Kryefaqja / OPINION / Mesazhi i Naim Frashërit për shqiptarët…

Mesazhi i Naim Frashërit për shqiptarët…

Nga Marin Mema

Nëse kërkon historinë të përmbledhur në mënyrë të jashtëzakonshme, atëherë duhet domosdoshmërisht t’i drejtohesh të madhit Naim Frashëri. Përmes “Shqipërisë’’ ai sjell jo thjesht vargje të shkëputura e artistike, por një himn, një gur themeli të identitetit kombëtar. Vargjet përfshijnë që nga periudha mitologjike, deri në atë të vështirë, të varfër e të pamundur të kohëve që jetonte Naimi. Të analizosh vargjet e “Shqipërisë” është si të shfletosh një libër historie, të shkruar me kujdes e të renditur në formën e një apeli që ka vlerë edhe sot. Çdo varg është një mesazh, çdo mesazh është një fakt, një mënyrë për të zgjuar shqiptarët që jetonin kohë të turbullta në messhekullin e 19-të e që kishin nisur përpjekjet e para për t’i dhënë udhë ringritjes. Kjo ringritje duhej të kalonte përmes njohjes së vetvetes, historisë, krenarisë e rrënjëve… Shqipëria e Naim Frashërit është një vend që endet mes madhështisë, por edhe realitetit. Mjafton sot të ndryshosh personazhet e shumëçka do të jetë e njëjtë. Shqiptarët i kanë dhënë kaq shumë historisë, kanë kontribuar në krijimin e shteteve të tjera, njihen për suksesin e tyre botëror, por pa mundur kurrë që të gjitha këto t’i përkthejnë në një të mirë edhe për vendin e tyre. Nëse kërkoni Shqipërinë e djeshme e atë të sotme, Naimi e ka sjellë si pakkush. Ajo është e dhimbshme, e prekshme, por shumë e vërtetë, deri këlthitëse për atë që përcjell e atë që ndoshta nuk e kemi kuptuar kurrë.

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

Çfarë mundë të presim nga Kosova dhe Shqipëria zyrtare nga zgjedhjet e 11 përkatësisht 25 qershorit

Shkruan: Refik HASANI Për Parlamentin e Republikës së Kosovës jan caktuar zgjedhjet e parakohshme për …