Kryefaqja / INTERVISTA / Intervistë e kryetarit të LSHB-së, Tahir Veliu për BotaPress

Intervistë e kryetarit të LSHB-së, Tahir Veliu për BotaPress

Bisedoi Bajrush Morina

Porosia ime për shqiptarët është ta duam Shqipërinë e Bashkuar, të kontribojmë për jetësimin e konsulidimin e Shqipërisë së Bashkuar, të reagojmë si komb i bashkuar, të ndertojmë Shqipërinë e Bashkuar thotë Tahir Veliu kryetar i LSHB-së në një intervistë ekskluzive për Botapress.

Kur ka ndodhur lufta në Kosovë e në Drenicë , ai ka qenë vetëm 13 vjeçar. Nuk është veteran i UÇK-së dhe nuk ka “merita të luftës”. Por Tahir Veliu është iniciator, bashkë themelues dhe kryetar i Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar. Megjithse i ri në moshë, ai ka një ideal dhe një synim: jetësimin e shtetit kombëtar të shqiptarëve – Shqipërisë së Bashkuar.

Ja cili është programi dhe strategjia e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.

Botapress: I nderuar z. Veliu, a mund të na thoni për fillim se: Çka është në të vërtetë LSHB: shoqatë, lëvizje, parti politike apo…

Tahir Veliu: Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar është lëvizje mbarëkombëtare politike dhe demokratike, që ka qëllim përfundimtar zgjidhjen tërësore të çështjes kombëtare shqiptare.

LSHB nuk është parti politike që synon pushtet, por lëvizje kombëtare që angazhohet për jetësimin e shtetit kombëtar të shqiptarëve – Shqipërisë së Bashkuar, me kufijtë e saj natyror e legjitim, sipas aktit juridik të 28 nëntorit 1912 të Kuvendit Mbarëkombëtar të Vlorës.


Nuk jemi as të majtë as të djathtë, jemi apolitik!

Botapress: A jeni organizim i majtë, i djathtë, i qendrës…apo nuk keni ideologji dhe rreshtim politik?

Tahir Veliu: LSHB nuk ka rreshtim politik apo ideologjik, LSHB është apolitike. Mbas, Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar nuk qëndron asnjë subjekt tjetër politik apo individë. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar angazhohet për emancipimin dhe zhvillimin e ushtrimit të demokracisë autentike për të gjithë kombin shqiptar në hapësirat e tyre gjeografike të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë të vitit 1912, nga delegatët e të gjitha krahinave shqiptare mbi bazën e parimeve dhe kritereve të kombit të bashkuar si bazë e parë dhe e drejtë për ushtrimin e demokracisë dhe vendimarrjës.

Botapress: Kur është themeluar LSHB dhe kush janë iniciatorët e themelimit të LSHB-së?

Tahir Veliu: Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar është themeluar me 16 korrik të vitit 2016 në Prishtinë, nga përfaqësues të të gjitha trojeve shqiptare, nga Shqipëria administrative, Shqipëria veriore (Kosova), Ilirida, Kosova Lindore, Trojet shqiptare nën Malin e zi, e nga Çamëria, si dhe nga mërgata shqiptare që nga SHBA-ja, Kanada, Zvicrra, Gjermania, Austria e vende të ndryshme ku punojnë dhe jetojnë shqiptarët.

Iniciator dhe ideator për themelimin e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar jam unë Tahir Veliu dhe Frashër Racaj. Pas një pune të gjatë së bashku, ku projektuam dhe emë ruam Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar duke e arsyetuar më hartimin e ,,Platformës për Shqipëri të Bashkuar” të shkruar nga unë Tahir Veliu dhe konsulent Frashër Racaj dhe më programin politik, kështu e kurorëzuam punen tonë disa vjeçare në portalin informativ Shqipëria e Bashkuar. Ai dhe keshtu e krijuam vizionin programor të realizueshem për bashkimin e Shqipërisë.

Botapress: Ku jeni shtrirë deri më tash, në cilat hapësira shqiptare e më gjërë?

Tahir Veliu: Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka shtrirje në çdo fshat dhe qytetet shqiptar. LSHB nuk njeh kufijtë e imponuar administrativë e kolonialistë, prandaj është organizuar në nivel kombëtar, pra ka vetëm një struktur udhëheqëse dhe një kryetar për të gjitha trojet shqiptare.

LSHB është ndryshe nga partitë politike, që janë të organizuara në bazë të kufijve të imponuar dhe mentalitetit neo-otoman. LSHB si subjekt kombëtar, dallon nga të gjitha subjektet tjera, pikërisht se organizimi i saj ka përfshirë tërë shqiptarët pa dallim feje, ideje, krahine, pikëpamjeje politike dhe shtrese shoqërore, të cilët i bashkon aspirata natyrale për çlirim dhe bashkim kombëtar.


Shqipëria e Bashkuar është term demokratik

Botapress: Çka nënkupton për ju Shqipëri e Bashkuar?

Tahir Veliu: Termi Shqipëri e Bashkuar, nënkupton asgjë më shumë apo më pak se sa territoret e banuara historikisht me shqiptarë autoktonë, pasardhës të padiskutueshëm, të vërtetuar shkencëtarisht, të pellazgëve dhe ilirëve. Shqipëria e Bashkuar nënkupton trojet shqiptare të aktit juridik të 28 nëntorit 1912; (Shqipëri administrative, Kosovë, Iliridë nën IRJM, Malësi e Madhe nën Mal të Zi, Kosovë Lindore nën Serbi dhe Çamëri nën Greqi). Shqipëria e Bashkuar është term demokratik, diplomatik dhe i pranueshëm në skenën ndërkombëtare, që nuk diskriminon askënd, por përcakton vullnetin dhe aspiratën shekullore të kombit autokton shqiptar, për një shtet kombëtar.

Botapress: Bashkimi i trojeve shqiptarë është ide e kahmotshmë por realizimi i saj po zgjat me decenie e mbase edhe me shekuj? Si e mendoni ju këtë bashkim në një Shqipëri të Bashkuar?

Tahir Veliu: Realisht, aspirata e bashkimit të trojeve shqiptare ka lindur më fillimin e ndarjeve dhe të pushtimeve të trojeve shqiptare, qysh nga mesjeta kur është ideoprojektuar bashkimi i Shqipërisë (Arbërisë) më rikthimin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Krujë dhe në Kuvendin e Lezhes ku jan hedh themelet e para të krijimit të shtetit të bashkuar shqiptar dhe të organizimit të ushtrimit të pushtetit në bazë të parimeve demokratike të së drejtës. Aspirata e bashkimit të Shqiptarëve lindi për ti bërë ballë copë timit të Shqipërisë që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e deri në realizimin përfundimtar, ku aspirata e bashkimit të shqiptarëve do të realizohet më Bashkimin e Shqipërisë si e drejtë e ligjshme dhe në përputhje më të gjitha ligjet dhe parimet ndërkombëtare. Këtë bashkim të shqiptarëve e sanksionojnë edhe mbi 12 rezuluta për dekolonizimin e territoreve të koloniazuara, si dhe deklarata univerzale e popujve për vetëvendosje, si e drejtë legjitime, ku populli ynë ka të drejtë për bashkimin e Shqipërisë nga ndarjet e dhunshme.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar e ka Platformen për Shqipëri të Bashkuar dhe Programin Politik për realizimin e bashkimit të shqiptarëve në një shtet kombëtar – Shqipëri të Bashkuar dhe e argumenton domosdoshmerinë e bashkimit për të krijuar paqe dhe prosperitet në Gadishullin Ilirik. LSHB do ti përdor të gjitha metodat dhe mjetet demokratike për realizimin e bashkimit të Shqipërisë.

Botapress: A mendoni se Shqipëria e Bashkuar do të ndodhë brenda disa viteve apo duhet së paku një gjysmë shekulli?

Tahir Veliu: Realizimi i Shqipërisë së Bashkuar ka filluar si proces dhe tani varet nga ne shqiptarët se sa do ta shpejtojmë, arsyetojmë dhe argumentojmë të drejten tonë të patjetërsueshme, para faktorit ndërkombëtar dhe sa ne angazhohemi për jetësimin e aktit juridik të 28 Nëntorit të vitit 1912. Jetësimi i Shqipërisë së Bashkuar është premisë për sigurimin e paqes në Gadishullin Ilirik dhe më gjerë.

Ne nuk caktojmë data se kur do të ndodh bashkimi i trojeve shqiptare, por jemi të sigurt që nuk do e arrijë gjysem shekulli, ngase harta e Gadishullit Ilirik për ditë e më shumë po e merr fizionomin e Shqipërisë së Bashkuar.


Po kemi ushtri: Është Ushtria Shqiptare dhe FSK-ja e Kosovës

Botapress: A keni ushtri tuajën? A mendoni që bashkimi i trojeve shqiptare mund të bëhet me luftë apo me procese të brendshmë të integrimit mbarëshqiptar?

Tahir Veliu: Po, ne kemi ushtri. Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë ushtria jonë dhe së shpejti edhe Forca e Sigurisë së Kosovës do ti bashkohet asaj, që do të ndikon pozitivisht në rritjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. LSHB angazhohet për një ushtri profesionale e cila do të jetë mbrojtëse e tërësisë territoriale të Shqipërisë së Bashkuar. LSHB, poashtu angazhohet për ndërtimin dhe armatimin e Ushtrisë Kombëtare, si një nga shtyllat themelore për të mundësuar realizimin e synimit kryesor dhe kapërcimin e barrierave të tanishme që e pengojnë dhe e vonojnë realizimin e aspiratës sonë kombëtare dhe pikërisht për këtë ne kemi hartuar Projekt Propozimin për Modernizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe pajisjen e të gjithë shqiptarëve me shtetësi të Republikës së Shqipërisë. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar angazhohet për realizimin e Programit Politik të saj dhe Platformës për Shqipëri të Bashkuar. LSHB, zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare e sheh si një proces të pashmangshëm, në shërbim të paqës e stablititetit të përhershëm rajonal. Ky proces tashmë ka filluar me shpalljen e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Botapress: A mendoni se ju do t’i bindni miqtë tanë ndërkombëtarë, në radhë të parë amerikanët për bashkimin e trojeve shqiptare?

Tahir Veliu: Miqtë ndërkombëtar ne do ti bindim dhe do të kërkojmë nga ta, që të jenë pjesë e procesit të realizimit dhe të zbatimit të projektit të Shqipërisë së Bashkuar, projekt ky i bazuar në rezuluta dhe akte ligjore për dekolonizimin e territoreve të pushtuara padrejtësisht nga fqinjët tanë dhe të respektohet e drejta për vetëvendosje, si e drejtë demokratike e patjetërsueshme.

Koha po e dëshmon se bashkimi i shqiptarëve është domosdoshmëri dhe këtë e kanë kuptuar edhe miqtë tanë amerikan e ndërkombëtar. Bashkimi i Shqipërisë është interes gjeostrategjik dhe gjeoekonomik pro përendimor, i sigurisë së interesave tona të përbashkëta.

Botapress: Ju jeni një djalë i ri i cili luftën e fundit në Kosovë e keni përjetuar si një fëmijë 13 vjeçar. Prej nga buron ideja dhe përkushtimi juaj për ta bërë Shqipërinë e Bashkuar?

Tahir Veliu: Në vitin 1997 unë isha 13 vjeçar, edhe pse i ri me moshë vazhdimisht i kam përcjellë të gjitha zhvillimet e asaj kohe. Dhunën, terrorin dhe gjenocidin shtetëror serb ndaj shqiptarëve në Kosovë e përjetova. Në moshën 15 vjeçare përfundova në Kanada. Mendja ime fluturonte përtej oqeaneve e detrave në Shqipërinë time dhe më vete e kisha brengën e bashkëmoshatarëve të popullit tim, që jetonin në kushte të rënda dhe të ndarë në gjashtë pjesë. Dhe pikërisht aty në orë të mesimit dhe falë njohjes së punës sime më kompjuter e krijova portalin e parë të cilin e emë rova Shqipëria e Bashkuar. Aty për hërë të parë fillova ti botoi shkrimet e rilindasëve, që i kisha mbajtur mend që nga shkolla fillore në Drenas, e që kishin lënë gjurmë në formimin tim edhe pse i njomë më moshë për Bashkimin e Shqipërisë. Pas një kohe, portali u zgjerua me informacione mbarëkombëtare e opinione nga autor të ndryshëm të të gjitha trojeve shqiptare. Portali informativ Shqipëria e Bashkuar prej vitit 1999 e deri sot, gjithmonë ka qenë zëri i bashkimit kombëtar dhe gjithmonë në shërbim të të gjitha lëvizjeve dhe organizatave, që kishin synim bashkimin kombëtar.

Jam i fisiti të Hasan Prishtinës…

Botapress: Një drenicak me një ide kaq madhështore? Është e rastësishme që jeni nga Drenica apo Drenica është “fushëbeteja” e parë e Shqipërisë së Bashkuar?

Tahir Veliu: Jam nga Drenica e Shqipërisë, i takoi fisit të Hasan Prishtinës, i cili ishte arkitekti i Shqipërisë Etnike dhe të cilin e kam frymëzim dhe udhë rrefim për jetësimin e Shqipërisë së Bashkuar.

Veprën dhe fjalën e tij e kam mësim se si duhet më kontribut për më dashtë Shqipërinë dhe se ja vlenë të sakrifikosh për Shqipërinë, fushbetejë e kam ,,luftën” për realizimin e çështjes së drejtë të popullit dhe aty ku i duhem Shqipërisë i qoftë falë gjaku im.

Botapress: Cila është porosia juaj për shqiptarët?

Tahir Veliu: Porosia ime për shqiptarët është ta duam Shqipërinë e Bashkuar, të kontribojmë për jetësimin e konsulidimin e Shqipërisë së Bashkuar, të reagojmë si komb i bashkuar, të ndertojmë Shqipërinë e Bashkuar, ta fuqizojmë kulturën, qytetërimin shqiptar për Shqipëri të Bashkuar, punoni e veproni për Shqipëri të Bashkuar, kurrë mos e demtoni Shqipërinë, mbrojeni Shqipërinë, që ne dhe brezat që vijnë ta gëzojnë Shqipërinë dhe Gadishullin Ilirik.

Check Also

Veliu: Tërheqja e njohjes nga Surinami është jolegjitime, që shpërfill të drejtën ndërkombëtare

Në të drejtën ndërkombëtare njohja e një shteti është një akt politik; nuk ka asnjë …

Leave a Reply