Kryefaqja / LAJME / Sarandë/ Hiqet flamuri helen, reagojnë grekët: “Po na provokojnë…(Foto)

Sarandë/ Hiqet flamuri helen, reagojnë grekët: “Po na provokojnë…(Foto)

PBDNJ dhe organizata ‘’OMONIA’’ përmes një komunikate kanë denoncuar dhunimin e flamurit grek në zyrat qendrore në Sarandë.Organizata ‘’OMONIA’’ deklaron se për herë të tretë brenda vitit persona të paidentifikuar hoqën flamurin grek nga zyrat e tyre në qytetin e Sarandës. Për ‘’OMONIA’’­n ky veprim provokon ndjenjat e të gjithë heleneve dhe çdo qytetari që mendon në mënyrë të shëndetshme, ndërsa bën thirrje për drejtësi.

Deklarata e plotë Sot, orët e para të mëngjesit, persona të paidentifikuar hoqën flamurin Grek nga zyrat e Omonias në qytetin e Sarandës. Për herë të tretë brenda një viti persona të paidentifikuar dhunuan flamurin Grek në zyrat qendrore të ‘’Bashkimit Demokratik të Minoritetit Etnik Grek ­OMONIA’’ në Sarandë.

Fyerja ndaj simbolit tonë kombëtar, provokon ndjenjat e të gjithë Heleneve dhe çdo qytetari që mendon në mënyrë të shëndetshme. Bëjmë thirrje ndaj organeve shtetërore të tregojnë ndjeshmërinë e duhur që të shoqërohen në drejtësi shkaktaret. /Shqiptarja

Check Also

Nga burgu i Hagës, në Akademinë ushtarake serbe

Siç u ka thënë medieve serbe ministri i Mbrojtjes i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulin, …

Leave a Reply