot! – foli me vehte, – që atë natë që takova atë vajzë më del në ëndërr fytyra e prindërve dhe e motrës që mi vrau shjau. Duke biseduar me vehte edhe për pak minuta arriti para biznesit të familjes Smith 

– Avokat Donald Smith! – lexoi më zë të lartë sa doli nga makina dhe u nis drejt hyrjes. Hapi derën ngadalë.

– Urdhëroni, uluni! – dëgjoi një zë të ëmbël sa hyri mbrenda. I dha dorën dhe u ul në një kolltuk. Ajo nuk vonoi shumë. Mori disa letra në një sirtar dhe u kthye drejt tij.

– Marta Smith! – prezantoi ajo vehten, – unë jam e ëma e Besartës.

– Besart Mitrovica! – ia priti më një frymë. –

Si quhesh? – Bekim Mitrovica.

– Oh zot i madh që je në qiell, çfarë po më ndodh?!

– Asgjë zonja Smith. Nuk mund ta ndërroj emrin.

– Jo jo, më fal, nuk e di se si kam një parandenjë.

– Ju më thatë se Besartën e keni adoptuar në Kosovë.

– Po, po është nga Mitrovica. A adaptuam në Shqipëri se ishte jetime, serbët ia kishte shfarosur tërë familjen.

– Të gjithë?

– Po po, të gjithë! Prindërit ia kishin ekzukutuar para syve të saj ndërsa i vëllai i kanë thanë se kishte mbetur i plagosur në Prizren dhe i kishte vdekur. Bekimi mbylli sytë pak. Për disa sekonda iu kujtua lufta në Prizren. E mblodhi disi vehten.

– Mos prindërit e Besartës quhen Isa dhe Samira?

– Po! Ju i keni njohur?

– Po se ishin edhe prindërit e mi.

Asaj i ranë letrat nga duart. – Çfarë, çfarë the? Ti je Bekimi vëllai i saj? Qënke gjallë?!

– Më kanë plagosur por shpëtova në një spital

– Ne të dinim të vrarë. Oh zot sa mirë! – thirri me të madhe, – vajza ime u bë me vëlla. U nis me nxitim drejt tij dhe e përqafoi. Të dy shpërthyen në lot. Ashtu me sy të përlotur u ngritën në këmbë. Pa bërë as dy-tre hapa u hap dera e zyrës dhe hyri mbrenda Besarta me dy shoqet e saja

. – Mama, mama! – i thirri me të madhe por u step pak kur pa në zyrë personin që e kishte takuar në disko.

– Eja bija ime, Ulu! Zoti ëshë i madh e mendon për të gjithë.

– Po këtë e di por nuk është e vërtetë për mua.

– Si nuk është e vërtetë. Ai vonon për nuk harron.

– Sigurisht për dikë por kurrsesi për mua që mbeta fillikat, ma zhduken krejt familjen.

– Jo jo bija ime. Prezantoju me djaloshin që po të pret ty.

– Askërkush nuk më pret mua. Unë nuk kam askënd, as familje e as të dashur.

– Besarta ime e shtrenjtë! – dëgjoi një zë pas krahëve. Ajo ktheu kokën. Ai i buzëqeshi lehtë e i tha me një frymë: – Sigurisht që po të pres, kam vite që të kërkoj. Jam Bekimi, jam yt vëlla.

– Të lutem i dashur mos mi lëndo plagët e familjes. Ai u mendua pak. Hoqi këmishen dhe doli në kanatjere. Ajo sa dalloi tatunë shqiponjë ngjitur me zemrën vrapoi drejt tij dhe ju hodh në qafë.

– Bekim, Bekim, ti je vëllai im. Filloi të qante me të madhe. Të gjithë u përlotën.

– Nënë, nëna ime që je në botën e të vdekurve a më degjon? O nënë eja, eja të lutem . Pse nuk vjen o nënë? Shikoje bijën tënde nuk është vehtem ka vellanë, jam bërë me vëlla! – thërriste më të madhe dhe e përqafonte pa pushim.

– Po motër e dashur qetësohu. Tani nuk të lë më vetëm, ti je jeta ime, shpirti im, motra më e shtrenjtë e Mitrovicës. Një eklips hënë kishte përqafuar Floridën por shumë shpejt u zhduk. Bekimi mori të motrën për dore dhe doli jashtë. Ashtu të përlotur ecnin koturu nëpër qytet. Jeta i kishte ledhatuar përsëri me të njejtën shije jete.

.

.

.
* LEK GJOKA

-Marre nga libri me tregime

“PËRROI I DJALLIT”

Tirane 2013.

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

Rilindasit tanë e quanin Shqipen gjuhë e Perëndive, është e mundur!

Shkruan Anastas Shuke Këtu keni një argumentim të kësaj thënieje me anë të Shqipes zanafillore, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *