Kryefaqja / KULTURË / Brahim AVDYLI: CIKEL I  POEZIVE

Brahim AVDYLI: CIKEL I  POEZIVE

 
A MUND TA GJËJMË THELBIN E JETËS
 
 
THIKAT E MLLEFIT
 
1.
 
Përherë godasin pas kurrizit…
 
Dhembjet e mia
e përkushtimin e dashurinë
prore i keqtrajtojnë,
 
i shpifin gjatë mendimet që nuk thuhen
skutave të errëta të prapësirës…
 
2.
 
Djalëzia është e panjohur
nëpër të gjitha hapësirat e këngës,
 
 
ku e di unë i mjeri ç`faj kam bërë
 
e etja e madhe e dashurisë
plagosur rrjedhë…
 
3.
 
Laj gjak pabesie kurdoherë
rrugëve të botës
 
askujt nuk i kam borgj
ndër frymimet e mia për të nesërmen
 
për ta ruajtur
pastërtinë boreane
të maleve!…
 
4.
 
Thikat e mllefit nuk i shoh
derisa vrapoj me laps e me letër
 
dhimbshëm më rredhjë
gjaku nëpër fjalë,
 
e sa e gjatë paska qenë
jeta e përkohshme,
 
bota e gjallë
me Zemër le të matë
pikllimet prej kënge!…
 
 
VARGU I PAKËPUTUR
 
1.
 
Nuk e di kush më la
në këtë gjendje-
shpresë a ka vetmia,
 
shpirtin ma bllokuan
në këtë trup të shkallmuar
 
 
t`a dërmoj jetën e vrarë
deri në fund
kjo nuk bënë,
 
e dënimit tërësisht i ngjaj…
 
2
 
As grua as vajzë
nuk gjenden pranë meje
 
gjysmën e dëshprimit
të ma vjedhin
 
e të mund të m`a ndezë
një qiri
në këtë gjamë të shpirtit…
 
3.
 
Papritur erdhi
komisionari i vdekjes
 
të shqyrtojë
se a mund të dal
edhe përtej kësaj tragjedie
 
apo të shoh pak dritë
në fund të jetës,
 
por, kështu më la
në vrushkullin e lotëve
pa frymë
gërmuq
e në traumë të përplasjes!…
 
4.
 
Nuk e di sa e kisha
gjasën e shpëtimit
 
erdhi mbi mua
mjeku i shpirtit,
 
më tha
brenda të mundshmes
t`a bëj jetën
vargje me lotë…
 
5.
 
Kështu,
kënga do të jehojë
edhe jashtë meje-
 
dita do të kthehet
në filimin e vargut.
 
6.
 
Tani, kush do t`a gjëjë
frymimin e ndaluar,
 
komisionari i vdekjes
iku ndër fjalë
 
e më la
në shoqërimin e vetmisë,
 
kur lotët pikojnë
vargë e varg
si të pakëputur…
 
 
FRYMËMARRJET E NDALUARA
 
1.
 
Jetoj kot
jashtë të gjitha gjërave të nevojshme-
 
fëmijët paskan dalur prej dorës së babait
jetojnë e përplasen të shkëputur,
 
me lot nëpër faqe i mati lëvizjet e tyre
me të hollat që nuk janë më shumë se fymëmarrja ime
 
një veturë të dhënë si dënim nga të njohurit
mezi ecën nëpër rrugë
sikur të sillet rreth botës, e mjera!…
 
Nëpër Itali zvarriten
e në Venedik ndalem për pak
në karrikën që para dy vjetësh e kisha shkruar poezinë
 
e dikush ma theu pa e ditur çelësin e veturës
i merr edhe të hollat e mbyllura në sirtar
megjithëse i kishte kontrolluar të gjitha çantat e ngarkuara,
 
dhe mi prishi dy minuta kohë të mendimeve të rastësishme
për të ikur përtej dhembjes së pafjalë…
 
2.
 
A e dini,
Italia është e ngarkuar përtej vjedhjes legale
derisa Gadishullit Apenin i bie i vetmuar-
 
jam i varfër në të holla e në ndijime shumë i pasur,
 
duhet të ruhesh
nga djalli me ngjyrë të pështjelluar
se pështjellohet jashtë dritës,
 
as kokën nuk e ke në vend gjatë tërë kohës
serpentet apo jevgjitët nuk kanë emër që të kuptohet
 
a janë gjarpër të ftohtë apo hijena të liga të gjakut
mbeten vjedhësa të pamëshirshëm,
 
Zoti i Madh paçtë mëshirë për nevojtarët
për ata që nisen në Besë të tij
 
dhe i ruajtë nga koha e vjedhur!
 

 

MILIONA STËRKALA TË PIKËLLIMIT

 

-Me rastin e mbytjes së dhembshme

të Almir Aliut, nga dora kriminelle serbe…

 

 

Rrathët e vdekjes kanë plasur papritmas

është ngrirë nën dhé buzëqeshja trëndafillore,

nga fundi i nëntokave shpirtërore klith prore Almiri

dhembja e flaktë për Ardheun e kallë galaktikën

e na i shpërdanë në miliona stërkala të pikëllimit,

vdekja papriturazi e rrëmbeu në kulmin e gazit fëmijëror

në piramidën e kufomave shekullore të gjenocideve…

Edhe po ta mbulonte deti i shqetësuar tokën anë e përtej

nuk do të na shuante kurrë nga zemra mllefin e sertë,

janë të mbuluar armiqtë tanë me një plaf të shkyer

e krijesën tonë e lanë t`a hanë gjallesa të tmerrshme të dheut

atje ku i hodhën mija të mbytur ndër urrejtje

madje edhe foshnjat që sapo kanë ardhur në këtë botë,

sikur duan me çdo kusht të pamundësojnë rriten tonë…

MERYAMUN i themi Aleksadrit të Madh e nuk është sllav

shqip ka folur e shqip qanë e qesh me rritjen ILIRE

Almir Alia mezi pret të trondisë dheun e etërve të parë

deri te Kokina nëpër bjeshkët e larta të Kumanovës

ku Dielli, Qielli, Retë, lëvizja e Yjeve mateshin ilirisht…

Athua paska tretur o Zot i Madh buzëqeshja jetësore

a mos ka ikur shpirti i tij midis bjeshkëve të dhembjes

nuk e kam tepruar aspak të mbërrij bojliat e viteve

me fuqinë e vogël e kam ruajtur paqen e shenjtë amshore!…

 

Vonë kanë ardhur këtu sllavët me djallëzinë e Iblisit

serbët, serpentët, sorbët, shkja, e së bashku me ta bullgarët

le ta dinë se edhe gurët do t`u përgjigjen ilirisht e shqip

mos të vazhdojnë të gërmojnë jetën nën këmbët tona

Almirat këlthisin tmerrshëm në kokat e mbushura

mjaft më na i keni krasitur krahët e njomë të viteve,

 

buzëqeshja trëndafillore e Almirit është ngrirë në pezm

derisa të zhduket Iblisi me hijen e tij të zezë!…

 

Iliri-Zvicër

03.07.2016

 

 
DHEMBJA E PA FUND
 
 
Si është e mundur
të kemi pak kohë
 
të fërkojmë dhembjet tona
e të përplasemi në fillim
me atë gur të tradhëtisë
që na pret
dy fjalë shqipe t`ia themi
njëri-tjetrit,
 
të ngritemi sërish
nga ajo peshë e madhe
e kohës sonë-gur
 
e ngadalë t`a rrotullojmë
me rëndësinë e mileniumeve.
 
Duhet të mos jepemi
jo kurrë
derisa te dalim mbi kodër!…
 
Sizif, i ziu Sizif,
sa do të vuajmë
me këtë gur?!…
 
Dhembja, a ka fund?!
 
 
PËRPLASJET NGA ARESI

 

 

Në këtë kohë i kemi

tri përplasje me Aresin,

 

njëzetë e nënta është e fundit me të keqen

nëpër hajdutlëqet e pisave të Iblisit

 

edhe gjatë natës përpiqen të ma vjedhin qetësinë !…

 

Tani i bie prapa Zarës

ku shkolla e parë shqipe i vazhdon rrjedhat e fjalës,

e në anën tjetër është Putini

me kundërshtitë e prapta.

 

Duhet t`a lë prapa fatin e të jem në Kosovë

krahas kërcënimeve të vdekjes,

 

derisa e shkuaj poezinë

futen për derë të qenies plotë fëmijë

e i ndërrojmë disa fjalë të shqiponjës…

 

Kisha frigë

se ata i ruhen ariut të bardhë të Rusisë,

e pashë se dinin si fluturonin shqipet

deri te Krijuesi i Botës,

 

Dielli e kishte marrë tërë ditën

në krahët e tij jetëdhënëse,

 

prandaj, sa të duan le të pëlcasin vetëtimat

nëpër malet dinarike,

 

Putini le të përpiqet të mi vjedhë popujt për luftë

ai shpirtin e gjenisë nuk mund të ma vjedhë-

 

poezitë i kam të gatuara në qenien time,

 

jam ai që përplaset me Aresin

mbi ne ndodhet mileniumi i paqes me Diell

 

lum ai që ecë nëpër shkëlqimin e viteve!…

 

Autobahn, mbi Zadar të Kroacisë,

29.07.2016

 
 
OSHËTIMA E KËNGËS
 
 
Është zë i trishtueshëm
mjaft melankolik-
 
me vetminë e erërave
e stuhitë e dhembjes
në atë degë të pritjes…
 
Sa e gjërë hapësira
anë e përtej këngës
me atë tel të këputur
 
derisa nuk i shoh
me bebëzat e fjalëve
përtej mjegullave…
 
Kënga është bërë
zgjua bletësh
në të cilën
oshëtinë dhembja
 
nëpër tingujt e përhershëm…
 
 
MOTIVET QË NUK KAPEN
 
 
A janë mjegulla nëpër sy
a janë frymëmarrja e kohës sonë
a janë zonjat e blerta që dalldisen
apo hiçgjë që vetvritet…
 
A janë hije të befta këto motive
që të ndjekin pa i ndjerë pas kurrizit,
 
mendjen e ke të ikur në lartësi
derisa befas të prekin mbi supe…
 
Po të kthehesh realisht
si të ktheheshe t`a përqafosh
të Bukurën e cila moti të ka munguar
 
zhduken për një çast e aty nuk janë,
në stepje të mbetet kënga apo vaj!…
 
Çudi, si janë këto motive,
shkrihen e tretin në lumin e rritur të viteve
nëpër furtunat e jetës,
 
ndoshta të vjen keq e të dhimbsen
motivet e përmbytura
 
të duket se i ngrisin kokat e qajnë
derisa i përfshijnë valët!…
 
 
SHKATËRRIMI I QENIES
 
1.
 
A është mëkat të luhet
me ndjenjat e virgjëra
të qenies foshnjarake
nga uni të qenmes-
 
sigurisht se nuk e dini
prejardhjen e interesimeve tuaja,
 
as dhembja e paduruar
nëpër kthetrat e elektonikave
deri në vjedhjen e tmershme
të ëndërrave…
 
2.
 
Çdo gjë duket
se ka rrjedhur praptazi nëpër kohë
se nuk është diçka në rregull,
 
aspak nuk e mendojmë
prej cilës ndjenjë të thekshme
është prekur zemra,
 
Çuditërisht
sikur qenka kthyer jeta
në fabrikate,
 
e njerëzit e botës
janë të zbrazur nga mendimet
derisa e blejnë
edhe vdekjen më të holla…
 
3.
 
Duket se është çnjerëzuar
bota
deri në fund të fjalës
 
e askush nuk e merr vesh
të vërtetën e vigjër
 
derisa flasin
me normën e ditëve të bjerruna,
 
njeriun na duket se është bërë
anmiku i vetvetes
derisa errësira e mileniumeve
gadualisht e mbulon
hapësirën tonë…
 
4.
 
Tani, sikur asgjë
nuk mund të mësohet nga historia,
 
e largët dhe e pakuptimtë është edhe ajo
e marrtë djalli,
 
kush dëshiron t`a mësoj dje e pardje
sepse kështu na e përkthejnë
përkthyesit e vrasjeve elektonike
 
më mirë është të mos quhemi
me atë emër të vonë
derisa djalli është bërë pjesë e atomit
 
e kaluara po shkatërrohet,
 
prandaj le të eksplodojmë
në miliona thërmija të imta të qenies
të japim shpirt pas secilit mendim
se jemi me kohën…
 
5.
 
Rekapitullimi i vdekjes
apo lojët e papritura me kohën
të bëjnë të harrosh
fillimin,
 
paskam rrjedhur në vite
jashtë vetëdijes
 
nëpër shkatërrimin e  qenies!…
 

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

Thënie të Faik Konicës për Shqipërinë dhe shqiptarët

Ah, malli i Shqipërisë, malli i atdheut të dashur, i shenjtë mall dhe dashuri e …