Kryefaqja / OPINION / Terrorizmi “ante-portal”!

Terrorizmi “ante-portal”!

Shkruan: Nehat Hyseni
Diskursit aktual të politikbërjes së shqiptarve në Luginë të Preshevës, Maqedoni, Kosovë e Shqipëri, që karakterizohet me luhatje e jostabilitet të theksuar, të stërmbushur me tensione midis partive për pushtet, kohëve të fundit iu është bashkëngjitur edhe radikalizmi e ekstremizmi islamik, me shfaqje brengosëse edhe të terrorizmit.

Pothuajse në sinkroni të plotë, madje simultane, na u paraqitën dukuri të terrorizmit islamik në Pejë, ku falë intervenimit adekuat të policisë dhe prokurorisë komunale, si dhe në kohën dhe mënyrën e duhur, u sfidua dhe u pengua në momentet kritike kërcnimi publik, nga një ekstremist islamik nga Opoja, i cili u paraqit me publikimin e një CD në rrjetet sociale në internet me mesazhe kërcnuese, me këtë përmbajtje të trishtueshme e kërcnuese terroriste: 

“Do vijë Hilafeti me përzënien e hienave, do vijë bereqeti, ngrihuni vllazni, ngrihuni o myslimanë bëni xhihad shpëtojeni këtë vatan, bëni sulme vetjake apo në grupe e dhelprave dinake frikën me ua futë. Sulme Istish hadie apo kallashnikov nga rruga selefie t’i mos u largo, dridhjani tokën qafirave, vrisni tagutat hapni rrugë të mirave Sheriatit, shijojani frutat bëhuni emir të vendit tuaj, mos e leni në errësirë nën udhëheqjen e huaj, ata nuk ju a duan të mirën. Drogë, bixhoz e zina jau kanë lanë errësirën, s’ju lënë ju dritë me pa. Kapni armët e sulmoni qeveri e ambasada vendin nga të këqijtë, çlironi nga udhëheqësit ma katolik se Papa”!

Pra, ky “agjent islamik i Serbisë”, ekstremisti Rakip Abdyli, para gjykatës ka deklaruar haptas pretendimet dhe thirrjet e tia publike në internet, për aksione terroriste kundër Qeverisë dhe institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, si dhe ndaj ambasadave e përfaqësive të ndryshme nderkombëtare në Kosovë.

Për fat të mirë, falë syçeltësisë dhe efikasitetit profesional të shërbimeve sekrete, është arritur të pengohet me kohë realizimi i këtij aksioni makabër e terrorist, për qëllime “hyjnore islamike”, në shërbim të qarqeve antishqiptare serbo-ruse, kundër shqiptarve dhe kundër pranisë amerikane në trojet shqiptare në Bakan.
Akti i dytë makabër, që ndodhi në Preshevë, ishte tentativa për vrasje të zëdhënësit aktual të komunës së Preshevës, nga pronari dhe menaxhuesi i një portali që publikon pandërprerë shpifje dhe dezinformata ekstreme, si dhe thirrje e nxitje të hapur për dhunë dhe aktivitete terroriste në komunën e Preshevës.

Shyqyr Zotit, falë ruajtjes së gjakëfohtësisë dhe gjeturisë së të kërcnuarit dhe intervenimit të policisë, u shpëtua tragjedia dhe vrasja e paralajmëruar!
Thirrjet terroriste për dhunë, me anë të gënjeshtrave dhe mashtrimeve, edhepse sipas ligjit aktual paraqesin vepra të rënda penale e kriminale, për të cilat janë paraparë ndëshkime kapitale, megjithatë deri më tani nuk u ka munguar as “qimja e kresë” dhe kanë vepruar të papenguar, duke i sjellur dëme ekstreme dhe kriminale politikbërjes së shëndetëshme të shqiptarve dhe taksapaguesve të Luginës së Preshevës.

Paralajmërimet se, më në fund, portali presheva.com dhe dentisti Driton Salihu, si pronar, do të paraqiten, para drejtësisë, të akuzuar për veprat kriminale e terroriste të tyre, paraqet akt shpresdhënës, që me padurim mirëpriten si “dritë në fund të tunelit”, nga qytetarët e komunës së Preshevës.

Pra, është koha e fundit që ky portal, për shkak të përmbajtjeve dhe nxitjeve terroriste, të ndëshkohet, e poqese vlerësohet se është e domosdoshme, mbase edhe të ndalohet!

Sepse, sa duket, terrorizmi gjëndet “këmbëkryq”në disa portale dhe kjo e keqe e tmerrëshme duhet ndaluar dhe duhet ndëshkuar sipas ligjit, sa nuk është bërë tepër vonë!
Duhet theksuar se, pikërisht ky person, para disa viteve kishte denoncuar në gjykatë njërin nga reporterët shqiptarë të RTK-së, si “pjesëmarrës në luftën e UÇPMB-së” dhe ishte paraqitur me dëshmi të rrejshme dhe shpifje para gjykatës.

Këto veti antinjerëzore e makabre të tij u vlerësuan pozitivisht, si “vlera morale” nga APN e Shqiprim Arifit, duke i llogaritur dhe duke i keqpërdoriur gënjeshtrat dhe shpifjet, si armë të fuqishme dhe efikase politike për kurdisje të shpifjeve dhe marrje të pushtetit me anë të mashtrimeve të pafund.

Mjerisht, ata vepruan edhe në koordinim me qarqe radikaliste e ekstremiste islamike, duke e futur fenë në politikë, si islam politik, karakteristik për shtetet jodemokratike e diktatoriale afro-aziatike.

Gjithashtu, me veprimet e tyre të paskrupullta, ata e futën edhe politikën në aktivitete e evenimente fetare dhe nëpër disa xhamia, me imamë të njohur për veprimet e tyre radikaliste e antiislamike. 

Këta nuk hezituan madje për ta keqpërdorur xhaminë, si “shtëpi të Zotit”, në shërbim të politikës dhe politikës duke mbajtur huttben gjatë namazit të xhumasë, kushtuar Shqiprim Arifit dhe tarafit të tij ekstremist dhe duke e ngritur ate në qiell, si “krijesë hyjnore”. 

Kurse, nuk hezituan të përdoren fjalët dhe sharjet më banale dhe primitive ndaj kundërshtarve të tij politikë. 

Pra, u keqpërdorën xhamiat, për qëllime politike, e jo për lutje dhe adhurim të Zotit!
Prandaj, duhet të këndellemi sa më parë dhe të mos lejojmë që feja të përzihet në politikë, dmth në punët e komunës dhe të partive politike.

 Sepse, realisht, aty nuk e ka vendin dhe e dëmton politikbërjen ademokratike dhe efikase, në të mirë të votuesve dhe taksapaguesve.

Por, gjithashtu edhe 

përzierja e politikës në fe dhe futja e bandave partiake nëpër xhamia, e devijonë dhe dëmtojnë rëndë fenë, e në rastin tonë e rrezikojnë islamin tradicional suni-hanefi, që e ruajti më së miri qenien tonë fetare e kombëtare dhe na shpëtoi me sukses nga asimilimi dhe shfarosja jonë nga faqja e dheut, në këtë pjesë të Ballkanit dhe civilizimit europian.

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

Daorsoni i Daorsëve dhe shqiptarët e sotëm

Jo rastësisht u futa në literaturën kroate për ilirët, edhe literatura boshnjake është shumë e …