Kryefaqja / OPINION / Na duhet një rini e organizuar që rrezaton ide kombëtare!

Na duhet një rini e organizuar që rrezaton ide kombëtare!

Shkruan: Avdi Ibrahimi 

Kohëve të fundit më ka rastisur të takojë nëpër hapsirat e ndryshme shqiptare, shërbyes apo militant të rrymave të ndrysme politike e shoqërore, dhe atyre fetare, këta shërbyes të dashuruar pas njërit apo tjetrit hero apo idhuj, që në dukje japin një mishërim kinse këta heronjë janë me ideale pozitive. Por në faktë këto ide të këtyre heronjëve shpesh janë në shërbim të interesave të huaja, e assesi të jenë në interes të popullit shqiptar.
Në këtë kohë që po jetojmë në mbarë hapsirat shqiptare, për ta përqafuar një ideal të drejtë shoqërorë, idealistet atdhetarë po hasin në vështirësi e pengesa, jeta shpeshherë na del si një pasqyrë e një konkurrence të shtrembër e konfuze ndaj idealistëve të ideve përparimtare. Varfëria dhe shtypja e egër sociale, lufta sistematike e disa klerikëve ekstremistë kundër mendimit e ideve përparimtare, mungesa e organizimit të forcave progresiste, njëkohësishtë dobësit e lëvizjes demokratike po e bëjnë shumë të vështirë krijimin e një atmosfere të shëndoshë ndërshqiptare e ndërnjerëzore në të cilin duhet të rritet brezi i ri. Aq më tepër, kur në mbarë Trojet Shqiptare klasa e korruptuar politike u ka hapur dyert rrymave fetare opskurantiste dhe ekstremiste të botës së vjetër. Për këtë domosdo rinia e forcat idealiste përparimtare të përgadisin të jetuarit ndryshe me një ideal të përparuar shoqëroro-ekonomik, e në asnjë mënyrë të mos rri e heshtur nga kjo çorroditje e atmosfer e molepsur. Është koha të gjendet me çdo kusht një hero, shembulli i të cilit t’i vlente për t’i shërbyer popullit e atdheut, ku duhen marrur masa të vendosura kundër zakoneve të këqija, korrupsionit e ndikimeve te huaja ekstremiste fetare.
Këto rryma të huaja ekstremiste fetare, nuk po u ndahen njerëzve që nga lindja e deri në vdekje, interesat e tyre klerikale po përçajnë popullin, s’lenë gjë pa bërë këta mohues të historisë sonë të lavdishme shqiptare, ç’nuk bënë këta falsifikatorë të historisë që ta errësojnë të vërtetën mbi figurat tona më të ndritshme kombëtare!
E çfarë nuk bën etja për liri dhe urrejtja kundër tiranëve e shtypësve të pabesë! Ngjarje si këto që po ndodhin para syve tanë, a nuk janë një mësim për të gjithë ne! Mendja e rinisë përparimtare duhet ta rroki pamëdyshje këtë mësim të rëndësishëm në përpjekje për të gjetur idealin përparimtar të bashkimit të kombit, të luftohet e demaskohet i ashtuquajturi patriotizëm partiak e ai klerikal, që vijnë si ide nga të huajtë, rryma këto që po shfrytëzojnë në mënyrë të rafinuar situatën e rëdë politike e sociale të vendit tone, kështu këto ide të huaja politike e fetare po përpiqen me çdo kushtë t’i mbajnë disa injorantë nga të gjitha shtresat shoqërore, sa më large interesave tona kombëtare, dhe ideve liridashëse mbi të drejtën e bashkimit tone kombëtarë.
Në kuadër të përpjekjeve për liri e të drejta kombëtare, na duhet të formohet një Lëvizje Rinore për Bashkimin e Atdheut Shqiptar, të cilët tashmëe kanë pare se çfarë po ndodhë në atdheun e shqiponjave, të ngritën hapur kundër padrejtësisë e mashtrimit, për një ideal të drejtë shoqëror. 
Kjo frymë e re idealiste përparimtare të përbëhet nga djemë e vajza të zgjuar e guximtarë, nga bijë familjesh të thjeshta qytetëruese që ushqejnë ndjenja e mendime të pastra liridashëse kombëtare, që nuk e durojnë padrejtësinë e gënjeshtrën. Kjo jetë e rëndë e të varfërve dhe të papunëve, karshi atyre të pasurve të pashpirtë, të na forcojë edhe më shumë besimin në forcën e njeriut të thjeshtë, në forcën e punëtorit të nëpërkëmbur, këto shtresa duhen lëvizur nga idetë përparimtare të rinisë, për ta vendosur drejtësinë. Po u organizua kjo rini me frymë të re idealiste kombëtare, do të rrezatonte shpresat e reja përparimtare të kombit e atdheut.

Check Also

LE TEMPS (MAJ, 1939) : APELI I MBRETIT ZOG DREJTUAR SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË LIDHJES SË KOMBEVE

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Nëntor 2017 Gazeta franceze, “Le Temps”, ka botuar të enjten …

Leave a Reply