Kryefaqja / OPINION / Heroi Besim Ndrecaj flijoi jetën për çështjen e madhe kombëtare

Heroi Besim Ndrecaj flijoi jetën për çështjen e madhe kombëtare

Shkruan: Avdi Ibrahimi 

Besimi në vargje të poetit e në këngën e rapsodit
Për heroizmin e Besimit janë kënduar këngë nga rapsodët tanë popullor, janë thurrur vargje nga poet të ndryshem, janë shkruar shkrime te ndryshme në prozë, por autori i këtij fejtoni, me 10 Maj 1995 ju dërgon tekstin e këngës për ta kënduar rapsodët popullor vëllezërit Krasniqi nga LLadroviqi i Malishevës, të cilët e realizuan me sukses këngën e heroit Besim Ndreca, dhe kështu u bënë të parët që i kënduan heroit në atë kohë tejet të vështirë për popullin shqiptar që jetonte nën terrorin serbo-çetnik. 

Lexues të nderuar të këtij fejtoni kam shkëputur një fragment nga novela ime “Kush e vrau Lajmëtarin”si më poshtë e keni edhe tekstin e këngës të shkruar nga ana ime:

“…I ishte kujtuar Lonit dialogu për luftën që kishte pasur vite më pare, e që i dukej se atë dialogë po e bënte sot me Din Barutin e ndjerë. Profesori po murmuriste të njejtat fjalë, ato që i kishte thenë atë vit më 1995…Kur pushtuesi kërkonte dorëzimin e armëve nga ana e shqiptarëve…Ai qe një vit si ai aksioni famëkeq i Rankoviçit në vitin 1956-57-tës. Por që hovin atij fare zullumquri komandantit te milicisë Shoshkiqit të tërbuar që rrihte me dajak burrat, grate dhe fëmijët shqiptar tek u kërkonte armët, ia kishte ndalur kreshniku i Kosovës Besim Ndreca, që populli e kishte përjetësuar në këngë:
E tërë Kosova në flake trishtimi,

Nga plaçkitja e torturimi,

Me re të zeza e mbuluar,

Nga zingjir tankësh pushtuar.
Si dikur në atë t’ziun akcion,

Pushtuesi armët po i kërkon,

Dorzo armëm Besim Ndreca,

Se përndryshe t’u fik jeta!
Largo komandir ato hordhi,

Ma ken xënë diellin mbi krye,

S’e dorzoj armën sa t’jam gjallë,

Kot po më sillesh këtu vërdallë!
Për atdhe more s’më dhimbset jeta,

Për ju o dëshmorë që rate në beteja,

Si në Paris jehoi alltia,

Gjithmonë rroftë Shqipëria!
Kreshniku i Kosovës kurrë s’përkulet,

Lufton rrept e nuk përgjunjet,

Arma ime është drejtësia,

Derdhi plumbat nga alltia.
Suharekë seç po pyet,

Vallë në ç’kohë jemi?

A mos u ringjall,

Ai Avni Rrustemi! 
Mos qe Sali Shabani

A Besimi nga Malësia e re?

Jo ore, ishin që të tre,

Tek derdhnin plumba për atdhe…
Ah, Dini, Besimi…ky ishte një mozaik përfytyrimesh. Dini posedonte dijen, Besimi guximin. Dini dhe Profesori të cilët gjithnji dinin të arsyetonin veprimet e tyre. Por, Avni Rrustemi, Sali Shabani e Besim Ndreca me vepra konkrete i realizonin ato. I dukej Lonit, se këta ishin si ato binarët e trenit të hekurudhës. Për ta vazhduar rrugën treni drejt cakut të tij duheshin të dy binarët, kështu ai e tërhiqte këtë paralele të dijes dhe guximit. I kujtonte pastaj ato vështrime të Dinit ma ata sytë e tij ngjyrë kafeje, atë gojën që gjithnji i buzëqeshte, nga ajo gojë gjithnji nxirrte fjalë të arsyeshme me plot bindje, po sa rrjedhshëm e çiltër fliste…Po ato vijat e fytyrës që tregonin se kishte vuajtur shumë nga okupatori barbarë dhe, hafijet…Po atë ballin e gjërë e të rrudhosur, por që shkrehte krenari. Po ajo hunda e tij e shtypur krrutane që i dukej si të ishte hunda e boksierit Peci. Kush e di sa here ja kishin shtypur ata inspektorët e UDB-së, Vesel Krasniqi, Latif Dulla, Daut Morina, Isa Kastrati, Astrit Koshi, Zenel Celina, Musa Jorganxhiu, Xhemali Shasivari, Qerim Buzhala, Mustaf Maliqaj… E sa të tjerë emra të fëlliqur që ta qojnë krupën. Po atë konstruktin e trupit që e kishte të drejtë dhe tërë muskuj si të Mic Sokolit. Po Besimi me atë shtatin e tij prej kreshniku të legjendave, që mbante gjithnji veshur tesha të zeza dhe një republikë të zezë në kokë. Ndoshta ato i vishte si këngë zie për Kosovën. Kishte një vështrim të rrebtë kur të shikonte me ata sy të zezë e vetulltrashë e mustaqezi, por, për brenda ishte një shpirtbardhë e zemërtrim. Atë ditë maji, në vendin e tij të punës vrau në lule të ballit atë komandantin famëkeq të stacionit të milicisë të Lejdinës afër qytetit të Therandës. Pastaj zhvilloi një betejë të rrebtë të Pus i atit, fill i vetëm kundra qindra milicëve të armatosur deri në dhëmbë, të cilët ishin të ndihmuar edhe nga artileria dhe, helikopterë ushtarak. Në atë betejë la për vdekje disa komandant policie e ushtarë të vrarë e të plagosur. Ra heroikisht në atë betejë të pabarabartë duke kënduar këngën e Tahir Mehës:
Jehojnë rreptë këto mallet tona,

Tahir Meha, hë më të lumtë dora.
Në çastët e fundit të jetës së tij, i kishte vajtur mendja te gruaja, te fëmijët të prindërit e vëllezërit, por Kosova për të kishte qenë më e madhe se të gjithë. Për të fundit here kishte klithur: “ Më mire i vdekur se i nënshtruar! Lamtumirë Kosova ime e shtrenjtë! Lamtumirë nënëmadhja Shqipëri! Lamtumirë Suharekë se zullumqarin ua hoqa…” Liria do të thoshte Besimi! Është dhurta më e çmuar mbarënjerëzore, që i përket pambarimisht cilitdo njeri! Unë lirinë dita dhe arrita ta marr nga armiku i atdheut tim, ta ruaj si sytë e ballit nga gjitha pretendimet për kohën e ardhme, që sot e gjer në natën e varrit ajo do të jetë edhe shorti im, njëkohësisht dhe shpërblimi im për ta larë borxhin ndaj atdheut shqiptar! 

Unë kapërceva vdekjen? 

Kështu zotërova nderin e atdheut! Kush parashikon joarsyeshëm dhe me frikë rrjedhojat e çlirimit të atdheut, nuk mund ta krijon madhështorën. Unë nuk u hamenda për asnjë çast, dhe nuk u bëra pytjen shokëve të mi bashkë luftëtarë të lirisë, se a duhet t’i bie plumb armikut shkja! Kur mu dha rasti Unë me vetëdije të lartë luftova kundër okupatorit jugosllavo-serb, dhe zbraza plumbat në trupat armikut të shqiptarëve. Mos akuzoni, dhe mos e fajsoni askënd për veprimet që bëra me 3 maj të 1995 ajo ditë qe ditë dasme për mua, atë ditë përmbusha misionin e jetës time, për çka kisha jetuar 39 vitet. Me çmimin e jetës time Unë fitova nderin dhe lavdin! Kjo filozofi heroike në rrugën e historisë, na bënë të kujtojmë apologji të panumërta te heronjëve shqiptar. E në këtë rast, Besimi e flijoi jetën për çështjen e madhe kombëtare, ishte një sakrific madheshtore, që e bëri hero. Sot me krenari shkollat në Legjend (Lutogllav), dhe në Maqitevë, dhe disa rrugë në qytete të ndryshme në mbarë hapsirat shqiptare mbajnë emrin e heroit Besim Ndrecaj.
Foto dokument: Rinia shqiptare te shtatorja e ngritur në Therandë (Suharekë) ne nderim të heroit Besim Ndrecaj.

Foto dokument: Shkolla e vendlindjës së Besimit,me krenari mban emrin e tij
Lavdi jetës dhe veprës së heroit kombëtar shqiptarë Besim Ndrecaj! (Fund)
28 Gusht 2012 Prizren

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

DËSHMOHET PRANIA E JETËS DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE NË POLLOG PARA 8 MIJË VJETËSH

Shkruan: Abdulla Mehmeti Përmes gjetjeve arkeologjike në lokalitetet e këtij rajoni, dëshmohet jeta e qytetërimit …