Kryefaqja / KULTURË / Rilindasit tanë e quanin Shqipen gjuhë e Perëndive, është e mundur!

Rilindasit tanë e quanin Shqipen gjuhë e Perëndive, është e mundur!

Shkruan Anastas Shuke
Këtu keni një argumentim të kësaj thënieje me anë të Shqipes zanafillore, gjuhës Shum-e-Mire apo Shumere. 

Shenja kunjiforme e paraqitur këtu është përkthyer ‘gjuhë’ (të folurit, shqiptimi) me leximin e pranuar ’eme’. 

Duket sikur jemi pa shpresë, e pamundur ta lidhësh këtë me termat të afërt në Shqip. 

POR, ESHTE E MUNDUR !!! Mbani parasysh se nuk ka asnjë siguri gjuhësore/etimologjike, për asnjë term të gjuhës Shumere, nëse ata krahasohen drejtpërdrejt fonetikisht. 

Leximi eme, mund të ndahet “e-me” (si formë pronore). Nga etimologjia grafike e shenjës kemi në përbërje të saj shenjat ‘ka/HA – Gojë e hapur’ dhe shenjen sqaruese të leximit konkret (zib4) “me” e cila është afër me “mi > Mbi”, përkthyer edhe si “urdhëresat e Zotit” (Lamije) pra ato që vijnë nga lart/sipër nga “Mbi”. Kjo shenjë “me/mi/mbi” ka edhe leximin “ship” afër me “sip>sipër” të Shqipes. (ky kuptim më është pranuar në kongresin e Asiriologjisë në Poloni, në RAI-60, nga profesorët amerikanë).

Pra, kuptimi i shenjës së përbërë kunjiforme “eme” mund të jetë: – goja është objekti me funksion “ship” > shqip > shqiptim”. E shkurtuar në formën e-me, atë na lejohet ta zëvendësojmë me “e-ship”, e-shqiptimit, e të folurit. 

Dykuptimësia ka qenë karakteristike për lashtësinë. Dhe pra, shenja sqaruese “me/mi/ship/sip” e paraqet Shqipen si gjuhën e Mbi, Gjuhën e Perëndive, sic e quanin Rilindasit tanë mendjendritur.

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

Vetmia

RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI   Në majë të bjeshkës ku toka është më afër qiellit E yjet …