Kryefaqja / HISTORI / KRIMET SERBE / 18-vjet nga masakra në burgun e Dubravës, ku u vranë 160 të burgosur shqiptarë

18-vjet nga masakra në burgun e Dubravës, ku u vranë 160 të burgosur shqiptarë

18 viteve më parë në Burgun e Dubravës është kryer njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga Serbia e kriminelit Sllobodan Milloseviq.
Brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.
Masakra e Burgut të Dubravës është kryer prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999.
Brenda Burgut të Dubravës gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që janë vrarë në këtë masakër, që konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve.
Edhe pas 18 vitesh, për këtë masakër nuk është dënuar askush.

Rreth Shqipëria e Bashkuar.AL

Check Also

Video e tmerrshme: Shihni kufomat në oborrin e Burgut të Dubravës, 21 maj 1999

Kjo video, pasqyron pamjet në Burgun e Dubravës më 21 maj 1999.Tmerruese është se të …