Kryefaqja / OPINION / Harta greke e gjakut dhe e zjarrit në Shqipërinë e jugut

Harta greke e gjakut dhe e zjarrit në Shqipërinë e jugut

Një dëshmi e rrallë e masakrave greke, e detajuar në numrin e shtëpive të djegura dhe grabitura, me emrat e gjithë fshatrave

Ndonjëherë janë bërë polemika në lidhje me krimet greke në territorin tonë gjatë Luftës së Parë Botërore. Grekët përdorin tezën se këto krime janë bërë nga shqiptarë ortodoksë që ndiheshin si grekë, etj. Dhe më në fund, si shenjë e kohërave që po kalojmë, për këto krime flitet thuajse pak dhe me burime shqiptare.
Për të dhënë një version të plotë të kësaj masakre, kryer kur nuk kishte televizione dhe media, kur lufta ishte shtrirë në shumë pjesë të Evropës, po ju sjellim një dëshmi të pakundërshtueshme. Një hartë të ushtrisë franceze, ku flitet për fshatra, të djegur (incendie), të grabitur (pillé) , të djegur dhe të grabitur, si dhe totalisht të djegur (totalement incendie). Statistikat kriminale janë aq të plota sa francezët bëjnë dhe ndarje : fshatra ku janë djegur 30, 50, deri në 540 shtëpi. Si në një simbolikë dramatike, fshatrat e masakruar kanë ngjyrën e kuqe të gjakut dhe të zjarrit.
Nuk jepen statistika të hartëzuara të vrasjeve. Por është lehtësisht e kuptueshme të imagjinohet se sa vrasje janë bërë në zona të banuara të mëdha dhe të vogla.
Pasaktësia e madhe në hartë është se ato quhen fshatra të banuara nga grekët. Shqipëria e Jugut quhet dhe Epir i Veriut sipas emërtimit grek. Qartësisht janë fshatra edhe me 100% banorë shqiptarë, ortodoksë, ose jo. Dhe nëse është kështu si thotë harta, i bie që fshatrat të jenë djegur nga shqiptarët, diçka e paimagjinueshme.

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

MEDIA GJERMANE: ILIRËT KANË NDËRTUAR QYTETET E PARA EUROPIANE PARA 3 MIJË VITEVE

 Media bavareze: Elozhe vendit të shqiponjave Me titullin “Shqipëria – Vendi dhe Njerëzit,” media bavareze …