Kryefaqja / KULTURË / 18 SUGJERIME, AFORIZMA DHE MAKSIMA

18 SUGJERIME, AFORIZMA DHE MAKSIMA

Zeqir DURAKU
1. E VËRTETA e ka vlerën e pakrahasueshme vetëm sepse AJO nuk është e ndryshueshme dhe, as nuk mund të jetë e …ndryshueshme!?! 

2. Mbase, të gjitha gabimet njeriu i bën në jetë duke besuar në vetvete PA E ANALIZUAR MIRË e siç duhet më parë VETËBESIMIN e vetë !?!

3. Shumë më mirë është më qenë …edhe I ÇMENDUR nga ARSYEJA sesa, më qenë “NORMAL” apo, edhe i “mençur” nga I D I O T Ë S I A !?!

4. Vetëm DITURIA E NJËMENDTË e njerëzve do ta zhduk ZOTIN nga kokat e njerëzve; pastaj, do ta zhduk kudo mbi tokë; dhe, do ta zhduk …edhe në QIELL -më në fund !?!

5. Ata njerëz që dinë “diçka” janë njerëzit më të dëmshmit dhe më të rrezikshmit, sepse të tillët NJERËZ vëçanërisht -mendojnë dhe janë të bindur, deri edhe fanatikisht, se dinë GJITHÇKA !?!

6. Mbase, të gjitha GABIMET njeriu i bën në JETË duke besuar në vetvete por, duke mos e njohur mirë paraprakisht VETEN E VET !?!

7. OPTIMIZMI është …MË SHPRESU, qoftë edhe …KOT e, jo mos më SHPRESU dot !?!

8. OPTIMIZMI e ka krijuar PESIMIZMIN dhe, PESIMIZMI e ka krijuar OPTIMIZMIN !?!

9. BUDALLAKIA E MENÇME është jo vetëm, edhe më e mençur sesa çdo MENÇURI; sepse, AJO përpos që është E MENÇME është edhe simpatike dhe e lezetshme !?! 

10. Në këtë BOTË, bën qysh nuk duhet PA NGURRIM, nëse don që të të dalë -QYSH DUHET, pa dyshim !?!

11. Në këtë BOTË, të jetojsh “Ku rafsha mos u vrafsha”, mos është mënyra më e qëlluara e jetesës; më e mira; më e gjetura dhe më e sakta !?!

12. NJERIU është FATMIRË dhe FATKEQ sepse është, edhe “ENGJËLL” edhe “DREQ” !?! 

13. NEVOJA e vërtetë dhe ZORI I MADH DHE I NGUTSHËM -e bëjnë NJERIUN që të BESOJ …edhe në GJËRA fare të KOTA dhe, edhe në gjëra të PABESUESHME !?! 

14. Sa më shumë që të përkryhet njeriu në këtë BOTË e JETË, aq më FATKEQ do të bëhet e do të jetë !

15. Ai që nuk e pranon “FATIN” dhe që nuk pranon “FAT”, ai është vazhdimisht NË LUFTË, si me vetveten ashtu edhe me të tjerët!?!

16. Asgjë më shumë sesa SHPRESA nuk e mbanë njeriun dhe, njeriu GABON, gati gjithmonë, vetëm sepse SH P R E S O N !?! 

17. Njeriu nuk mund të jetë kurrë I LIRË në fakt, përderisa trupin dhe shpirtin i ka bashkë.

18. Njeriu nuk mund të jetë I LIRË kurrë, në fakt, përderisa zemrën dhe mendjen i ka në një trup të përbashkët.

19. Nëse njeriu nuk TURPËROHET kur duhet dhe më vend, atëherë, njeriu është SHTAZË E VËRTETË, por që ka lindur me dukje të njeriut !?!

20. Aq sa TURPËROHESH kur duhet dhe me vend, aq je edhe njeri i vërtetë !?!

21. Kur nuk TURPËROHESH kur lypset dhe me vend, atëherë, je me dukje njeri, por je ma SHTAZË sesa të gjitha shtazët !?!

22. Njeriu është ZOTI vetë dhe DREQI vetë; prandaj, njerëzimi, nëse ia don t’mirën vetvetes, duhet t’bëjë më së shumti për EDUKIMIN e duhur dhe sa më të mirë të njerëzve !

23. VETMIA është e KEQE PA FUND, sepse tëra të keqjat e vetmisë nuk mund të shprehen …as me tëra fjalët dot !?! 

24. OPTIMIZMI nuk është asgjë tjetër në këtë botë e jetë veçse mashtrim i vetëdishëm apo i pavetëdishëm i vetvetes për ta parë dhe pranuar realitetin më të mirë dhe shumë më të mirë sesa që është në të vërtetë !?!

25. Sa ma FËMIJË që të është njeriu me mend në këtë botë e jetë, aq ma shumë është edhe OPTIMIST !?!

26. Kush përpiqet të jetojë ”ME MEND” në këtë botë, ai nuk jeton dot!

27. Në këtë BOTË j e t o n ai që ndijon dhe vepron sipas ndjenjave të tij, e, jo AI që m e n d o n !?!

28. Kush përpiqet që të PËRKRYHET në këtë jetë e botë, vazhdimisht, jo vetëm… -do të p ë r c ë ll o h e t !?!

29. SOLIDARITETI i vërtetë dhe i sinqertë n’mes njerëzve është GJËJA më mira; më e bukura n’mes tyre; dhe më e mençura!

30. “LIRIA “ që prej pas viteve 1990-ta, ma shumë sesa shumicën e shqiptarëve i bëri -edhe ma KAFSHË …edhe sesa SHTAZËT e egra !?!

31. I MENÇUR për vete dhe i ÇMENDUR për tëtjerët, ndoshta është mëmyra ma e qëlluara për të jetuar në këtë BOTË !?! 

32. KUJDESI t’bën mos më jetu në këtë BOTË; kurse, MOSKUJDESI t’bën që të jetojsh si SH T A Z Ë T !?!

33. Vetëm NË VETMI njeriu mund të jetë I LIRË, ndonëse, as në vetmi, njeriu kurrë nuk mund të jetë i lirë plotësisht, sepse edhe në vetmi, nëse njeriu është i LIRË nga të tjerët, nuk është I LIRË nga vetja e vet !?!

34. Kush e njeh LIRINË vërtetë dhe e don LIRINË tamam, do ta marr veten në qafë qysh s’ka ma keq e sa s’ka ma rëndë !?!

35. Nëse për njeriun ka të paracaktuar “FAT” dhe “PAFAT”, atëherë, njeriu, në këtë botë e jetë m u n d o h e t KOT !?!

36. Përpjekjet, mundimet dhe rropatjet në këtë BOTË, njeriu i ka krijuar për vetveten vetëdishëm apo instinktivisht që t’i përjetojë më lehtë e, sa më lehtë REALITETET e pakuptimta në këtë botë, të kësaj jete e në këtë jetë !?!

37. Në këtë botë, pa u “TRANU” nuk mundësh -as më u kënaq, as më u gëzu dhe as më jetu.

38. Kush i sheh edhe …DETALET, gjithherë ka për të qenë i zhgënjyer dhe i dëshpëruar me të P A R Ë T.

39. Njeriu, duke mos mundur t’i besoj VETES, e ka shpikur ZOTIN që të mbështetet në të, nga frika prej vetvetes !?!

40. Të mos ngutesh dhe të mos vonohesh në asgjë dhe për asgjë, është MENÇURIA më e mençme e mundshme!

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

Akademiku francez: Shqiptarët, një prej kombeve më të vjetra të botës

Shqiptarët, një prej kombeve më të vjetër të botës. Në këtë përfundim ka dalë akademiku …