Kryefaqja / OPINION / Polarizimet e dëmshme fetare e kombëtare tek shqiptarët

Polarizimet e dëmshme fetare e kombëtare tek shqiptarët

Shkruan: Nehat Hyseni
Krahasimet e pahijëshme midis mësuesve dhe hoxhallarëve, nuk më pëlqejnë.

Pse?

Sepse, kam përshtypjen se janë të pavend dhe të padrejta e të pavërteta!

Pra, është e pavërtetë se hoxhallartë na qenkan “të këqinjtë”, “satanai” (dreqi), kurse mësuesit na qenkan “engjuj” (melekë). 

Prej nga kjo ide enveriste e sllavokomuniste? 

Madje, pretendimi për gjykim se kush na qenka më afër Zotit, është i tepërt dhe tmerrësisht i dëmshëm. 

Kētë të drejtë për të përcaktuar se kush shkon në xhehnet e kush në xhehnem, Shefqet Krasniqi ia jepte vetës dhe Nënës Terezë ia kishte “rezervuar” apo përcaktuar xhehnemin!

Pra, spekulimet me gjëra të tilla nuk janē as në frymën e mirëfilltë islame, e as intelektuale, e aq më pak kombëtare!

Shumë hoxhallarë, siç i përmendni edhe ju disa, vërtetë kanë qenë edhe hoxhallarë, trima, patriotë dhe intelektualë të mirëfilltë njëkohësisht.

Poashtu midis hoxhallarëve ka pasur, por, mjerisht ka edhe sot e kësaj dite shumë të tillë që nuk janë as fetarë të devotshëm dhe aspak në rrugën e drejtë të islamit, por aq më pak nuk janë atdhetarë, patriotë e

shqiptarë të mirë.

Pas vitit 1999, së bashku me ndihmat emergjente, sociale e ekonomike, na vërshuan edhe misionet e ndryshme fetare, të krishtera e myslimane, në betejën e tyre “të shenjtë” për krishterizimin, apo për imponimin e shkollave, drejtimeve e sekteve të ndryshme islame nga proviniensa arabe.

Prishtina është mbushur me misione të krishtera, kryesisht protestante, që ishin tejet agresive në imponimin e krishterizmit tek shqiptarët myslimanë në Kosovë. 
Ata arritën që fshatra të tëra, apo pjesë të vendbanimeve shqiptare myslimane t’i shndërrojnë në të krishterë, si psh. në Malishevë e gjetiu.
Në paketat dhurata për nxënësit e shkollave, në shumicën prej tyre gjendej kryqi dhe “Mery Cristmas”, pra urimi për Kërshëndella.

Por, OJQ-të islame, që shpërndanin ndihma nga vendet islame arabe, nuk mbetën mbrapa atyre të krishtera, duke imponuar verzionin e tyre të islamit: vehabizmin nga Arabia Saudite, selefizmin, etj. që krijuan rrëmujë edhe nëpër xhamia, duke e futur laramani në mënyrën e faljes dhe duke e rrezikuar e kërcnuar faljen tradicionale sunite-hanefite, që mbi 500 vjet kultivohet e praktikohet në trojet tona.
Gjithashtu, është i papranueshëm konstatimi se mësuesit na qenkan “engjuj” dhe vetë paskan kontribuar përparimit dhe mirëqenies së shqiptarve. 

Midis tyre ka pasur me bollëk, madje me tepri “satanë”, ashtu si edhe midis hoxhallarëve, që kanë bashkuar me UDB-nëdreqin e mallkuar në dëm të shqiptarve.
Polarizimet: hoxhallarët me një anë dhe mësuesit (ateistë), në anën tjetër, nuk më pëlqejnë. 
Ashtu ishte dikur në komunizëm, kur rastiste të ndodhin në të njejtëm odë, kriste “kijameti”.
Mësuesit ateistë, që mezi ndonjëri prej tyre i kishte mësuar të gjitha shkronjat, hudhnin gurë e dru mbi Zotin dhe fenë dhe shtronin PYETJEN GJENIALE:

“Hoxhë, a është kthyer ndokush nga xheneti” ?

Dhe, kuptohet se hoxha zihej “mat” nga këta mësues “gjenialë”.

Duhet ta “vrasim” në vetvete ndjenjën komuniste të mësuesve të dikurshëm.
Tani, jemi në shekullin XXI dhe kemi përvojën enveriste të “vrasjes” së Zotit dhe rrënimin e kishave dhe xhamiave. 

Por, se çka arriti, u pa puna me shembjen e komunizmit dhe ekzodin e 2 korrikut 1990 dhe trishtimet e maskarallëqet tjera.
Pra, mund të jesh profesor, mësues, shkencëtar dhe dijetar e patriot me nam dhe njëkohësisht të jesh besimtar i devotshëm.

Dhe “vice-versa”: Mund të jesh ateist i përbetuar dhe mos të jesh as intelektual e as shqiptar dhe patriot i devotshëm.

Apo jo?
Pajtohem se kishte hoxhallarë të tillë, që mbillnin fanatizëm, e jo dije dhe mësim-besim të mirëfilltë islam. 

Madje, mjerisht, shumica prejt tyre ishin të tillë.

Por, edhe sot një shumicë e madhe e hoxhallarëve tanë, janë të tillë. 

Madje edhe më keq: janë në shërbim dhe mision të rrënimit të islamit tradicional tek ne!
Hoxhallarët e tillë, kryesisht na imponojnë variantin islam varësisht prej asaj se ku i kanë kryer studimet islame: nga Damasku, Halepi, etj. (Siri) na bijnë sektin alevi, etj.; nga Mekka, Medina Jeddah (Arabia Saudite), etj., na sjellin vehabizmin, etj.

Por, djallëzia e pafalëshme e tyre është se ata “shesin mjegull” tek ne, duke deklaruar se në fakultet kanë mësuar “islamin e vërtetë”. 

Pra, gënjejnë paturpësisht dhe na shesin “dushkë për gogla”, duke e dëmtuar kështu islamin tradicional tek ne.

Pastaj, shumica absolute e tyre paguhen si përkthyes të librave islamë prej OJQ-ve ngoa vendet ku kanë studiuar, që pas vitit 1999 janë shtuar tepër në Kosovë e Luginë, kurse në Maqedoni kanë marrë hov edhe më të madh.

Organizatat “humanitare”, gjithandej në viset shqiptare, e sidomos në Luginë dhe Maqedoni, këtë mision kanë. Madje janë futur edhd në politikë: “Besa” në Maqedoni dhe APN në Luginë.

Ato i mbajnë tepër sekret burimet e financimit, që janë marramendëse dhe tepër të mëdha, enigmatike e sekrete.
Ato i mbajnë aq shumë sekret, “si gjarpri këmbët” butimet e financimit të tyre.

Pra, mendoj se duhet veçuar dukuritë negative dhe zhvillimet e dëmshme brenda fesë, duke i veçuar, specifikuar e analizuar e trajtuar veç e veç, për t’ia prerë me sukses rrugën të keqes, që po i shkakton dëme të mëdha çështjes kombëtare dhe mirëqenies së shqiptarve në

Luginë të Preshevës, në Maqedoni dhe në rajon.

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

Zbulohet stema e Mbretërisë së Dardanisë

Historiani i njohur i Kosovës, Jahja Drançolli, përmes Facebookut ka njoftuar se është zbuluar stema …