Kryefaqja / LSHB / LSHB vazhdon fuqizimin e saj në Alberta të Kanadasë

LSHB vazhdon fuqizimin e saj në Alberta të Kanadasë

Gjatë ditës së djeshme, kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar z. Tahir Veliu vizitoi kryesinë e Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Calgary, Alberta të Kanadasë. Në takim u vendos, që në një afat kohor prej dy javësh të organizohet themelimi i Degës së LSHB-së për Alberta. Dorian Londo, kryetar i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Calgary, duke vlerësuar domosdoshmërinë e edukimit të fëmijve shqiptarë në frymen e atdhedashurisë, shprehu gatishmerinë e mërgimtarëve shqiptarë për përfshirjen e Platformës për Shqipëri të Bashkuar, në programin mësimor të shkollës shqipe. Të gjithë pjesëmarrësve të takimit ju dhuru nga një kopje falas e librit “Platforma për Shqipëri të Bashkuar”.

Check Also

“Skënderbeu” me Gardë Nderi në Prishtinë, do ta marrë përsipër Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Kryeheroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, tashmë do të nderohet me një Gardë Nderi në …

Leave a Reply