Kryefaqja / OPINION / PARADOKSI SHQIPËTAR NË SHTETIN E KOSOVËS…

PARADOKSI SHQIPËTAR NË SHTETIN E KOSOVËS…

Në Kosovë prej mbas Lufte, e kjo vazhdon edhe mbas Pavarsisë së Kosovës, me 17 shkurt 2008,të jet shtet Sui-Generis,thuajse në të gjitha fushat e jetës.Në munges të Ligjeve,si edhe atëhere kur egzistojn ato,nuk zbatohën siq duhet,në mënyren e pavarur dhe profesionale,por varsisht nga individi,grupi Ligji shiqohet me Llupë,apo nëse jeni të fort,Dosja Myket në Sirtar,kjo është një e vërtet e dhimbëshme,për shtetin ton.
Presidenti i Kosovës,e që ishte edhe në dy mandate,Kryeminister vendi z.Hashim Thaçi,Kryeparlamentari z.Kadri Veseli si dhe Kryeministri z.Isa Mustafa,në vend se të sjellin,miratojn dhe egzekutojn Ligjet e nevojshme dhe të domosdoshme,për kalimin nga faza e Tranzicionit,në Demokraci,si fazë e forcimit,sundimit të Ligjit,progresit dhe prespektives për të rinjët tan dhe për të gjith ne,ata nuk veprojn në kët frymë,më shum shiqojn për pajtim me palën serbe,e në anën tjetër,sot ma shum se kurr nevoitet,pajtimi në mes shqipëtarve,mirpo kjo nuk arrihet,nëse nuk miratojn dhe egzekutojn këo Ligje.
Instuticionet e shtetit të Kosovës,si dhe bartësit e tyre,duhet sjellur,miratuar dhe egzekutuar këto Ligje:
1 ) Ligjin,mbi Denimin e Krimeve,Serbe që nga viti 1908-1945,
2 ) Ligjin,mbi Denimin e Krimeve,të Komunizmit Jugosllav,
3 ) Ligjin,mbi denimin e krimeve,të shtetit Serbo-Malazez,
4 ) Ligjin,mbi Hapjen e Dosjeve,apo Lustracionit.
Mbas aprovimit të këtyre ligjeve në Parlamentin e Republikës së Kosovës, prap në Parlament të formohet një Komision i Pavarur,nga Deputetët, Juristët, Shoqëria Civile,Bota Akademike,Ekspert të profileve të ndryshme…

Komisioni do të duhej të punoj,në mënyrë të pavarur dhe në fund do të paraqes para Parlamentit,të gjeturat dhe faktet,gjat punës së tyre,kështu njëhere përgjithmon,në mënyrë shtetërore, profesionale, pa ndikime,në raport me kohën dhe rrethanat historike,marrin përgjigjen e duhur,proceset dhe kastat politike,nëpër të cilën ka kaluar pjesa e Kombit ton,e pushtuar nga ish RSFJ-ja dhe më von nga RFJ ( Serbi & Mali i Zi ).
Cila është e vërteta në rastin e Fadil Hoxhës,i cili me partizanet-komunisto-jugosllav-çetnikë dhe me Ushtrin Jugosllave,shtypen Rezistencën e Shqipëtarve, të ciles ju printe Shaban Polluzha,të cilët mbrojten popullaten shqipëtare,nga bandat çetnike,si dhe luftuan deri në vdekje,për Bashkimin e Kosovës me Shqipërin.
Kur e dijm se me rastin e vdekjes,të Fadil Hoxhës mbas Luftës së fundit,ai u vorros me ceremoni,ushtarake shtetërore të Kosovës,vorrim që vetëm Herojët duhet ta kishin,në anën tjetër presidenti i Kosovës para disa kohe,shpalli Hero dhe nderoi me medalje,Shaban Polluzhën dhe Mehmet Gradicën,si dhe pat një Akademi përkujtimore,në përvjetorin e vdekjes së tyre.
CILI ËSHTË HEROI ?
Mungesa e këtyre ligjeve,len peng qytetarët dhe shtetin e Kosovës,len peng prespektiven dhe të ardhëmen e këtij vendi,e ardhmja mbetet peng e të kaluares,të gjallët mbeten peng i të vdekurve.

Shteti me ligjë duhet të rregulloj këto gjëra,sot nuk dihet,se kush është në instuticionet e shtetit,ku me Hapjen e Dosjeve,ndoshta vendi i tyre do të ishte në burg,apo ma e lehta,skidhin mundur me punuar,aty ku jan duke punuar.
Sa ma shpejt të miratohen këto ligje,ashtu siq e përshkrujtem më lart,nga njerzit profesionista,atdhetar,të pa anshëm,si dhe deri sa të mos HAPEN DOSJET, prespektiva,ardhmëria e qytetarve dhe shtetit të Kosovës,është peng i politikanve aktual dhe peng i të kaluares….

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

TENDENCA E PËRQARJES, NË MES GRUPIT TË KUMANOVËS…

Nga ata që i Tradhëtuan, duke i ndar shqipëtaret, nëpër krahina. Po bëhen afërsisht dy …