Kryefaqja / PERSONALITETE / Të Atin e Nënë Terezës e helmuan serbët

Të Atin e Nënë Terezës e helmuan serbët

Pothuajse të gjithë autorët e huaj që shkruajnë për Nënë Terezën, theksojnë në mënyrë të veçantë atdhedashurinë e prindërve të saj, sidomos të babait, Kolë Bojaxhiut. Prelati austriak Mons, Leo Masburg në kapitullin e 9-të të librit “Nënë Tereza e Kalkutës” (portret personal) botuar nga Ignatius Press nё Shtetet e Bashkuara në vitin 2011 shkruan shumë edhe për babain e saj Kolë Bojaxhiun.

Ai shkruan se Kolë Bojaxhiu kishte lindur në Prizren. Pas vitit 1900 ishte vendosur në Shkup, i cili në atë kohë quhej Uskup, tani kryeqytet i Maqedonisë. Atje punoi si farmacist dhe më vonë si arkitekt, deri kur u bë ortak në një ndërmarrje me një koleg. Dranja, nëna e Gonxhe Bojaxhiut ishte 16-vjeçare kur u martua me burrin e saj Kolë Bojaxhiun. Ai ishte 34 vjeç, domëthënë 18 vjet më i moshuar se nusja e tij.
Në vitin 1905 Dranja lindi vajzën e parë, të cilën e pagëzuan me emrin Age, dhe në vitin 1908 lindi djalin, Lazëri. Dhe më 26 gusht të vitit 1910 erdhi në këtë botë Agnes (Gonxhe)Bojaxhiu.

Në vitin 1910 Shkupi kishte 47 mijë banorë, shumica shqiptarë të besimit mysliman. Shkupi kishte shumë banorë të besimit ortodoks. Katolikët ishin pakicë, por shumë të vendosur. Shkupi ishte nën sundimin e Perandorisë Otomane deri në Luftën e Parë Ballkanike, që filloi në vitin 1912 dhe pastaj u bë pjesë e Serbisë.
Shumë autor Shumë autorë të huaj kanë vënё në dukje atdhedashurinë e Kolë Bojaxhiut. Ata shkruajnë se Kolë Bojaxhiu organizoi një pritje madhështore në shtëpinë e tij me rastin e Shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë më 28 Nëntor të vitit 1912. Bile në atë gëzim të madh kombëtar kishte marrë pjesë edhe Bajram Curri. Gjithë natën kënduan dhe kishin shtënë me armë.
Bajram Curri i kërkoi falje Dranes për gjumin e trazuar të fëmijëve. Dranja ishte përgjegjur se Lazri e Ageja mund të jenë trazuar, por Gonxhes as topat nuk ia prishnin gjumin. Gazeta “The Washington Post” në shtator të vitit 1997 shkruante se Gonxhja e vogël shumë herë kishte kënduar për Ditën e Pavarsisë së Shipërisë. Babai i saj Kola e detyronte të këndonte në ceremonitë e 28 Nëntorit.

Gazeta shkruante se Nënë Tereza ndoshta mund të ishte njё soprano e mirë. Nënë Tereza thotë se shtëpia e tyre në Shkup ishte shëndrruar në një Kuvend (Parlament) për çështje shqiptare. Dera e shtëpisë sonë ishte gjithmonë e hapur për patriotët shqiptarë, thotë ajo. Pas vdekjes së babait patriotët shqiptarë nuk vinin më në shtëpinë tonë, sepse u shëndrrua në një shtёpi lutjesh fetare.
Në vjeshtën vitit 1918 një delegacion i këshillit të qytetit të Shkupit ku bënte pjesë edhe Kolë Bojaxhiu udhëtuan për në Beogradë të ftuar për një mbledhje. Posa u largua nga Beogradi, Kola u sëmur rëndë, duke përjetuar dhimbje të mëdha. Pasi arriti në Shkup u shtrua urgjentisht në spitalin e atij qyteti dhe vdiq disa orë më vonë.
Lazëri, djali i tij, tërë jetën ka qenë i bindur se babain e tij e kishin helmuar serbët për shkaqe politike. Lazër Bojaxhiu ka qenë kolonel në Ushtrinë Shqiptare para Luftës së Dytë Botërore. Ai kishte mbaruar Akademinё Ushtarake në Itali. Ai u largua nga Shqipëria në fillim të Luftës së Dytë. Lazër Bojaxhiu kishte shumë miq shqiptarë në diasporë sidomos në Itali dhe në Shtetet e Bashkuara.
Kola ishte humanist dhe filantropist. Luftoi tërë jetën për Shqipëri etnike dhe bashkim kombëtar. Këtë qëllim e kishte deklaruar në takimet e tij me patriotët e Rilindjes shqiptare. Për qëndrimet e tija politike tregon djali i tij Lazri por jo Nëna Terezë. Ajo u shmangej deklaratave politike, bile as për helmimin e tij nuk ka folur kurrë sepse parimi i saj moral e shpirtëror nuk e lejonte një gjë të tillë. Për vdekjen e tij tragjike dhe misterioze fliste vazhdimisht Lazri, bile edhe para autoriteteve të larta të vendeve të ndryshme.

Për Kolë Bojaxhiun nuk janë bërë studime të mjaftuesheme nga historianët shqiptarë. Natyrisht, sepse, serbët i kanë fshehur ndoshta të gjitha gjurmët e veprimtarisë së tij. Por mbase ka mbetur diçka në arkivat historike të Serbisë dhe vendeve të tjera ku ai veproi. Kolё Bojaxhiu punoi tërë jetën për të mirën e çështjes shqiptare dhe në fund këtë veprimtari sublime e pagoi me jetë.
Infopress: Gjekë Gjonlekaj/New York

Rreth Shqipëria e Bashkuar.AL

Check Also

Dy dëshmorët e Shqipërisë etnike: Harun Aliu dhe Shaban Zenuni, të rënë në Radushë të Shkupit më 12 maj 2010

HARUN ALIU ( 20. 5. 1971 – 12.5. 2010) Pas përfundimit të luftës së Ushtrisë …