Kryefaqja / LSHB / Tiranë – Washington është rruga e vetme e jetësimit të Shqipërisë së Bashkuar

Tiranë – Washington është rruga e vetme e jetësimit të Shqipërisë së Bashkuar

Tahir Veliu*

Gjeografikisht, trojet shqiptare janë zemra e Europës kurse kombi shqiptar është djepi i civilizimit të lashtë europian.

Shqiptarët, duhet kuptuar njëherë e mirë, se rruga e vetme drejt jetësimit të Shqipërisë së Bashkuar është ajo Tiranë – Washington, dhe kurrsesi jo, ajo e nënshtrimit, përbuzjes dhe eurokolonializmit modern Tiranë – Athinë – Bruksel dhe Prishtinë Beograd – Bruksel. Shqiptarët, vetëm pas jetësimit të shtetit kombëtar – Shqipërisë së Bashkuar, me kufijtë e vet juridik dhe natyror mund të mendojnë për fazën tjetër të zhvillimit të marrëdhënieve me Bashkimin Europian, nese ende egziston kjo krijesë.

Alternativa e klasës politike servile dhe anti-kombëtare shqiptare për integrime “euro-atlantike” dhe demagogjia e tyre se kinse shqiptarët do të bashkohen në Bashkimin Europian, nuk është asgjë tjetër veqse alternativë e dyshimtë, ide e rrëzikshme për egzistencën tonë kombëtare, e dështuar, totalisht në kundërshtim të plotë me interesat kombëtare shqiptare dhe aspiratën e natyrshme të kombit shqiptar për identitet dhe bashkim kombëtar.

Shqipëria e Bashkuar është garantuesi i vetëm i zhvillimit ekonomik e kulturor kombëtar dhe parandaluesi i vetëm i tkurrjes së terësisë territoriale të trojeve shqiptare, copëtimit e ricopëtimit të trojeve shqiptare, shkombëtarizimit, asimilimit, çorientimit kombëtar, degradimit të shoqërisë shqiptare dhe përbuzjes së eurokolonialistëve modern.
Strategjia e deritanishme e pabarabartë dhe e paqëndrueshme për integrime europiane, tashmë veq ka dështuar, prandaj shqiptarët kanë nevojë për një strategji të re politike mbarëkombëtare dhe të qëndrueshme me SHBA-në, si domosdoshmëri e kohës, përball mospërfilljes së shqiptarëve nga Bashkimi Europian. 

David Philips, drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave në institutin “Columbia University” për Studimin e të Drejtave të Njeriut dhe ish-këshilltar i lartë për Stabilitet Rajonal të Zyrës së Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane në një shkrim të botuar më 12 dhjetor të vitit 2016, në të përditshmën “Huffington Post” se Shqipëria dhe Kosova duhet të shihen si aleatë të besuar të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s. Ai shprehet se, në kushtet e rrezikut rus dhe paqëndrueshmërisë së Turqisë si aleate, NATO mund të zgjeroj bazën e rëndësishme në Gjadër (Lezhë) të Shqipërisë për të plotësuar objektivat e reja të NATO-s. Këtë sugjerim, Philips ia ka drejtuar dhe presidentit të sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, të cilit i kërkoj që të kthejë sytë nga aleatët e sigurtë të SHBA-ve, siç janë Shqipëria dhe Kosova. Duke u nisur nga ky deklarim dhe jo vetëm, mund të konstatohet se shqiptarët kanë përputhje reciproke interesash strategjike me SHBA-në, prandaj më shumë se kurrë është e domosdoshme të drejt orientohemi politikisht kah Washingtoni zyrtar për realizimin e synimeve tona kombëtare. Shqiptarët duhet të kenë parasysh rolin historik të Presidentit Woodrow Wilson, i cili falë parimit të tij të vetëvendosjes, dhe më konkretisht angazhimit të diasporës shqiptare SHBA dhe udhëheqësit e saj Faik Konica, nuk e pranoi ri-ndarjen e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris. Pra, ashtu siç në atë kohë roli vendimtar i SHBA-ve mbrojti Shqipërinë, poashtu ishte roli i SHBA-ve dhe i ndikimit të diasporës shqiptare në SHBA, në krye me Joseph DioGuardin që mbrojti Kosovën nga spastrimi etnik dhe shfarrosja totale nga Serbia kolonialiste, në sytë e Europës. Shqipëria e Bashkuar do të bëhet në rrugën Tiranë – Washington dhe me ndihmën e diasporës shqiptare në SHBA.

*Autori është kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe autor i librit “Platforma për Shqipëri të Bashkuar

Rreth Shqipëria e Bashkuar.AL

Check Also

GRUPI I KUMANOVËS,PENG I POLITIKAVE PËR KUSURITJE …

Thojn se Politika,është artë i së mundures,vetëm pse arrin,deri në kët shkallë,të Tradhëtis,Vrasjeve,Burgimeve dhe Dhunimeve,në …