Kryefaqja / LSHB / Maqedonia ky shtet lugat, ndodhet para një udhëkryqi

Maqedonia ky shtet lugat, ndodhet para një udhëkryqi

Prononcimi në “London Albanian Radio”, ku u diskutua rreth situatës aktuale në Shqipërinë Lindore (Iliridë).

Tahir Veliu

Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

Shqiptarët në Maqedoni sot ndodhen në të njejtën situatë si shqiptarët në Kosovën e para vitit 1997 dhe dita ditës po lundrojnë drejtë ndryshimeve rrënjësore.

Shqiptarët, si populli i vetëm autokton në shtetin e paidentitet të vetëquajtur Maqedoni përballen me mohimin sistematik të të drejtave elementare njerëzore e kombëtare, të drejta që janë të sanksionuara në të gjitha konventat dhe aktet juridike ndërkombëtare, që në terësi përbëjnë atë që njihet si ligj ndërkombëtar. Shqiptarët në këtë shtet lugat trajtohen si të pabarabartë dhe diskriminohen në të gjitha sferat e jetës duke filluar nga diskriminimi politik, ekonomik e deri tek gjërat më elementare. Atje shqiptarët arrestohen me procese të montuara, madje keqtrajtohen dhe vriten në burgjet e stërbushura me ish-ushtar të UÇK-së, burgje që janë shëndrruar në kampe përqendrimi për ta. Atje përdorimi aktual i gjuhës shqipe është tepër i kufizuar për të mos thenë inegzistent, atje mund të jesh çfarë do kombësije, por të jesh shqiptar dmth të jesh i shtypur, i përsektuar dhe nën shënjestren e këtij shteti monstruoz.

Përball këtij realiteti, sot Maqedonia ndodhet para një udhëkryqi, ku sfidohen dy opcione që janë domëthenëse për popullin shqiptar, i cili ndodhet në një pozitë mjaftë të vështirë, opcioni i parë është status quo-ja, që domosdoshmërisht do të thotë shpërbërja eventuale e kësaj krijese artificiale dhe opcioni i dytë është pranimi i pikave të platformës shqiptare, që do të sillte ndryshimet e tejvonuara sa i përket statusit të shqiptarëve autokton në raport me ardhacakët sllavo-maqedonas. Në të dyja rastet LSHB vlerëson se populli shqiptar është i pabarabartë, ngase ne e kemi të qartë së për të arritur barabarësinë kushtetuese, faktori politik shqiptar duhet të unifikohet dhe ti qendron besnik të gjitha kërkesave legjitime që burojnë nga platforma shqiptare, e ndër to padyshim zyrtarizimi i plotë i gjuhes shqipe, si gjuhë zyrtare e sanksionuar në kushtetutë dhe e barabartë me gjuhën e tjetër zyrtare.

Roli i Republikës së Shqipërisë në këtë proces është i padiskutueshëm dhe vendimtar për të ardhmen e popullit shqiptar. Partitë politike deri më tani kanë luajtur një rol mjaftë destruktiv, të cilat në mungesë të një politike të mirëfilltë kombëtare kanë sjellur popullin shqiptar në këtë gjendje të parcializimit të fuqisë politike dhe rrjedhimisht edhe humbjen e qindra mijëra votave shqiptare.

Shqipëria Lindore (Ilirida) kërkon një trajtim të veçantë. Përmes projektit investues mbarëkombëtar, pra Fondit për Zonat e Rrezikuara të Shqipërisë, dy shtetet shqiptare duhet të angazhohen me projekte konkrete stimuluese ekonomike, ku ruajtja e popullsisë nga shpërngulja, stimulimi i arsimimit, rikthimi në identitet dhe origjinë të shqiptarëve ortodoksë të jetë synimet kryesore, në mënyrë që të arrihet faktorizimi i elementit shqiptar në Maqedoni.

Në “Maqedoni” shqiptarët janë mbi një milion, përbëjnë shumicën dhe janë i vetmi popull autokton, ndërsa sllavo-maqedonët janë një përzierje ardhacake. Nese këta të fundit, nuk janë të gatshëm ta pranojnë realitetin, atëherë janë të lirë të vendosin se ku do të marrin shtetësinë: Bullgari, Serbi apo ndonjë shtet tjetër.

Nuk ka rëndësi kush është në qeveri, Gruevski apo Zaevi, problemi qendron se dhuna dhe terrori shtetëror sllavo-maqedonas, diskriminimi ekonomik dhe gjitha padrejtësitë e tjera ndaj shqiptarëve do të vazhdojnë meqense kjo është politikë zyrtare e ketij shteti lugat, andaj edhe është e nevojshme ndryshimi rrënjësor sa i përket shqiptarëve.

Zgjidhja e vetme dhe e drejtë e çështjes shqiptare nën pushtimin e IRJM-së artificiale është e drejta për vetëvendosje, çlirim nga pushtimi dhe ribashkim me shtetin amë – Shqipërinë. Çdo zgjidhje tjetër, do ishte e përkohshme dhe në kundërshtim të plotë me vullnetin politik të shqiptarëve.

Rreth Shqipëria e Bashkuar.AL

Check Also

AMINA NUROVIQ: NË SANXHAK JEMI SHQIPTARË, KY RAJON DUHET T’I KTHEHET RRËNJËVE SHQIPTARE

Amina Nuroviq dhe disa shqiptarë të asimiluar të Sanxhakut, janë aktivë në zgjimin kulturor dhe …