Kryefaqja / LSHB / Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar mbështet protestën për Haradinajn

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar mbështet protestën për Haradinajn

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka dal në mbështetje të protestës gjithëpopullore për gjeneralin e UÇK-së, z. Ramush Haradinaj.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se do e mbështet protestën e së shtunës.

“Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar njofton të gjithë anëtarët e LSHB-së, se me datën 04-03-2017 LSHB do ti bashkangjitet PROTESTËS GJITHËPOPULLORE në mbrojtje të Gjeneralit të UÇK-së z. Ramush Haradinaj i cili po mbahet pengë nga shteti i Francës, në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare dhe në mbrojtje të dinjitetit kombëtar, që po cenohen nga fletëarresti i Serbisë ndaj Gjeneralit të lirisë z. Ramush Haradinaj e që po zbatohet nga shteti i Francës.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar i bënë thirrje popullit shqiptar që të bashkohet në përballimin e sfidave. 
Takimi i anëtarëve pjesëmarrës të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar do të bëhet të Shtatorja e Heroi të Kombit Zahir Pajaziti në ora 12:40”, thuhet në njoftimin e DEGËS SË LSHB-së në Prishtinë.

Check Also

LSHB kërkon bashkimin e trojeve shqiptare

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka kërkuar bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në një shtet, …

Leave a Reply