Kryefaqja / LAJME / Aktivistët e LSHB-së aksion për pastrimin e varrit të heroinës Shote Galicës

Aktivistët e LSHB-së aksion për pastrimin e varrit të heroinës Shote Galicës

Në të dalë të Fushë-Krujës, mu në udhën e vjetër drejt Laçit, në një rrugë pa rrugë është kompleksi funebër i heroinës shqiptare Shote Galica. 

Aktivistët e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar ishin në vizitë te varri i heroines Shote Galica, sikurse edhe te heronjtë tjerë kombëtar dhe u ndjen të prekur thelbësisht nga gjendja, në të cilën ishte varri i heroinës kombëtare Shote Galicës, varrin i’a kishin mbuluar therrat. 


Sot aktivistët e Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar bënë pastrimin e varrit në mënyrë që të duket varri i Heroinës tonë siq duhet. 


Na falë Heroina jonë e dashur Shote Galica për gjendjen në të cilën ta kanë lënë varrin dy shtetet shqiptare. Në këtë aksion të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar morrën pjesë: Besnik Doku nga Mati, Kleart Laska nga Skrapari, Frrok Bardhi nga Mirdita, Bashkim Maloku nga Kruja dhe Ali Kmberi nga Vlora. Nga sot e tutje, shqiptarët e bashkuar të LSHB-së u betuan që tash e tutje vet të përkujdesen për varrin e kryeheroinës kombëtare.

Ky është një shëmbull i mirë, që respekton të kaluaren, të tashmen dhe të ardhmen dhe ju qendron besnik idealeve dhe amanetit të Dëshmorëve për çlirimin dhe bashkimin e Shqipërisë. 

Këtë frymë të shëndosh që po e mban Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar na jep shpresë se populli shqiptar duhet ta përmbush obligimin madhor për shtetin kombëtar – Shqipërinë e Bashkuar.


Qerime Halil Galica ose “Shota” me prejardhje nga Drenica ishte luftëtare e shquar e çetave kryengritëse nga Kosova për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të të gjitha viseve shqiptare dhe për një regjim shtetëror demokratik në Shqipëri, Heroinë e Popullit. Pa përfillur terrorin e armikut dhe ligjet e ashpra të fesë e të kanunit luftoi heroikisht për 12 vjet me radhë kundër pushtuesve serbë, austrohungarezë e bullgarë.

Shote Galica mori pjesë në më shumë se 40 aksione të rëndësishme kundër armikut. Kundërshtoi me konsekuencë politikën e dhunës e të terrorit të regjimit shovinist të Beogradit ndaj popullsisë shqiptare, shpronësimin e shpërnguljen e saj dhe kolonizimin sllav të trevave shqiptare. Më 1919 mori pjesë në Kryengritjen e Rrafshit të Dukagjinit, ndërsa më 1922-1923 luftoi për mbrojtjen e Zonës Neutrale të Junikut, e cila shërbente si bazë për kryengritjen e Kosovës e të Malësisë. Në korrik 1924 mori pjesë në mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës (Arbanisë së Vogël). Në korrik 1924 pas vdekjes së të shoqit Azem Galicës, vazhdoi luftimet në krye të çetës së tij. Së bashku me qindra luftëtarë të Kosovës në dhjetor të 1924 luftoi kundër ushtrive intervencioniste serbe e bjellogardiste dhe forcave të Ahmet Zogut. Humbi në luftime nga masakrat e shovenistëve serbë 22 anëtarë të familjes.

Më 3 korrik 1927 Shote Galica u vendos në Shqipëri, ku vdiq në Fushë Krujë e braktisur nga qeveria e Zogut.

Check Also

Djali i Hamëz Jasharit betohet me plis në kokë

Bekim Jashari edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e kryetarit të Skënderajt. Djali i heroit të …

Leave a Reply