Kryefaqja / LAJME / Mblidhen oficerët e UÇK-së, i’u kundërpërgjigjen grupacioneve paramilitare sllavo-maqedonase

Mblidhen oficerët e UÇK-së, i’u kundërpërgjigjen grupacioneve paramilitare sllavo-maqedonase

SHVL-UÇK në takimin e saj me disa oficer dhe nënoficer pjesëmarrës në rradhët e UÇK-së dhe luftës së vitit 2001, reagon publikisht deri tek institucionet relevante në vend, që të ndërmarin masat e duhura kundër individëve dhe grupit që thiret në emër të njësitit luanët (lavovi) të cilët po thërasin në padëgjueshmëri qytetare dhe inicojnë formimin e formacioneve paramilitare me njerëz të cilët janë të dënuar nga gjyqi i Hagës si kriminel lufte për pjesëmarrje në krime lufte mbi popullatën civile, shkruan Gazeta Lajm duke transmetuar reagimin e SHVL UÇK-së, nënshkruar nga kryetari i saj, Daim Hiseni. Në reagim nuk precizohet se ku është mbajtur takimi i oficerëve dhe nënoficerëve të UÇK-së, e as emrat e tyre.
“Kjo deklaratë e tyre është një provokim i rëndë i cili vërtet cenon dhe rrënon paqën, stabilitetin dhe bashkjetesën mes qytetarëve në këtë vend.
SHVL UÇK edhe mëtej respekton marrëveshjen me faktorin ndërkombëtare duke u angazhuar për shtet ligjorë, për funksionimin e drejtësisë në vend dhe për eliminimin e çdo lloj diskriminimi racor, etnik dhe fetarë.
Disa grupe shqipfolëse të cilët kanë qenë pjesëmarrës në skenaret antishqiptare gjatë viteve të kaluara, të cilët edhe mëtutje po bashkpunojn me strukturat e VMRO-së është mirë të shmangen nga qëllimet e tyre të flliqura dhe të mos bëhen dorë e zgjatur e qendrave antishqiptare.
Shqiptari i vërtetë dhe ushtari i denjë i lirisë, asnjëher dhe për asnjë çmim nuk shitet për të holla dhe nuk bëhet sherbëtorë i të keqës në dëm të popullit dhe në kundërshtim me betimin e dhënë.
NDERIME ATDHEUT – LAVDI DËSHMORËVE”, thuhet në reagim.

Rreth Shqipëria e Bashkuar.AL

Check Also

Një shqiptar në krye të strukturës së NATO-s

“Unë jam i gatshëm të kthehem e të jap kontributin tim nëse dikush më fton …