Kryefaqja / LSHB / LSHB “skuq” flamurin grek në Prishtinë

LSHB “skuq” flamurin grek në Prishtinë

Sot, në orët e hershme të mëngjesit aktivistët e Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar ndërmorrën një aksion simbolik në Prishtinë, që si qëllim kishte “skuqjen” e flamurit grek, që është vendosur në murin e jashtëm të restorantit “El Greco”.

Në kohën kur shqiptarët në Greqi dënohen me burg dhe dëbohen, vetëm sepse bëjnë simbolin e shqiponjës me duar, Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar vlerëson se vendosja e flamurit grek në ambient të hapur, sikurse flamuri në Prishtinë është një provokim i rëndë.

Përderisa, flamuri shqiptar është i ndaluar në Çamëri dhe Çamëria është e pushtuar nga Greqia, atëherë flamuri grek është i padëshirueshëm në trojet e tjera të Shqipërisë së lirë, e veçanerisht kur ta kemi parasysh se shteti grek ka ende në fuqi ligjin e luftës me Republikën e Shqipërisë. 

Kërkesat e LSHB-së janë: heqja e ligjit të luftës; ndërprerja e politikave asimiliuese ndaj çamëve dhe arvanitasëve autokton; ndërpreja e financimit të organizatave fashiste greke në Shqipëri; anulimi i planeve ekspansioniste greke; rikthimi i popullsisë shqiptare në Çamëri; njohja e shtetësisë së dyfishtë; rikthimi i pronave; kompensimi për përdorimin e pronave; njohja e gjenocidit ndaj çamëve; organizimi i pushtetit dhe administratës në gjuhën shqipe, si gjuhë zyrtare; si dhe hapja dhe financimi i shkollimit në gjuhën shqipe, të të gjitha niveleve, dhe parapërgatitja e terrenit për statusin përfundimtar, mbi parimet e vetëvendosjes dhe të drejtës për dekolonizim.

I’a rikujtojmë edhe njëherë shtetit armik grek se pa realizimin e të gjitha kërkesave që rrjedhin nga Platforma për Shqipëri të Bashkuar nuk mund të ketë raporte të fqinjësisë së mirë mes kombit shqiptar dhe shtetit grek. 

Flamuri gjenocidist grek është i padëshirueshëm në trojet tona. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar nuk do të lejoj asnjëherë dhe asnjë flamur të shtetit armik grek në trojet tona, përveç në territorin e Ambasadës në kryeqytetin e Republikës së Shqipërisë.

Check Also

Sot themelohet dega e LSHB-së në Gjirokastër

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar z. Kastriot Berishaj njofton gjithë atdhetarët shqiptarë gjirokastritë …

Leave a Reply