Kryefaqja / LSHB / LSHB dënon sulmet mbi nxënësit shqiptarë në Kumanovë

LSHB dënon sulmet mbi nxënësit shqiptarë në Kumanovë

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar dënon ashpër dhunën e ushtruar mbi nxënësit shqiptarë të SH.F. “Naim Frashëri” nga Kumanova, të cilët ishin cak i sulmeve të publikut sllavo-maqedonas gjatë ndeshjes basketbolistike në shkollën fillore “Magdalena Antova” të fshatit Rajkovo kuqa të Kumanovës. Ngjarje të tilla, të cilat cënojnë qenien fizike të shqiptarëve janë të papranueshme dhe tregojnë qartë shovinizmin sllavo-maqedonas. Sulmet mbi baza etnike, që cënojnë të drejtat themelore të shqiptarëve autokton janë në kundërshtim me vlerat e demokracisë, konventat ndërkombëtare dhe shtetit ligjor.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar i bënë thirrje Republikës së Shqipërisë, që të zbatoj Kushtetutën në përpikshmëri dhe të vëhet në mbrojtje të shqiptarëve në Maqedoninë shqiptare. Bashkësia ndërkombëtare të reagoj ashpër ndaj dhunës e terrorit sistematik sllavo-maqedonas ndaj shqiptarëve.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar fton klasen politike shqiptare që të qendrojnë të bashkuar dhe të mos pranojnë as një kompromis jashtë kërkesave të platformës për barabarësi shtetëformuese.

Tahir Veliu

Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

Rreth Shqipëria e Bashkuar.AL

Check Also

LSHB vazhdon fuqizimin e saj në Alberta të Kanadasë

Gjatë ditës së djeshme, kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar z. Tahir Veliu vizitoi …