Kryefaqja / LAJME / Komandantët e UÇK- të vrarë, burgjeve e të arratisur

Komandantët e UÇK- të vrarë, burgjeve e të arratisur

Një pjesë e madhe e komandantëve që udhëhoqën luftën e UÇK-së në vitin 2001 janë të vrarë, ndërruan jetë nga sëmundjet e rënda, ndërsa një pjesë është burgjeve.
Nga komandantët e UÇK-së të vrarë paslufte ndër të parët ishte Nuri Mazari – komandant Struga, vrasje që nuk u zbardh asnjëherë dhe që ishte gati një skenarë i ngjajshëm me vrasjen e komandant Shqiponjës nga Kumanova, informon INA.
Më pas radhiten edhe Isa Lika, komandanti i UÇK-së nga Tetova, duke vazhduar me komandantin legjendar Harun Aliu – Kushtrimi.
Listës së të vrarëve u radhitën edhe Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj që u vranë gjatë ngjarjeve të Kumanovës më 9 dhe 10 maj të vitit 2015. Pas tyre vjen komandant Xhemail Rexhepi – komandant Shqiponja. Por janë edhe shumë komandant të tjerë në burgje ndër të cilët Sami Ukshini – Sokoli, Andi Krasniqi – Malisheva dhe ish-luftëtarë të tjerë. Në rrethana të mistershme u vra edhe komandant Teli, vetëm disa ditë pasi të përfundonte konflikti i vitit 2001. Ndër komandantët e njohur që është në arrati është Xhezair Shaqiri – komandant Hoxha. (INA)

Rreth Shqipëria e Bashkuar.AL

Check Also

Armiku kurrë nuk bëhet mik, Erdogan kundër bashkimit të shqiptarëve

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se po “fryhet” ideja e bashkimit të shqiptarëve …