Kryefaqja / OPINION / Skender Jashari( i Grupit të Dobrosinit) ndjekja politike e porositur nga Serbia! 

Skender Jashari( i Grupit të Dobrosinit) ndjekja politike e porositur nga Serbia! 

 

Në Gjykatën Themelore në Gjilan, më 19.04.2017, e mërkur, filloi seanca e shqytimit gjyqësor, në rastin e Grupit të Lëvizjes së Lirisë( në medie i njohur si Grupi i Dobrosinit), mirëpo sërish është shty për 26.04.2017.

Prokurorja e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, Najgerzo Valeria Bolici, derisa ishte në oborrin e Gjykatës Themelore në Gjilan, vërehet që kishte raporte jo vetëm kolegiale, por shumë më të thella, me zyrtarët e të drejtave të njeriut dhe çështje ligjore pranë EULEX-it. Kjo të bënë të kuptosh, që farsë janë prezenca e këtyre zyrtarve në monitorimin e rastit tonë! Ky është rasti i dytë, sepse në të njejtën situatë ishte edhe më 06.04.2017! Këta zyrtar, që vetëquhen si zyrë për të drejtat e njeriut dhe çështje ligjore pranë EULEX-it, kanë detyrë në monitorimin e gjykimeve, duke evidentu shkeljet e të drejtave të njeriut në procedurë gjyqësore( kryesisht të drejtat e të akuzuarve!). Kjo Zyre, është njoftuar disa herë edhe më parë, në formë të shkruar nga unë dhe disa nga të bashkakuzuarit-asnjëherë nuk ka kthy përgjegje me shkrim e aq më pak, të jepte ndonjë shqyrtim për ankesat tona!

Edhe pse në seancën e datës 08.02.2017, ishte vendosur, që pos policit të Serbisë Branisllav Markoviqit( për të cilin prokuroria e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, pretendon që është plagosur në rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë, në Dobrosin të komunës së Bujanovcit gjatë vitit 2012), që të ftohet në seancën e 06.04.2017, prokurorja e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, kërkoi nga Trupi Gjykues, që po në këtë rast të ftohet edhe një ekspert i armëve të zjarrit! Trupi Gjykues e kishte miratu kërkesën e tillë! Më 06.04.2017, shkaku i shkaqeve objektive( vdekjes së një familjari të një anëtari të Trupit Gjykues), është imponu shtyrja e seancës për 19.04.2017.

Përkundër të këtij fakti( që prokurorja e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it), kishte obligim tashmë që në rast të mossjelljes së policit të Serbisë, në po këtë ditë të sjellte ekspertin e armëve të zjarrit( edhe pse është i vetmi rast në Republikë të Kosovës, që akuzohem për vepër penale, por që asnjë armë nuk është kapur në lidhje me veprën penale- por ekspertët e tillë prokuroria e tillë i përdorë për të komentu fotot e Luftrave Çlirimtare- pjesëmarrës i të cilave në disa jam dhe unë!). Shkaku që sot, më 19.04.2017, nuk ishte sjellur polici i Serbisë, e as eksperti, shtyhet seanca për datën 26.04.2017.

Në këtë seancë, është kërkuar edhe sjellja e disa dëshmitarve, të paraqitur nga mbrojtja dhe vetë të akuzuarit!

Mbrojtësi i tij dhe Valon Jashari, kërkojnë që të sjellej dëshmitari, që është pronar i banesës, e cila është bastisur më 01.07.2012, në Prishtinë, rruga “1 tetori”, e për të cilën prokurori i Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it ( Maurizio Salustro), e adresonte si banesë të Valon Jasharit, e cila realisht nuk ishte! Edhe pse gjatë gjykimit, por edhe në fjalën përfundimtare, në ankesat kundër aktgjykimit të shkallës së parë dhe të dytë, personalisht Valon Jashari, ishte ankuar dhe kundërshtuar këtë bastisje! Të njejtën gjë edhe Skender Jashari e kishte bë, duke deklaru që banesa e tillë, është e tij dhe Valon Jashari nuk ka banu në të! Me këtë rast, Trupi Gjykues me mesaktvendim vendosi që t’a refuzoj, duke theksu:” dëshmia e tij nuk është relevante, sepse vetë të pandehurit do të deklarohen për këtë!”. Valon dhe Skender Jashari, ishin deklaru për këtë edhe në Gjykimin e mëparshëm, mirëpo Trupi Gjykues e kishte vlersu siç kishte pretendu prokurori Salustro!

Ndërsa edhe Skender Jashari, propozon që të sjellej një dëshmitar, duke i theksu vetëm inicialet e këtij personi, që mos të akuzohem pastaj nga prokuroia se unë mund ta rrezikoj këtë spijun,( për të cilin Skender Jashari e dinte se ishte spijun i Serbisë edhe para këtij rasti). Duke theksu që Prokuroria e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, e kanë “deklaratën Sekrete”, e që e kam pa edhe unë dhe e di edhe emrin e mbiemrin e këtij spijuni të Serbisë, që përmes të cilit Ivica Daçiqi, kishte nisur ndjekjen politike-penale, përmes Maurizio Salustro Prokuror i Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it! Në arsyetim për sjelljen e këtij dëshmitari-spijuni të Serbisë, thekson:

1. Të dëshmojë lidhjen e këtij rasti, që është inicuar ndjekje politike-penale nga Serbia, përmes fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, nga i cili do dalin edhe disa prova të tjera që plotësisht do qartësohej kjo çështje. Kjo është kërkuar që në gjykimin në Gjykatën Themelore në Gjilan, në vitin 2013, e në vazhdimsi, por asnjëherë nuk është trajtu meritorisht, e as në këtë rast( sot)! Sepse involvimin e Serbisë, me agjentët e saj dhe me Fraksionin politiko-kriminal të EULEX-it, kategorikisht janë të detyruar të mos e zbulojnë!

2. Kërcënimi që më është bërë nga ky spijun i Serbisë, pak para arrestimit tim të 01.07.2012, që :” do vijë me EULEX-in të më arrestoj, për sulmet që i paskam bë unë(Skender Jashari) kundër Serbisë!” dhe

3. Për të dëshmu, që numri i celularit, që i është mveshur Valon Jasharit, realisht është numër në emër të këtij spijuni të Serbisë! Gjë që do të thotë, edhe aktvendimi mbi përgjimin e këtij numri telefonik, është dhënë gabimisht në emër të Valon Jasharit, e që si provë e tillë s’mund të pranohet si e pranueshme!

Kryetari i Trupit Gjykues, pyet prokuroren e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, Najgerzo Valeria Bolici, në lidhje me këtë dëshmitar-spijun të Serbisë, ku qëllimisht kjo prokurore thekson:” prokurorja është në gjendje të vështirë sa i përket kësaj kërkese, shkaku që nuk po zbulohet asnjë e dhënë për këtë dëshmitar dhe se rëndësia e dëshmisë së këtij nuk është dëshmu në asnjë provë të rastit”-( pra, edhe pse si provë nuk është përdorë kjo deklaratë sekrete, por mbi bazën e kësaj deklarate sekrete është fillu procedura penale në këtë lëndë!-duke faktu që rasti i tillë është i porositur nga Serbia dhe është me motive politike!!!). Pastaj vazhdon kjo prokurore:” ideja se ai( spijuni i Serbisë), mund të rrezikohet nga prokuroria e EULEX-it, nuk ka koment!”-( këtë qëllimisht e kthen mbrapsht, që nuk e kisha publiku emrin e mbiemrin e këtij spijuni të Serbisë)!

Po ashtu në mesaktvendim, është refuzu edhe kjo kërkesë( si pika e 6 e këtij mesaktvendimi)!

Së fundi është dhënë nga njëri nga anëtarët e Trupit Gjykues, që nëse edhe më 30 a 31.05.2017, nuk sjellet Branisllav Markoviqi, apo nuk arrihet të bëhet me videokonferencë, atëherë të mos pritet më tej!

Unë si pjesë e këtij rasti, me siguri absolute them, që kishte porosi nga më lartë, edhe sot, si edhe disa herë më parë, që mos të zbulohen, të mos dalin në publik, lidhjet konkrete të Serbisë dhe spijunëve të saj, që kanë me Fraksionin politiko-kriminal të EULEX-it, në përndjekjen politike edhe në këtë lëndë!

Çfarëdo që të jenë vendimi përfundimtar i këtij gjykimi, nuk mund të quhet vendim meritor!


Skender Jashari i burgosur politik nga Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it,me porosi të Serbisë, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit.

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

 

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

Skandaloze: Shqipëria ekstradon në serbi ish ushtarin e UÇK-së!

Drejtësia shqiptare  ka vendosur ekstradimin drejt Serbisë të ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Skënder …