Kryefaqja / OPINION / Publikohet letra e ministrit Kamenos drejtuar homologëve për simbolin e shqiponjës

Publikohet letra e ministrit Kamenos drejtuar homologëve për simbolin e shqiponjës

Drejtuar Ministrave të Mbrojtjes

SHBA

Itali

Zvicër

Kanada

Australi

Filipine
Të nderuar kolegë,

Kohët e fundit kam vënë re raste të shpeshta ku pjesëtarë të forcave të armatosura të Italisë, SHBA, Filipineve, etj, bëjnë simbolin e shqiponjës dykrenore.

Jam i bindur që elementë irredentistë shqiptarë kanë shfrytëzuar naivitetin e ushtarëve dhe policëve tuaj, dhe ju kanë thënë të bëjnë këtë simbol.

Zakonisht përdorin gënjeshtra të llojit se kjo shenjë “bie fat”, “heq syrin e lig”, “të bie bingo”, e të tjera, që vetëm ky pis milet që na ra për komshi neve pasuesve të Akilit, e dimë që janë në gjendje të krijojnë.

Ju duhet të dini që shqiponja me dy krerë është simbol i Bizantit. Ju duhet të dini gjithashtu se pasardhës të Bizantit jemi ne. Mos besoni shpifjet se Bizanti u themelua nga romakët. Ne i mësuam romakëve gjithçka. Madje edhe Jezu Krishti ka pasur babanë grek, lere se çfarë thonë që ishte bir i Zotit. Pastaj Jorgua, domethënë babai i Krishtit, ja dha për adoptim Zotit.

Pra shqiponja ka qenë simbol i Bizantit dhe Jorgua e mori dhe e bëri simbol të vetin, e vuri në flamur dhe luftoi turqit. Që të mos ngatërrohemi, ky Jorgua i dytë nuk është babai i Jezusit, por i biri Janit. Domethënë Gjergji i biri i Gjonit, siç ju pëlqen shqiptarëve ta quajnë. Sepse edhe Jorgua i dytë ishte grek. Por ju keni dëgjuar që shqiptarët janë hajdutë me nam. Kështu që na vodhën flamurin, Jorgon dhe Janin.

Dhe kështu ne dolëm sikur nuk kishim bërë gjë kundër turqve. Por kjo nuk është gjë. Komploti shqiptar me përmasa botërore fillon tani, në kohët moderne. Pasi t’iu shpjegoj këtë, masoneria, çifutëria dhe gjithë vëllazëritë botërore, do ju duken punë çiliminjsh. Ideja është kjo:

Shumë shqiptarë që kanë emigruar në Greqi, mbasi bënë fëmijë, nuk ju mësuan shqip por vetëm greqisht. Kjo ishte me synimin e pastër që të shtireshin si grekë. Si naivë që jemi ne grekët, ju dhamë pasaportat tona, dhe i çuam të bënin ushtrinë. Këtu ata zbuluan veten, dhe bënë simbolin e shqiponjës që na kishin vjedhur. Prej këtej ne zbuluam se ky është një komplot i madh zotërinj. Këtë punë kanë bërë edhe tek ju. Ata duan të shtiren si italianë, amerikanë, kanadezë, australianë, zvicerianë deri dhe filipinezë. Që të jenë të besueshëm, bëjnë sikur nuk dinë shqip. Pastaj marrin pasaportën e vendit ku jetojnë, me synimin final që një ditë të bëhen presidentë dhe formojnë Shqipërinë e Madhe që fillon nga Italia, nëpër Filipine dhe mbaron në Amerikë.

Në mbyllje të kësaj letre kolegë besoj se e krijuat idenë se kërcënimet e Putinit janë hiç asgjë, krahasuar me këto.

Do ju lutesha të mbetet konfidenciale pasi po ra në dorën e ndonjë gazetari shqiptar, do më bëjnë qepaze.

Me respekt,

Panos Kamenos

Ministër i Mbrojtjes

Republika Helene/dritare.net

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

TENDENCA E PËRQARJES, NË MES GRUPIT TË KUMANOVËS…

Nga ata që i Tradhëtuan, duke i ndar shqipëtaret, nëpër krahina. Po bëhen afërsisht dy …

Një koment

  1. Paska rrenca dhe trillues edhe ma imagjinar se serbet.