Kryefaqja / HISTORI / Kanali i Korfuzit quhej “kanali shqiptar, fotografia e rrallë në revistën finlandeze

Kanali i Korfuzit quhej “kanali shqiptar, fotografia e rrallë në revistën finlandeze

Një gravurë e vitit 1879 e publikuar nga studiuesi Armand Plaka hedh dritë mbi detaje interesante të emërtime të ndryshme të territoreve në kufijtë shqiptaro-grek.

Është fjala për Kanalin e Korfuzit, i cili dikur thirrej ndërkombëtarisht, kanali shqiptar.
“Mes kanalit shqiptar dhe ishullit të Korfuzit“, është diçitura që shoqëron gravurën vitit 1879 e botuar në një revistë finlandeze,
Studiuesi dhe gazetari Armand Plaka e ka publikuar në Facebook gravurën bashkë me sqarimet, se e ka gjetur gjatë punës kërkimore në arkivat skandinave dhe se në Shqipëri publikohet për herë të parë.
“Mes kanalit shqiptar dhe ishullit te Korfuzit”. Kjo është diccitura që na përcjell gravura e vitit 1879, botuar në një revistë finlandeze, të cilën e hasa kohët e fundit rastësisht duke gërmuar në arkivat skandinave. Pra për ata atje lart ne Europë, ai njihej si “Kanali shqiptar”, apo “ngushtica shqiptare”, term që nuk përdoret në ditët e sotme. Shqiptarët dhe bota e njohin sot më shumë me termin “Kanali i Korfuzit”, p.sh. Incidenti i Kanalit të Korfuzit”, shkruan studiuesi Armand Plaka./tiranaobserver.al

Check Also

Aleksandri i Madh i Maqedonisë 356-323 p.l.k.

Aleksandri i Maqedonisë padyshim është burri dhe strategu ushtarak më i madh që ka njohur …

Leave a Reply