Kryefaqja / LAJME / Reagimi i parë i Haradinajt: Kam një mesazh për miqtë e Serbisë në Kosovë

Reagimi i parë i Haradinajt: Kam një mesazh për miqtë e Serbisë në Kosovë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për herë të parë pas ndalimit të tij në Francë. Në një postim në adresën e tij zyrtare në Facebook, ish –kryeministir i Kosovës thotë se në këtë ngjarje janë implikuar jo vetëm shtete mike të Serbisë, por edhe miq të Serbisë brenda Kosovës.

Postimi i Haradinajt:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Është për keqardhje se si disa shtete, ende respektojnë vendimet e ish regjimit të Millosheviqit, ndërsa plot shtete të tjera siç janë Gjermania, Austria e të tjerë, tashmë janë ndarë përfundimisht prej atij regjimi dhe nuk i zbatojnë “poternicat” e tyre.

Ne si popull e si individë, nuk jemi trembur nga tanket e Millosheviqit e lere më nga fletarrestet e tij.

Kam një porosi për miqtë e Serbisë, brenda dhe jashtë Kosovës, “Rrugën e shtetit të Kosovës, nuk do të mund ta ndalë askush“.

Nuk i kemi rënë në qafë askujt dhe nuk do të lejojmë të na bjerë në qafë askush!

Do të takohemi shpejt në Kosovë!

Juaji Ramush Haradinaj

Rreth Shqipëria e Bashkuar.AL

Check Also

Të rinjtë thonë se janë të gatshëm t’i shërbejnë Ushtrisë së Kosovës

Forca e Sigurisë së Kosovës, në një të ardhme të afërt, do të transformohet në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *