Kryefaqja / KULTURË /     “Shtegtimi i Çajlld Harolldit” -Poema e Bajronit,për Shqipërinë!

    “Shtegtimi i Çajlld Harolldit” -Poema e Bajronit,për Shqipërinë!

HYMN poetik për Shqipërinë- nga Lord Bajron
      -Lord Bajroni lindi në Londër më 22 janar 1788 në një familje aristokrate të varfëruar. Kur ishte dhjetë vjeç, me vdekjen 

e xhaxhait të tetë, Bajroni trashëgoi titullin Lord dhe pallatin e çifligun Newstead Abbey. Në moshën madhore zuri 

vendin që i takonte në Shtëpinë e lordëve. Më 1801 Bajronin e dërguan në Harrow, në shkolle, ku studioj gjuhët greke 

e latine, historinë dhe letërsinë angleze. Këtu ju spikaten ato cilësi të karakterit që i ruajti gjithë jetën :

 serioziteti dhe zotësia të mendohej thellë mbi ngjarjet e jetës ; dhe bashkë me këto : gëzimi, vrulli shpirtëror

 e temperamenti i zjarrtë. Më 1805 Bajroni hyri në Universitetin Kembrixh (Cambridge). 

Kur ish akoma student botoi 

vjershat e para lirike të tijat “Orët e Ngeses”. Revista zyrtare e shkrimtarëve “Edinburg Reviu”, i bëri një kritikë

 pa mëshire. Poeti i ri iu përgjigj me satirën “Këngëtarë anglezë e skocezë”, në të cilën sulmoi ashpër letërsinë 

angleze të asaj kohe dhe gati gjithë poetët e njohur, sidomos ata të “shkollës së liqenit”.

    “Shtegtimi i Çajlld Harolldit” është puna letrare më e madhja e Bajronit. Vetë autori thotë në dedikimin e këngës

 së katërt se është “më e gjata, më e menduara dhe më e kuptuara nga hartimet e mia”.

Populli i Shqipërisë së Jugut e mbajti për një kohë të gjatë në kujtesën e tij vizitën e poetit anglez në sarajet 

e Tepelenës 150 vjet më parë dhe pleqtë tanë, shpesh herë mbrëmjeve, kur mblidheshin për bisedë te sofati i portës,

 i përmendnin fjalët që i tha Ali Pasha djaloshit fisnik anglez : E kuptoj që jeni vërtet nga derë e madhe,

 prej veshëve tuaj të vegjël, prej duarve të vogla të bardha dhe prej flokëve kaçurrela.

Më 1809, në korrik, njëzetenjëvjeçari u nis për udhëtimin e tij të parë nga skela e Falmouthit. Mori pas një shpurë 

shërbëtorësh, i shoqëruar prej shokut të tij të shkollës Cam Hobhouse. Së pari zbriti në Lisbonë. Portugalia qe aleate

 e Anglisë në Luftën Gadishullore.

    Napoleoni e kishte zaptuar Evropën, por Anglia zotëronte detin. Udhëtimet ishin 

të rrezikshme, prandaj Bajroni vizitoi vetëm ata vise që nuk rrezikonin nga armiku. Prej Lisbonës udhëtoi me kalë

 640 kilometra dhe arriti në Kadiz. Nga ky port spanjoll një luftanije angleze e solli nëpër Mesdhe prej 

Gjibraltarit në Maltë dhe që aty në Prevezë, në Shqipëri. Nga Preveza, Bajroni dhe Cam Hobbouse erdhën në Janinë. 

Vizitorët e shquar nuk e gjetën Ali Pashën në kryeqytet, prandaj më 11 tetor e vazhduan udhëtimin 160 kilometra të tjera

 në veri. Më 17 u nisën në Libohovë dhe arritën në Qestorat e në Erind. Prej Erindit u nisën më 19 të tetorit në

 orën 3,30 pas dreke dhe në orën 5 arrin në Tepelenë. Pas tri ditëve si mysafirë të Ali Pashës, u kthyen po asaj udhe.

    Nga Janina u nisën për në Prevezë dhe së andejmi kaluan për në Greqi nën mbrojtjen e 35 shqiptarëve.

Duke u larguar nga Shqipëria, Bajroni përshkoi Akarnaninë, kapërceu pyjet aeoliane të lumit Ahelos dhe më 21 nëntor 1908

 arriti në Mesolongji, ku 16 vjet më vonë do të jepte jetën për Greqinë. Atje ktheu për në shtëpi të tyre gjithë

 shqiptarët që e përcollën, vetëm një jo, Dervishin, që mbeti me të përsa kohë që poeti qëndroi në Lindje. 

Bajroni u kthye në Londër në korrik 1811. Gjatë udhëtimit shkroi një ditar në vargje të cilin e pagëzoi me titullin :

 Shtegtimi Çajld Haroldit. S’kish në mend ta botonte, po shokët e tij të entuziazmuar ia rrëmbyen nga duart dhe

 e dërguan në shtyp. 

   Kënga e parë dhe e dyta u pritën me lavdërime të madha. Bajroni u zgjua atë mëngjes dhe

 pa se qe bërë i famshëm. Cajld Haroldi e bëri edhe Shqipërinë të njohur në gjithë botën e qytetëruar. 

Nga të dy këngët na intereson e dyta. Në të parën Bajroni përshkruan udhëtimin përmes Portugalisë e Spanjës.

 E dyta merret kryekëput me Greqinë dhe Shqipërinë. Dorëshkrimi ka këtë shënim të autorit :Bajron në Janinë, Shqipëri

Filluar në 31 tetor 1809-Mbaruar në Izmir, më 28 mars 1810.

Në përkthimin e bere ne shqip për fat te keq perkthyesi nuk e ka rujatur rimën.

Me marshin luftarak të ushtarëve të Ali Pashës : Tamburxhi ! Tamburxhi !, të cilin Bajroni e hartoi në bazë

 të dy-tri këngëve të tjera luftarake shqipe, (tekstet e të cilave fatkeqësish nuk ekzistojnë), 

poeti i përshëndet Shqipërinë dhe nis t’i këndojë Greqisë, me të cilën edhe e ka filluar këngën e dytë.

     Gjatë vizitës së tij në Shqipërinë jugore e, më saktësisht, në Janinë në vitin 1808, lord Bajroni mori si kujtim 

nga ato vise një kostum tradicional shqiptar. Do të ishte pikërisht bukuria dhe e veçanta e këtij kostumi,

 që në verën e vitit 1813 do ta shtynin piktorin Tomas Filips që të realizonte portretin e famshëm të lord Bajronit veshur me kostumin shqiptar. Portreti titullohet Portrait of a Nobleman in the dress of an Albanian (portret i një fisniku me veshje shqiptare) dhe paraqet Bajronin me një veshje ku ndërthuren e purpurta dhe e arta e jelekut me vizat gri e blu të një një turbani që i përngjan më shumë një shalli ; e bardha e këmishës dhe e fustanellës me të zezën e kadifenjtë të një xhakete. Ai mban në duar një jatagan i cili ka një këllëf të purpurt e të argjendtë. Portreti u vendos asokohe në Royal Academy dhe tani është i vendosur në ambasadën britanike në Athinë. Megjithatë, ky nuk ishte i vetmi portret që piktori i bëri Bajronit. Në 1835 dhe në 1840 Filips pikturoi dy variante të tjera të këtij portreti. I pari iu dhurua më 1862, nga 

 në Londër, ku vazhdon të jetë i ekspozuar aktualisht. Ndërsa varianti i dytë, që u komisionua nga Xhon Murrej, 

botuesi i Bajronit, ndodhet i ekspozuar me publikimet e firmës në Albermarle Street, Londër.

      Pasi vizitoi Portugalin e Spanjën Perëndimore, lundroi prej Gjibraltarit për ne Malte. 

Ku vendosi të shkoje të vizitoje Shqipërinë, i shoqëruar nga Kam Hobhauz. Gjate udhëtimit shkrtoi një ditar ne vargje,

 te cilën e pagëzoi me titullin “Shtegtimi i Çajd Harolld”. Ndërkaq, sukses te madh letrar patën poemat e tjera

 te Bajronit “Gjauri”, “Nusja e Abidonit”, “Korsari”, “Lara”, “Rrethimi i Korinthit” dhe “Parisina”. 

Bajroni krijoi një gjini të veçante të poemës romantike, me figura karakteristike të heroit romantik, 

nga ngjarjet dramatike te se kaluarës, prej jetës se viseve ekzotike të Lindjes.

 Ideja e luftës kunder reaksionit,

 politike e letrare, ideja për liri politike përshkojnë një varg të vjershave lirike në periudhën e parë të krijimtarisë

 se Bajronit. Te tille janë : “Mallkimi i Minerves”, “Vajza qe qan”, Vizitës së Princit-regjent në varrin e mbretit”, etj.

Ne 1809, kur arriti në Janinë, Ali Pasha e ftoi në Tepelenë në qytetin ku ka lindur në pallatin e preferuar, 

vetëm një ditë larg Beratit. Po megjithëse ishte pajisur me të gjitha lehtësirat e duhura dhe të përcjellë nga 

një prej sekretarëve të vezirit, mezi e mbaroi udhëtimin e tij (për shkak të shirave) brenda nëntë ditëve,

 një udhëtim që në të kthyer e bëri në më pak se katër ditë. Ruges kaloi afër dy qyteteve, Gjirokastrës dhe Libohovës,

 të cilat me sa dukej, nuk qenë shumë më të vegjël nga Janina. Bajron shkroi se Shqiptarët i kishin lene pershtypje 

në sy përmes shëmbëllimit që kanë me malësorët e Skocise në veshje, në fytyrë dhe në mënyrën e jetesës.

 Dhe vetë malet e tyre më duken si të Kaledonisë, veçse me klimë të butë.

Në botimin më të ri të veprave të Bajronit, në edicionion Oksford, është shënuar edhe një këngë tjetër shqipe e gjetur 

rishtazi në shkrimet e Bajronit.

    Ai i kishte mësuar përmendësh nja dy këngë shqipe dhe për zbavitje ia këndonte shokut

 të tij, poetit Shelley, kur banonin afër njëri-tjetrit pranë liqenit Lema. Gjatë këtij udhëtimi në Shqipëri,

 shoku i Bajronit, Cam Habhause, mbajti edhe ai një ditar në prozë, të kësaj vizite:

      Travels in Albania in 1809-1810’’(Udhëtime në Shqipëri më 1809-1810), të cilën vepër autori e ribotoi përsëri

 të ripunuar më 1855 nën emrin Lord Brajton. Në këtë libër mund të njihet çdo hap e çap udhën që bënë në Shqipëri të 

Jugut, të përshkruar në prozë. Lodr Bajroni u nda nga jeta me 19 prill 1824.

Vizita në Shqipëri i la mbresa të thella Bajronit. Te shqiptarët ai pa një shpirt të veçantë, i cili ndezi imagjinatën

 e tij poetike për tema ekzotike. Në shënimet e mbajtura, kur ishte në Shqipëri, për poemën Shtegtimi i Çajld Haroldit,

 ai shkruante për shqiptarët: Më tërheqin shumë me atë ngjashmërinë e tyre me Hajlanderët e Skocisë, në veshje,

 në pamje dhe në mënyrën e jetesës. Si kujtim ai mori një kostum tradicional shqiptar, me të cilin piktori Tomas Filips

 i ka bërë një portret. Ky kostum ka një histori më të gjatë. Ai aktualisht është i ekspozuar në Bowood Estates, Angli.

        Në përshkrimin e udhëtimeve të tij Bajroni thotë: Në udhëtimet e mia kam mësuar të mendoj si filozof, dhe po të mos bëja

 ashtu, ankimi sdo të kish dobi.

Por çfarë ndodhi me kostumin shqiptar që kishte lord Bajroni? Bajroni ka pasur një korrespondencë

 me Margaret Mercer Elfiston, të bijën e lord Keitit, dhe më 1814, ai i dhuroi asaj kostumin shqiptar 

duke i sugjeruar që ta përdorte si veshje balloje, pasi kjo veshje ishte e veçantë. 

Më pas kostumi kaloi nën zotërimin e familjes Lansdoun dhe u rizbulua në vitin 1962.

     Një nxënëse që studionte Bajronin, e quajtur Doris Lenglej Mor, shkon në familjen Landsdoun e, më saktësisht, 

në Bowood House, në Ëiltshire për të marrë materiale në lidhje me këtë familje dhe e njeh këtë kostum.

      Në një artikull të publikuar në Costume Society Journal në 1971, Mor përshkruan emocionin që pati ndjerë kur

 kishte mbajtur në duar atë kostum. Pasi u shfaq në Muzeun e Kostumeve, në Bath, kostumi shqiptar ishte kthyer

 në Bowood për tu ekspozuar. Pikërisht dy jelekë të marrë nga ky kostum tashmë janë të varur në murin e dhomës

 në të cilën qëndronte dikur Mercer Elfinstoni. Kjo gjë tregon një lidhje të dukshme mes Bajronit dhe Shqipërisë.    

-Poeti qe u kendoi shqiptarve dhe Shqiperise.Bajroni, ashtu si të gjithë shkrimtarët romantikë të shekullit XIX, priret të shkojë në ato vende dhe popuj, ende të pamplepsur nga qytetërimi i brejtur nga krimbi borgjez, për të thithur me plot gjoksin erën e lirë të atyre vendeve ekzotike, kaq tërheqëse për evropianët kureshtarë. Edhe Naimi ynë i madh do t’i drejtohet unit poetik të arratiset nga qyteti plot zhurmë e thashetheme për të marrë fushat dhe malet. 

Botimi i dy këngëve të para të “Çajld Haroldit” më 1812, bëri një përshtypje shumë të madhe jo vetëm në publikun anglez, por edhe në të gjithë njerëzit përparimtarë të Europës. Sipas mendimit të përgjithshëm kritik, suksesi shumë i madh i poemës qëndronte në atë që poeti preku në të “problemet më të mprehta e plotë dhimbje të kohës”. 

Gjatë udhëtimit të parë që poeti bëri në verën e vitit 1809, ai vizitoi edhe Shqipërinë, për të cilën kishte dëgjuar dhe lexuar në shënimet e udhëtarëve anglezë, çka dhe e frymëzoi dhe i ngacmoi dëshirën për ta parë këtë vend. 

       Shqipëria e befasoi poetin. Ajo i zbuloi atij një botë interesante me histori, me traditat e lashta, me doket, folklorin, me virtytet e larta të shqiptarëve, të panjohura për të deri në atë kohë. Dhe asaj do t’i këndojë me frymëzim në qindra vargje të këngës II të “Çajld Haroldit”: O Shqipëri, ku lindi Iskanderi, / Këng’ e rinisë, fanar i t’urtëve 

Shqipëria i shpalosi poetit historinë e lashtë të një populli të vogël në numër, por të madh në bëmat historike, të cilit i është dashur në shekuj të përleshet me stuhi luftrash për të mbrojtur lirinë e vet. Në këto vise duket se poeti nis të marrë frymë lirisht, të harrojë për një cast trishtimin dhe zhgënjimin nga jeta në Anglinë, së cilës i dha lamtumirën. Si me magnet vendi i Iskanderit e tërheq poetin në thellësi të viseve të saj, nga bukuria e të cilave poeti mbetet me gojë hapur: Nga mot i zymtë Harolsi / Kaloi gjer në kërthisë t’Ilirisë, / Ndër male e plleje fort të madhërishëm. / N’Antikën e përmendur rrallë sheh / Lugina kaq të bukura…/ Parnasi i dashur, / Megjithëse, vend klasik i shenjtëruar, / S’krahasohet dot me vise që ka ky bregdet. 

Me një ton të ngritur solemn, në shumë e shumë vargje të tjerë, Bajroni u këndon bukurive të natyrës shqiptare, jetës së gjallë të blegtorëve: Të ngrysur çohen lart përpara syve, / Si amfiteatër vullkanik natyre, / Së majti djathtas, Alpet e Himarës; / Rrëzës kënga lëviz me gjë të gjallë; / Blegërijnë grigjat, rrjedhin përrenjtë, kreshtat… 

Pas tërë këtij përshkrimi, poeti përfundon në një apostrof: O Plut, ndëqoftë ferri yt si ky, / Elizit mbyllja Portën, shpirti nuk m’a do. 

Shqipëria nuk është thjesht vendi i ekzotikës, kaq i parapëlqyer nga poetët romantikë; ajo nuk e tërheq poetin aq me bukuritë e veta të mahnitëshme, me mendësinë e një izolimi të virgjërt romantik, sesa me traditat e zakonet burrërore, me virtytet, me trimërinë e dashurinë e flaktë që kanë shqiptarët për lirinë: “Ç’armiq për vdekje, pos a miq besnikë! / Kur besa e nderi i thrret të derdhin gjakun, / Si trima rurren ku t’içojë i pari i tyre.” 

    Në meditimet lirike të Çajld Haroldit, heroit të poemës, parakalojnë çastet më të rëndësishme të historisë së shqiptarëve, që nga lashtësia deri në kohën kur ai takon Ali Pashë Tepelenën, të cilin e përshkruan me simpati të veçantë, si një burrë shteti trim, diplomat, të hollë e tepër të zgjuar. Gjithsesi, me tërë nderimin që ka për Aliun, nuk ngurron të vërë në dritën e së vërtetës historike ashpërsinë e tij si sundimtar feudal. 

   Një vend të veçantë u kushton poeti përshtypjeve të tij në vargjet e poemës, por edhe në shënimet e tij për virtytet e larta të shqiptarëve. Në letrën që i dërgon së ëmës (më 12 nëntor, 1809), pasi tregon për njohjen dhe pritjen e përzemërt që Pashai i Janinës i bëri poetit, shkruan se ky bëri çmos që mysafiri i rrallë anglez ta ndjente veten të sigurtë në udhëtimet që do të bënte. “Thirri ushtarin shqiptar që më shoqëronte dhe i tha të më mbronte me çdo kusht, quhet Vasil dhe si gjithë shqiptarët është trim, kyekëput i ndershëm dhe besnik…” (Përkth. S. Luarasi). Në po këtë letër, midis kaq e kaq episodeve që vë në dukje vlerat morale të shqiptarëve, poeti shënon edhe këtë: “S’kam një javë që një kryeplak shqiptar (çdo fshat ka kryeplakun e tij), pasi na ndihmoi të dilnim prej luftanijes turke në rrezik, si na ushqeu e na mbajti në shtëpi mua dhe ata që na shoqëronin (Fleçerin) një grek dhe dy athinjotë, një prift grek dhe shokun tim Mr. Hobhousin, në asnjë mënyrë nuk deshi të pranonte shpërblimin tim… dhe kur iu luta të pranonte pak zekina (monedhë M. Xh.), m’u përgjigj: “Dua të më duash, jo të më paguash”. Këto qenë fjalët e tij”. 

   Në ditarin e tij me “Shënime për “Çajld Haroldin” (Përkthyer nga Skënder Luarasi, nxjerrë nga libri “Bajroni anglisht dhe shqip” i Afrim Karagjozit) Bajroni flet se si e patën zënë “një palë ethe të forta në Morè” dhe se si, pasi thirrën mjekët duke i kërcënuar “dy arnautët e mi të mjerë më shëruan me kujdesin dhe vëmendjen që do t’i kishin dhënë nder qytetërimit”. Më tutje, në po këtë ditar Bajroni shënon: “Kur po bënim përgatitjet për t’u kthyer shqiptarët e mi (që e shoqëruan poetin gjithandej e deri në Stamboll, M. Xh.) u thirrën që të merrnin pagën e tyre. Vasili e mori të tijën me një pamje të dukshme hidhërimi për largimin tim… dërgova të thërrisnin Dervishin, por për njëfarë kohe ai nuk u gjet gjëkundi. Më në fund ai hyri. Dervishi i mori paratë, pastaj pa pritur, i përplasi ato përtokë dhe duke zënë ballin me duar doli jashtë dhomës duke qarë me hidhërim”. 

   Në një letër që i shkruan nënës (12 nëntor, 1809), shënon midis të tjerash: “I dua shumë shqiptarët, nuk janë të gjithë muslimanë, disa nga fiset janë të krishterë. Porse feja nuk i bën të ndryshojnë zakonet dhe sjelljet e tyre dhe se janë kaq tolerantë dhe kaq të lirë në paragjykimet fetare”. 

Syrit të poetit nuk i shpëtojnë pa hetuar edhe bukuritë somatike: “Shqiptarët në përgjithësi… kanë një pamje të hijshme (po në të njëjtin ditar).” Ndoshta janë raca më e bukur në botë nga tiparet dhe gratë e tyre dendur janë të bukura.” 

Por më shumë se bukurisë fizike, poeti e “Çajld Haroldi” u këndon ndjenjave dhe besnikërisë së gruas shqiptare si nënë dhe bashkëshorte: Njëjt vetëm ia jep trupin edhe zemrën, / Atij që e ka pranuar zot e burr. 

    Por këto gra “… më të bukurat që kam parë ndonjëherë në shtat e në tipare” (në të njëjtën letër drejtuar së ëmës) e kalojnë jetën në një atmosferë tejet të rëndë e të mbyllur patriarkale: Në këtë vend s’i ndihet zëri gruas: / E mbyllur s’del dot pa çarçaf dhe roje,/ Mësuar në kafaz as do të dalë. 

Por kjo ndrydhje e përkohshme e personalitetit, çka asaj i duket krejt e natyrshme, madje i jep krahë për ta gjetur kuptimin e jetës në dashurinë dhe dhimbsurinë tronditëse për fëmijën e saj. Ajo është; E lumtur në detyrë amtare t’ëmbël. 

    Një vend të veçantë në këngën e dytë të poemës zë figura e Ali Pashë Tepelenës, sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut, faktikisht autonom të Janinës. Me tërë nderimin dhe simpatinë që ka për Ali Pashën si “burrë luftrash”, diplomat tepër të zgjuar, poeti nuk ngurron të nxjerrë në dritën e së vërtetës historike mizorinë e tij si sundimtar feudal dhe despot. Është shumë interesant dhe piktoresk përshkrimi që Bajroni i bën Ali Pashës që zë dy faqe të letrës që poeti i dërgon së ëmës nga Preveza, më 12 nëntor 1809. 

   “Poeti më i madh anglez, personaliteti i shquar i mendimit dhe i letërsisë përparimtare demokratike i romantizmit evropian, vdiq në Misolonje, në vitin 1824, në zjarrin e luftës së popullit grek për çlirimin e vendit nga pushtimi osman. “(M.Xh) 

 Kane kaluar me se dy shekuj dhe poema e Bajronit,qendon si nje lapidar historik,ne altarin tone kombetar,

nje veper e pavdekshmeper te sotmen dhe prospertetin e gjeneratave te reja.

Luan Kalana, SHBA

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

Vetmia

RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI   Në majë të bjeshkës ku toka është më afër qiellit E yjet …