Kryefaqja / LAJME / Unifikimi i partive shqiptare në Maqedoni, Rama: Hap historik

Unifikimi i partive shqiptare në Maqedoni, Rama: Hap historik

TIRANE– Kryeministri i vendit, Edi Rama ka përshëndetur vendimin e partive shqiptare në Maqedoni të cilat për herë të parë kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, ku kanë radhitur kërkesat e tyre në mënyrë që të formohet qeveria e re. Rama shprehet se vullnet i liderëve të partive shqiptarë ne Maqedoni është një hap historik.
“Hap historik shprehja e vullnetit të përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni: Të drejtat e shqiptarëve s’negociohen per karrige qeverie”- ka shkruar Rama në ‘Facebook’.

Partitë kryesore, BDI, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët kanë deklaruar frontin e tyre unik politik dhe kërkesat e përbashkëta si kusht për bërjen e qeverisë së ardhshme maqedonase.
Kujtojmë se në zgjedhjet e dhjetorit, shqiptarët humbën 9 deputetë nga kandidimi veç e veç. Shumë shqiptarë votuan LSDM-në e qendrës së majtë drejtuar nga Zoran Zaev, e cila kandidoi edhe dy deputetë shqiptarë.
Por përfshirja e Tiranës zyrtare ka qenë thuajse intensive dhe e paprecedentë. Kryeministri Rama dhe ministri i Jashtëm Bushati u përfshinë personalisht, publikisht dhe prapa kuintave për bashkimin e këtyre elementëve thuajse përjashtues politikë ndaj njëri-tjetrit.

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

Edhe një shqiptar ndërron jetë në burgjet sllavo-maqedonase

Në burgun e Indrizovës, në rrethana ende të pasqaruara ndrroi jetë dje Mitat Sejdiu (46) …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *