Kryefaqja / LSHB / Kryetari i LSHB-së, Tahir Veliu vizitoi shkollën shqipe në Calgary, Kanada

Kryetari i LSHB-së, Tahir Veliu vizitoi shkollën shqipe në Calgary, Kanada

Gjatë qëndrimit në Calgary të Kanadas, kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu, ka vizituar shkollën shqipe, ku u takua me nxënës të kësaj shkolle, aktivistë të komunitetit dhe prindër. Kryetari Veliu u ka dhuruar të gjithë nxënësve flamuj kombëtar dhe librin “Platforma për Shqipëri të Bashkuar”. Veliu, poashtu ka falenderuar drejtoreshën e shkollës, Ganimete Dehari për inkuadrimin e Platformës për Shqipëri të Bashkuar në procesin arsimor të kësaj shkolle. 

“Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar angazhohet për mbrojtjen e identitetit kombëtar të mërgatës shqiptare. LSHB angazhohet që ideja e shtetit kombëtar dhe vetëvendosjes të ngulitet në brezat e ardhshëm në mënyrë që të jetësohet synimi, vullneti dhe aspirata shekullore e shqiptarëve për Shqipëri të Bashkuar” theksoi Veliu.

Veliu ka përgëzuar prindërit dhe mësuesit, të cilët në mënyrë aktive janë angazhuar, që ta mbajnë gjallë identitetin kombëtar dhe shkollën shqipe. Veliu, poashtu ka vlerësuar lartë punën dhe kontributin e Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Calgary, të drejtuar nga kryetari Dorian Londo, në angazhimin e tij për të siguruar një objekt të përhershme për shkollën shqipe.
Gjatë qëndrimit në Calgary, Veliu dje ka marrë pjesë në themelimin e Degës së Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar për Alberta. 




Rreth Shqipëria e Bashkuar.AL

Check Also

Aktivistët e LSHB-së aksion për pastrimin e varrit të heroinës Shote Galicës

Në të dalë të Fushë-Krujës, mu në udhën e vjetër drejt Laçit, në një rrugë …