Kryefaqja / PERSONALITETE / Profili i një vajze luftarake, rrëfimi i vlonjates që nuk njeh pengesa (FOTO & VIDEO)

Profili i një vajze luftarake, rrëfimi i vlonjates që nuk njeh pengesa (FOTO & VIDEO)

Ajo është një basketbolliste e talentuar, por edhe një efektive e elitës së Policisë së Shqipërisë, repartit RENEA. Rezarta Hoxhaj është personazhi i shpërndarë sot në rrjetet sociale nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri me rastin e 104 vjetorit të Policisë së Shtetit, video nëpërmjet së cilës u bëhet thirrje vajzave që të bëhen pjesë e policisë.

Ne folëm me Rezin për ta njohur më shumë këtë vajzë të veçantë. Jeta e saj të jep përshtypjen e një vrapi në terren të vështirë. Ka gjithmonë një moment ndryshimi në jetë dhe për të kështu ka ndodhur. Nëse nuk do të hidhej nga shtatë metër lartësi dhe nëse nuk do të e kishte bërë 60 metër për 6 sekonda, ajo nuk do të ishte femra e parë në forcat speciale të policisë. Rrezarta Hoxha do të mbahet mend gjatë në historinë shqiptare, pas ka thyer tabut dhe ka hyrë aty ku mendohet se forca e meshkujve është e pamposhtur.
Ajo është pjesë e atij grupi, i cili në situatat kur strukturat e tjera të uniformave blu nuk i bëjnë dot ballë, vijnë ata (RENEA) dhe i jap zgjidhje gjithçkaje. 
Bëhet fjalë për forcat elitë të policisë shqiptare. Pesë vite të shkuara, për herë të parë, pjesë e tyre u bë kjo vajzë nga Vlora.
Pasi një eksperience pune në patrullën e përgjithshme të komisariatit Nr. 1 ajo u bë pjesë e repartit të Sigurisë së Brendshme në Drejtorin e Përgjithshme të Policisë. Pas këtyre dy fazave Hoxhaj hodhi një hap tjetër. Konkurroi dhe fitoi duke u bërë kështu pjesë e grupit 7, si fillim skuadrën e zhytjes dhe tani ka kaluar në atë të vëzhgimit të RENEA-s.
Ka qenë një ëndërr e hershme e saj, që deri në një moment të caktuar mendoi se po i ikte nga duart, por jo. Pas një karriere të gjatë në sport, kishte menduar të konkurronte në një kurs policie. Gjithçka e ka fituar vetë, sepse për t’u bërë kjo që është, i janë dashur, kurse e konkurse.

Sot, ditën kur Policia ka ditëlindjen e saj të 104, Rezi na ka rrëfyer punën dhe të përditshmen në këtë grup ku nuk kishte mundur të hynte asnjë femër me parë.
“Duke parë se natyra ime ishte tepër sportive kam menduar që dhe për zgjedhjen e profesionit, do të bëja diçka që të ishte e një profili të tillë. Mund të them që është një realizim i plotë i dëshirës, i ardhur jo krejt rastësisht, por me mund dhe shumë sakrific딖 thotë Rezi për Dita-n.
“Jam marrë dhe vazhdoj të merrem me sport që prej 18 vjetësh dhe aktualisht aktivizohem në kampionatin kombëtar të basketbollit, ndërkohë, paralelisht, kam mbaruar dhe Akademinë e Edukimit Fizik, “Vojo Kushi”.
Momentalisht, pas dhjetë vitesh në Policinë e Shtetit, Rezarta vijon studimet në Akademinë e Sigurisë për një tjetër kapitull në karrierën e saj, marrjen e gradës N/ Komisare.
Sporti ka qenë dashuria e parë për të, i cila i ka dhënë një dorë vendimtare drejtë rrugës ku është duke ecur sot.
“Nuk mund ta mohoj që sporti ka qenë një ndihmesë e jashtëzakonshme për kalimin tim në polici. Duke qenë se kjo punë që bëj është një profesion human, më ka pëlqyer që natyrën time ta konkretizoj duke krijuar siguri dhe qetësi tek çdokush që mund të kërkoj ndihmë, qoftë timen ose të çdokujt që është në shërbim të komunitetit si punonjës i policisë së shtetit”-tregon Rezarta.
Por ajo nuk e ka filluar në RENEA. “Në 2007, fillimisht si grupi i 2-të, i dal në atë periudhë nga kurset e “ICAP” kam punuar tek Patrullat e Përgjithshme në komisariatin Nr 1. Detyra ime ishte terreni gjithçka që ndodhte në zonën që mbuloja”.
Por, pavarësisht karakterit të fortë dhe këmbënguljes, për të nuk ka qenë aspak e thjesht.
“Si çdo punë ka vështirësitë e veta në fillim, pastaj hapat e mia të para kanë qenë tepër domethënëse dhe një sfidë e mjaftueshme për t’u përballuar me realitetin”.
Pas eksperiencës së punës në Patrullën e Përgjithshme, ajo kalon në një tjetër pozicion.
“Puna ime ka qenë sërish përballje me probleme dhe halle të njerëzve të ndryshëm. Jam munduar të bëj më të mirën, duke u gjendur dhe duke e përjetuar njësoj problemin. Në Drejtorinë e Përgjithshme ka shumë departamente, po ajo që ishte më shumë shqetësuese ishte dhuna në familje dhe ne, kur përballeshim me të tilla situata mundoheshim të bashkëpunonim me specialistët e këtij sektori”.


RENEA
Është një terren mashkullor dhe Rezi nuk e ka patur problem këtë pjesë edhe pse i është dashur të thyej një tabu, si e para femër në këtë repart.
“Po ndihem shumë mirë, përshtatja ka qenë më se normale dhe vështirësitë dihet, nëse do vazhdoj të jem korrekte dhe kërkuese ndaj vetes, kam bërë dhe do të kem mundësi të bëj dhe një sërë trajnimesh për të mësuar dhe më shumë. Deri më sot kërkesat ndaj vetes time i kam realizuar. RENEA ka qenë synimi im, të cilin e kam arritur. Fillimisht konkurrova për t’u bërë fituese dhe më pas më vendosën si pjesëtare e Gr.7 si fillim në zhytje dhe prej dy vjetësh jam te grupi i vëzhgimit”.
Për t’u bërë pjesë e këtij reparti i është dashur të kaloi një test të fort fizik, duke lënë pas edhe shumë meshkuj të cilët garojnë për t’u bërë pjesë e atij reparti.

“Të marrësh pjesë në repartin me të specializuar, normal që përballja me testin ishte shumë e vështirë. Mua mu desh të punoja shumë, pavarësisht kondicionit fizik që kisha. Më e vështirë mu duke hedhja nga trampolina, nuk mund ta përfytyroja dot atë moment, nga një lartësi prej 7 metra, për mua ishte një ditë që do të mbahet mend gjatë gjithë jetës sime sepse më krijoi një gjendje ankthi, mendova që kur të bija nga kjo lartësi mos do të më pushonte zemra (qesh). Kjo nuk do të thotë që unë ta mbyll me kaq duke konkurruar, por mua më duhet një punë akoma më e madhe për të mbajt në formë më të mirë dhe optimale gjendjen time fizike, duke ju përshtatur më së miri dhe situatave të mundimshme”, tregon Hoxhaj ndërsa hedh krah nesh hapat e saj të rënd dhe të sigurt.
Rasti i Rezartës mund të konsiderohet edhe si një burim frymëzimi edhe për shumë të tjera që duan të kenë arritje të tilla, jo vetëm në fushën e policisë, por kudo ku ato kanë dëshirë.
“Një femër që të bëhet pjesë e këtij reparti duhet të ketë një karrierë të pasur sportive, një kondicion të lartë fiziko-psikologjike dhe mbi të gjitha, dashuri të madhe për profesionin dhe vullnet për t’ia dal”- thotë Rezi për Dita-n me shikimin e saj të mprehtë.
Sipas saj nëse nuk i kanë këto vështirësi, mund ta bëjnë realitet ëndrrën e tyre. Të sakrifikosh dhe t’i bësh të dyja paralelisht, sportin dhe punën është një mund i madh që si zor mund ta bëjë çdokush.
Pavarësisht së është një vajzë e fortë, ka edhe Hoxhaj momentet e saj të e dobësisë.
“Duke qenë se femra nga natyra është e brishtë dhe e ndjeshme karshi çdo lloj situate që e bën të ndihet keq dhe unë si gjithë femrat e tjera përlotem, sidomos para fëmijëve unë dorëzohem”.
Ditët e saj janë energjike. Ajo është aktive. Edhe kur ecën, nxiton, i duket sikur humbet kohë kur hedh hapa të ngadaltë. Pjesa më e madhe e ditës i kalon në stërvitje. Shpesh e zë gjumi duke parë një film “Kjo është zgjedhja që kam bërë, duhet t’i përgjigjem si me lodhje fizike ashtu dhe me kënaqësinë që të jep natyra e të qenit pjesë e këtij reparti”.
E imagjinoni një vajzë të RENEAS me taka? Ajo veten, jo! “Unë taka? (qesh) Se e imagjinoj dot! Nuk më përshtaten fare dhe s’ndihem komode. Mbaj atë veshje që më bën të ndihem mirë dhe nuk mund të sforcohem dot. Tani, kur kemi ndonjë rast feste edhe veshim, për t’u ndjerë pak më ndryshe nga e përditshmja, por përgjithësisht jam shumë e thjeshtë dhe më pëlqen origjinaliteti që përcjell”.
Vajza simpatike nga Vlora nuk kalon pa rënë në sy, ndaj shpesh është përballur edhe me ngacmime të ndryshme, të cilat ajo t’i kaloi me sportivitet.
“Po edhe më kanë ngacmuar, por duke qenë në orar pune i kam shoqëruar me buzëqeshje. Një nga vlerësimet që kam pasur më shpesh ka qenë thënia: Yyy sa e gjatë. Imagjino me taka! (qesh)”.

Për faktin se si ndihet në një repart ku 99 për qind është i dominuar nga meshkujt, Rezi tregon : “Me duhet të veçoj me modestin time, që për sa i përket këtij rasti, që një femër e vetme mes meshkujsh nuk ka të bëj me një diskriminim gjinore. Falënderoj eprorët dhe gjithë çunat që e kuptojnë më së miri pozicionin tim dhe më vlerësojnë për arritjen”.
Ajo është një qitëse e zonja dhe një shofer, e shpejt. Nëse udhëton me Rezin në makinë, duhet të mbyllësh sytë se për pak minuta je në destinacion, pavarësisht se sa larg do të shkosh. Ka reflekse shumë të zhvilluara kjo e bënë që të reagoi shpejt dhe të jetë e pagabueshme në timon.
“I jap shumë shpejt makinës dhe për këtë më kritikojnë shumë dhe shoqëria, por ç’të bëj kjo është natyra ime, plot adrenalinë”.
Por Hoxhaj nuk ecën shpejt vetëm me makinë, por edhe me… vrap.
“Ah vrapi, këtu dua të ndalem pak dhe të flas me detaje. Vrapi më ka ndihmuar jashtëzakonisht në sport. Mbaj mend, kam qen rreth 3 vjet në atletikë për gara të gjata rreth moshës 12,13,14 vjeç. Isha shumë e pasionuar dhe më pëlqente ky lloj sporti që e vogël. Kam marr një ngarkesë të madhe që në atë moshë dhe kam bërë disa gara e ndoshta dhe atletika më ka ndihmuar për formimin tim fizik në hapat e para të basketbollit. Më kujtohet që, bëheshin gara, i bënte Ministria e Arsimit me rastin e festave të ndryshme, unë merrja pjesë gjithmonë dhe dilja e para pa dashur të kaloj limitet e modestisë, por në atë periudhë nuk vlerësoheshin dhe aq shumë talentet në sportin e atletikes dhe aty e lash e nisa basketbollin”. /Entela Resuli – DITA/ 

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

Më 21 shkurt 1902 u vra Haxhi Zeka, udhëheqës i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare

Haxhi Zeka (Haxhi Zekë Byberi, 20 dhjetor 1832 – 21 shkurt 1902) është udhëheqës i …